-
Afganët e mbërritur në Shëngjin kanë nisur që të argëtohen me pushuesit, duke ja marrë valles në lokalet ku luhet muzike live. Siç shihet edhe në këtë video refugjatët afganë po shijojnë ritmet e muzikës shqiptare dhe po kërcejnë së bashku me pushuesit e tjerë
3 Shtator 2021, 08:29 -
400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen
2 Shtator 2021, 21:10Nga 644 refugjatë afganë që kanë ardhur në Shqipëri 400 janë akomoduar dhe po jetojnë në Shëngjin. Ata janë ambientuar shpejt dhe i gjen në plazh bashkë me pushuesit vendas. Faleminderit për mikpritjen e artikulojnë në shqip!
-
Kanabis në doza gati për shitje, armë dhe municione luftarake, policia e Lezhës vë në pranga 3 persona, 2 prej tyre të mitur
2 Shtator 2021, 10:07Gjatë kontrolleve të territorit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike dhe personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
-
Pas 5 ditësh, largohen nga 'Qytet Studenti' afganët, strehohen në hotelet në Shëngjin
1 Shtator 2021, 18:33'Qytet Studenti' ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, pasi pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. Të hënën është akomoduar grupi i parë në Shëngjin, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.
-
Mbrëmje me muzikë klasike në memorialin e Skënderbeut, koncert i veçantë para publikut lezhjan
1 Shtator 2021, 17:14Artisti i ri Adelion Kola ka mbajtur për herë të parë një koncert me muzikë klasike në memorialin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të Lezhës, duke dhuruar emocione për pjesëmarrësit.
-
Mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushues nga Kosova
31 Gusht 2021, 18:43Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:25, ku 76-vjeçari me inicialet J.B., u mbyt në det, pasi u fut për t'u larë.
-
Organizonin lojëra fati nëpërmjet telefonit, policia vë në pranga dy administratorë lokalesh në Lezhë! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, celular e para
31 Gusht 2021, 10:43Policia e Lezhës ka vënë në pranga administratorët e dy lokaleve, Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg", pasi kishin përshtatur lokalin për aktivitetin e lojrave të fatit
-
Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, mund të kryente vjedhje! I dënuar më parë në Shqipëri e Luksemburg
31 Gusht 2021, 09:12Një grabitje mund të kishte ndodhur nëse Ermando Cima, 24 vjeç banues në Kurbin nuk do ishte arrestuar sot nga policia. Të riut të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, gjatë kontrollit në automjet tip "Benz" më të cilin po qarkullonte iu gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak
-
Shkrumbohet nga flakët një lokal në Shëngjin, dëme të shumta materiale, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij
31 Gusht 2021, 07:18Një zjarr ka rënë në një lokal në Shëngjin, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë e zjarrit kanë marrë flakë edhe dy makina aty pranë
-
Video e aksidentit fatal dje në Lezhë, viktimë mbeti pasagjeri dhe jo shoferi! Drejtuesit i vihen prangat, po ecte me shpejtësi dhe parakaloi në mënyrë të gabuar
29 Gusht 2021, 15:49Aksidenti i rëndë pasditen e djeshme në Lezhë, shkaktoi një viktimë, që nga informacionet paraprake u tha se ishte shoferi i mjetit, por në fakt ishte pasagjer në makinën që u aksidentua. Policia ka zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
-
Kërcimet në trafik kthehen në trend! Dasmorët në Fushë-Krujë dalin nga makinat dhe ia marrin valles në semafor të kuq! Qytetarët i presin sa të mbarojnë shfaqjen
29 Gusht 2021, 13:36Kërcimet në rrugë po kthehen në trend ditët e fundit në vendin tonë! Pas rastit të Laçit, dasmorët në Fushë-Krujë kanë dalë nga makina teksa semafori ka qenë i kuq dhe kanë filluar të kërcejnë
-
-
Lezhë/ Me shpejtësi skëterrë, në tentativë për të parakaluar 2 makina përplaset me murin e shtëpisë, ndërron jetë shoferi 38-vjeçar! Del videoja e aksidentit fatal
28 Gusht 2021, 18:18Një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën 1 person dhe është plagosur një tjetër është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati, Lezhë.
-
Me kallashnikov e armë gjahu në shtëpi, arrestohet 74-vjeçari në Lezhë
27 Gusht 2021, 10:47Një 74-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas është konstatuar duke mbajtur armë zjarri e zjarrë gjuetie pa leje. Si pasojë e kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 74-vjeçarit janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar.
-
Lezhë/ Sahatet e pallatit marrin flakë gjatë natës, panik te banorët
26 Gusht 2021, 08:11Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paketën e tyre. Flakët që shpërthyen brenda në pallat panikosën banorët, por fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejtë nga forcat zjarrfikëse
-
Kultivonte bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në Mirditë, vihen në pranga 1 person, iu gjet edhe armë zjarri në banesë
25 Gusht 2021, 11:41Teksa kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike vijon, policia ka vënë në pranga 1 person në Mirditë.
-
Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale
25 Gusht 2021, 08:06Aksioni i forcave RENEA në vend pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnje, ka çuar në ndalimin e Astrit Seferit, autor i një plagosje të katërfishtë të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Seferi u kap në Mamurras. RENEA zbarkoi mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në 'objektiv' ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 persona për armë pa leje dhe drogë, ndërsa u shoqëruar 21 të tjerë me precedent të mëparshëm penal
-
Ia morën valles në mes të autostradës së Laçit, vihen nën hetim dhe gjobiten 4 dasmorët që krijuan kaos në trafik! U bllokohen makinat luksoze (VIDEO)
24 Gusht 2021, 15:44Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyer në mes të rrugës pasi kishin shkuar të marrin nusen
-
Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës
24 Gusht 2021, 12:1150 deri në 60 fëmijë paraqiten përgjatë 24 orëve në urgjencën pediatrike në Lezhë me viroza. Mjeku pediatër Bardhok Gjoka tha se ky fluks vizitash si pasojë e virozave vjen jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe fluksit të lartë të popullsisë si pasojë e sezonit veror
-
Aksident në aksin Milot-Morinë, plagoset shoferi dhe pasagjeri, dërgohen te Trauma në Tiranë
23 Gusht 2021, 21:18Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Morinë. 2 makina janë përplasur dhe si pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
