-
Zaloshnja: Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë
Në fjalimin e tij në Asamblenë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja duhet të fitojë e vetme në zgjedhjet e 2025-ës, në mënyrë që të mos mbetet peng e ndonjë partie të vogël në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës socialist. Dhe ai theksoi se Qarku Tiranë ka numrin më të madh të mandateve parlamentare në vend, e si i tillë, përbën fushëbetejën më të madhe elektorale më 2025
10 Maj, 08:48 -
Zaloshnja: Vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut vjet në Thesarin e Shtetit shqiptar; 38% në atë malazez
Sipas vlerësimit të FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) kapi vjet pothuaj vlerën 23 miliardë euro në Shqipëri (me kursin e sotëm të këmbimit të euros). Ndërkohë, të ardhurat e brendshme të arkëtuara në Thesarin e Shtetit kapën vlerën 6.21 miliardë euro (grantet falas nga jashtë prej 222 milionë eurosh nuk i kam përfshirë në këtë shumë). Pra, vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut në Thesarin e Shtetit
8 Maj, 09:12 -
Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut
Pasi lexova shkrimin “Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar” të Lutfi Dervishit, të botuar në disa portale, mora shtysën (mora spunton, thuhet nëpër studio televizive) të bëj një analizë sasiore rreth temës që Dervishi e kishte qendisur në mënyrë cilësore (me ironinë e tij vazhdimisht të hollë)
4 Maj, 11:03 -
Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko
Euro ra deri në 1 me 100 në kursin e këmbimit me lekun vjet më 20 korrik, por një rritje e fuqishme e blerjes së valutës në treg nga Banka e Shqipërisë, bëri që kursi të shkonte mbi 1 me 110 brenda pesë javësh – më 27 gusht, në kulmin e sezonit turistik!
2 Maj, 08:59 -
SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës
Pas protestave opozitare para Bashkisë Tiranë, të udhëhequara nga eksponentë kryesorë të partisë së Berishës dhe të partisë së Metës, JAVANEWS më kërkoi t’i zhvilloja një sondazh, ku të testoja sa vota do të merrte sot Veliaj përballë një kandidati të secilës parti respektive.
29 Prill, 09:23 -
Zaloshnja: Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit – vetëm 1/3 e simpatizantëve të tij e vlerësojnë pozitivisht qeverinë në këtë drejtim
Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit
23 Prill, 09:11 -
Zaloshnja: Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut
Disa sondazhe janë zhvilluar online ditët e fundit për SPAK-un, meqë ka qenë së fundmi në qendër të debateve publike. Në sondazhet online, marrin pjesë shqiptarë të këtushëm, por edhe shumë nga ata që janë jashtë Shqipërisë
21 Prill, 10:20 -
Zaloshnja: Panorama statistikore e punësimit të banorëve të rritur në Shqipëri
Në një sondazh rigoroz që drejtova kohët e fundit, zhvilluar me rreth 1100 anketime të drejtpërdrejta në terren nga Konispoli në Vermosh, të anketuarit e moshave mbi 18 vjeç e sipër u pyetën edhe për punësimin e tyre.
17 Prill, 09:10 -
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
Sipas një sondazhi të realizuar nga Eduard Zaloshnja në kuadër të punës në terren në Policisë së Shtetit, 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, ndërsa vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'.
15 Prill, 09:19 -
Eduard Zaloshnja: Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij
Nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një Cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore.
8 Prill, 14:02 -
Zaloshnja: Vlerësimi i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se reformimi i sistemit të drejtësisë po funksionon
Nga një sondazh që po drejtoj në terren, me anketim të drejtpërdrejtë të qytetarëve nga Konispoli në Vermosh, rezulton paraprakisht se rreth 60% e shqiptarëve anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 27% negativ)
7 Prill, 08:55 -
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
Në 90 ditët e para të këtij viti humbën jetën 31 shtetas në aksidente rrugore. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, plot 46. Pra, brenda një viti kemi patur një ulje 33% të numrit të të vdekurve në aksidentet rrugore, ndërkohë që këto të fundit janë shtuar 44% gjatë së njëjtës periudhë.
3 Prill, 13:07 -
Sondazhi i Zaloshnjës/ 72% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit
Në kuadër të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth përdorimit, posedimit dhe rreziqeve të armëve të zjarrit në Shqipëri”, Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi një sondazh elektronik më 1-2 prill 2024.
2 Prill, 09:19 -
Eduard Zaloshnja: Jemi fare afër indeksit të BE-së për vdekshmërinë nga krimet dhe aksidentet rrugore
Policia e Shtetit ka disa prioritete në punën e saj, por prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet gjithmonë siguria e jetës së shtetasve – si kudo në Europë. Dhe në fakt, duket se në tremujorin e parë të këtij viti puna e policisë tonë ka dhënë fryte.
31 Mars, 08:23 -
Eduard Zaloshnja: Kompanitë e siguracioneve duhet të jenë edhe më të interesuara për pakësimin e aksidenteve rrugore
Në kushtet kur numri i automjeteve në qarkullim pritet të kapë rekorde të papara në këtë sezon (priten rreth 1 milion mjete aktive mesatarisht në ditë gjatë verës, dhe 1.2 milion gjatë fundëjavave), rritet probabiliteti i ndodhjes së aksidenteve rrugore.
22 Mars, 14:17 -
Eduard Zaloshnja: Si ndahen votat dhe mandatet parlamentare, nëse votohet sot
Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se 55.1% prej tyre do t’ia jepnin votën PS-së, pavarësisht se ata përbëjnë vetëm 36% të të gjithë banorëve me të drejtë vote këtu – pothuaj baraz me ata që ende nuk duan të votojnë për ndonjë parti.
21 Mars, 15:31 -
Eduard Zaloshnja: Përdorimi i rripit të sigurisë të shpëton jo vetëm kuletën, por edhe jetën!
Sidoqoftë, çdo shtetas duhet të ndërgjegjësohet se përdorimi i rripit të sigurisë në automjet nuk duhet bërë thjesht për të shpëtuar kuletën nga ndonjë gjobë e Policisë Rrugore – rripi i sigurisë ka gjasa të të shpëtojë edhe jetën, nëse ke fatin e keq të përfshihesh në një aksident të rëndë (ndoshta jo për fajin tënd)
19 Mars, 15:50 -
Zaloshnja: 14 milionë turistët e Ramës dhe 10 milionë shqiptarët
Rama deklaroi në Asamblenë Kombëtare Socialiste se pritshmëria e afërme për turizmin është shifra e 14 milionë vizitorëve këtë vit. Gjithashtu, ai foli gjerë e gjatë rreth projekteve me pesë yje, që sipas tij, do të tërheqin turistë elitarë.
18 Mars, 10:40 -
Eduard Zaloshnja: Nëse rrëzohet “Muri Blu”, mbetet Sazani…
Sidoqë të përfundojë gara në SHBA, Edi Rama duket se po i merr masat paraprake në rast të një fitoreje të mundshme të republikanit Trump – dhëndrit të këtij të fundit duket se po i çel dritën jeshile për investime luksoze qindra-milionëshe në ishullin e virgjër të Sazanit, ku toka është pronë shtetërore – vetëm firma e Ramës dhe 71 vota në Kuvend mjaftojnë për transferimin e pronësisë
16 Mars, 13:06 -
Eduard Zaloshnja: Të mos harrojmë që rreth 655 mijë votuan për PD para se të divorcohej Basha nga Berisha
Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotimet e ndërlikuara të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan).
12 Mars, 16:39 -
Zaloshnja analizon takimin e Ramës me kryebashkiakët e djathtë: Mund të kenë shkuar pa lejen e Berishës, duan më shumë fonde
Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët, ku për herë të parë morën në mbledhje edhe 5 kryebashkiakë të Sali Berishës.
11 Mars, 13:41 -
Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon
Treguesi që përdoret gjerësisht për matjen e barrës së borxhit publik në ekonominë e një vendi është raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përmendet shpesh në literaturën ekonomike e në media, dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Në fund të vitit 2023, ky tregues i borxhit publik në Shqipëri zbriti në nivelin 59.8% të PBB-së (sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave)
3 Mars, 09:55 -
Zaloshnja: Vazhdon ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve rrugore – plot 33.3% në dymujorin e parë
Deri më 28 shkurt, kanë humbur jetën 18 persona në aksidente rrugore, ose 33.3% më pak se në dy muajt e parë të vitit 2023 (në dymujorin e parë vjet, humbën jetën 27 persona në aksidente rrugore). Kjo ulje 33.3% e vdekjeve rrugore është në vazhdën e uljes drastike të vdekshmërisë rrugore gjatë dekadës së fundit
29 Shkurt, 09:07 -
Eduard Zaloshnja: 10 milionë turistë?
INSTAT-i jep detaje mbi shtetësinë e pasaportave të huaja që janë regjistruar në hyrjet e sistemit TIMS. Mësojmë se plot 43.3% e hyrjeve ishin vjet me pasaportë kosovare, 9.4% me pasaportë italiane, 7.3% me pasaportë maqedonase, 6.6% me pasaportë greke, 6.3% me pasaportë malazeze dhe 3.1% me pasaportë gjermane.
27 Shkurt, 10:12 -
SONDAZHI/ 57% duan të qeverisen nga politikanët kryesorë, votuesit e Ramës sa dyfishi i tre të tjerëve
Nga një sondazh që zhvillova javën e shkuar për Shqiptarja.com rezultoi se plot 43% e të anketuarve duan që kryeministër të jetë dikush që s’e ka emrin as Edi Rama, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, e as Ilir Meta. Më tej, 37% duan të jetë Rama kryeministër, ndërsa 20% duan kusurin.
25 Shkurt, 11:22 -
20 shkurt 1991, Zaloshnja kujton si u rrëzua busti i Enverit dhe iu hoq emri i diktatorit Universitetit të Tiranës
Para shumë vitesh, kam dhënë një intervistë të gjatë rreth muajve të parë të PD-së, si një ndër firmëtarët e themelimit të saj. Në atë intervistë, pashmangëshmërisht, kam folur edhe për 20 shkurtin. Më poshtë vijon një riprodhim idententik i fragmentit të asaj interviste.
21 Shkurt, 20:12 -
Zaloshnja: Produktiviteti dhe inflacioni, ndërthurja e tyre aktuale në Shqipëri
Produktiviteti është një tregues ekonomik që mat sasinë e Produktit të Brendëshëm Bruto të prodhuar mesatarisht nga çdo punonjës i një vendi. Ndërsa inflacioni është treguesi ekonomik që mat rritjen e çmimit mesatar të shportës së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara nga familjet e një vendi.
20 Shkurt, 09:11 -
Zaloshnja: Vetëm 18% e qytetarëve besojnë se federata e opozitës fiton zgjedhjet! Edhe nëse u bashkohet Basha, nuk e mposhtin dot Ramën
Analisti dhe sondazhisti Eduart Zaloshnja në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga ai lidhur me pyetjen “Cilin dëshirojnë shqiptarët si kryeministër?”.Ai theksoi se 43% e shqiptarëve, nuk duan asnjërin prej liderve kryesorë politikë si kryetar qeverie.
19 Shkurt, 19:33 -
Eduard Zaloshnja: Trump ka gjasa të mëdha të fitojë në nëntor. Efekti në politikën e këtushme?
Ata opozitarë që ëndërrojnë sot se presidenti i ardhshëm Trump do t’i sjellë në pushtet, duhet të mos flenë mbi dafina, por të punojnë me këmbë në tokë. Thjesht duhet të kujtojnë se sa pak përfituan nga Trump-i kur ishte në Shtëpinë e Bardhë…
14 Shkurt, 11:58 -
Eduard Zaloshnja: Sa nga 1.6 milionë zgjedhësit në emigracion do të votonin, nëse do t’u jepej mundësia
Është statistikisht e pamundur të zhvillohet një sondazh përfaqësues për këta 1.6 milionë zgjedhës të shpërndarë në çdo cep të botës. Sidoqoftë, mund të përdoren indikatorë të tërthortë statistikorë për të bërë një vlerësim të përafërt se sa prej tyre do të votonin (nëse u jepet mundësia praktike që të votojnë atje ku jetojnë).
8 Shkurt, 10:07 -
Zaloshnja: Shkelja e Kodit Rrugor mund të rrezikojë jetën, por edhe kuletën…
Aktiviteti i Policisë Rrugore është shtuar ndjeshëm vitet e fundit, sidomos pas futjes në përdorim të pajisjeve të avancuara teknologjike. Kuptohet se synimi i futjes së këtyre pajisjeve është që të dekurajohen shkeljet e Kodit Rrugor, e si rrjedhojë, të pakësohen viktimat rrugore.
5 Shkurt, 09:08