-
Zaloshnja: Trump mund të marrë mbi 74 milionë vota! Po Kamala, sa?
Mungesa e optimizmit në radhët e votuesve demokratë për ish-kandidatin e tyre presidencial, Joe Biden, rrezikonte që atij t’i avullonin shumë nga 81.3 milionë votat që u regjistruan për të në zgjedhjet presidenciale të para katër vjetëve
24 Gusht, 10:30 -
Eduard Zaloshnja: Gjasat për katërshen e Ligës së Kampioneve dhe Superiores
Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Championsit, Real Madrid rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 91 % të tyre, ndjekur nga Mançester Siti me 82 %, Inter me 54 % dhe Bajern Mynih me 53 %. Ndër 10 mijë simulacionet statistikore të ndeshjeve në Superligën shqiptare, Egnatia rezultoi se arrin deri në katërshen e parë në 73 % të tyre, ndjekur nga Vllaznia me 58 %, Partizani me 55 % dhe Tirana me 54 %
23 Gusht, 13:25 -
Zaloshnja: Duhet një studim rigoroz për turizmin deri më 2030!
Qysh kur Roma e Murinjos fitoi Conference League në Tiranë, fjalët "Albania" dhe "Tirana" kanë patur një rritje eksponenciale të paimagjinueshme të përmendjes në Internet. Kështu rezulton nga një kërkim i thelluar që bëri specialisti im IT i sondazheve
12 Gusht, 10:46 -
Eduard Zaloshnja: Pogradeci, Mbret i turizmit vendas
Pavarësisht se ndonjë lokal i ri buzë gjolit mundohet të imitoje diskot e zhurmshme të Sarandës, e pavarësisht se ndonjë plazh privat pogradecar mundohet të imitojë prepotencën e Ksamilit, Pogradeci mbetet magneti veror i turizmit vendas.
3 Gusht, 14:23 -
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan një mundësi unike statistikore për të llogaritur se sa zgjedhës të këtushëm votojnë. Kjo, sepse kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe nuk mund të vinin emigrantë nga jashtë për të votuar.
2 Gusht, 09:19 -
Eduard Zaloshnja: 60% e pjesëmarrësve të këtushëm votojnë për Tavon, ndërsa ata që do të vijnë nga jashtë s’parashikohen dot…
Rreth 60% e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të Himarës do t’ia japin votën Tavos. Për Gjikurinë do të votojnë rreth 2400 zgjedhës të këtushëm. Se sa zgjedhës do të vijnë nga jashtë për t’ia dhënë votën atij më 4 gusht mbetet të shihet…
29 Korrik, 08:50 -
'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende
Lufta më e madhe për të kapur një ulëse në Parlament do bëhet tek lista që do i nënshtrohet votës preferenciale. Sondazhistët parashikojnë se me formulën e re Edi Rama do kishte në dorë të çonte në Parlament 47 deputetë, ndërsa rreth 33 të tjerë do ishin prurje e qytetarëve.
28 Korrik, 07:51 -
Zaloshnja: 47 deputetë përcaktohen nga kryesia e PS-së, rreth 33 direkt nga votuesit socialistë
Nuk mund ta dimë se sa deputetë socialistë do të fitojnë mandatin parlamentar më 2025, por nga një sondazh kombëtar që zhvillova para një muaji, më rezultoi se rreth 80 deputetë socialistë e siguronin mandatin. Kjo, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para një muaji
27 Korrik, 10:02 -
Zaloshnja: Sa nga 1.7 milionë zgjedhësit jashtë Shqipërisë duan të votojnë?
Është e pamundur të dihet me saktësi se sa nga zgjedhësit që banojnë jashtë vendit duan të votojnë për parlamentin tonë të ardhshëm. Por dihet se mundësia për të votuar atje ku banojnë po u krijohet pas ndryshimit të kodit zgjedhor (nën presionin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth votës së emigrantëve)
26 Korrik, 08:44 -
Eduard Zaloshnja: SPAK-u një “Catch-22” elektoral për Berishën
Që Berisha të konkurojë me Ramën elektoralisht, duhet të bëjë për vete një pjesë të mirë të segmentit 34-përqindësh të elektoratit gri. Por problemi është se mbi 3/4 e këtij segmenti ka vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut.
18 Korrik, 10:08 -
Eduard Zaloshnja: 2/3 vlerësojnë pozitivisht SPAK-un, 3/5 Gjykatën Kushtetuese
Pas mbarimit të raportimeve të organeve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, zhvillova një sondazh të shpejtë rreth tyre, duke e dërguar linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, të shpërndara proporcionalisht në të gjithë territorin e vendit.
17 Korrik, 10:21 -
Eduard Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…
Ditët e fundit qarkulloi në media një lajm mbi 1.7 milionë turistë që kishin ardhur këtu nga Kosova në 6-mujorin e parë. Lajmi i referohej shifrave të Ministrisë së Turizmit për 6-mujorin, pa i analizuar apo kryqëzuar ato me shifrat e INSTAT-it.
15 Korrik, 14:25 -
Zaloshnja: 1.7 milionë zgjedhës nuk votuan dot vjet jashtë Shqipërisë! A do të votojnë dot më 2025?
Në listën e zgjedhësve ishin vjet plot 3.65 milionë shtetas shqiptarë. Nga këta, sipas CENS-23, ishin me banim në Shqipëri vetëm 1.95 milionë (banorë 18 vjeç e sipër). Pra 1.7 milionë shtetas me të drejtë vote banonin jashtë vendit
7 Korrik, 09:07 -
Zaloshnja: 2024, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit!
Gjatë 6-mujorit të parë të parë të vitit 2024, vdiqën prej krimeve 18 shtetas dhe prej aksidenteve rrugore 74 shtetas, nga 10594 që vdiqën gjithsej në këtë 6-mujor. Pra vetëm 0.87% e vdekjeve gjithsej u shkaktuan nga krimet dhe aksidentet rrugore.
5 Korrik, 12:16 -
Zaloshnja: Bashkia Tiranë ka ndoshta më shumë banorë se sa regjistroi CENSI-23
Nga CENS-23 rezultoi se, në fund të shtatorit të vjetshëm, Shqipëria kishte pothuaj 2 milionë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Nga një sondazh rigoroz në gjithë territorin e vendit, që drejtova vjet në vjeshtë, më rezultoi pothuaj e njëjta shifër.
30 Qershor, 09:37 -
Eduard Zaloshnja: Shqiptarët të pakënaquar edhe para skandalit tek spitali onkologjik
Ndër 115 pyetjet e Barometrit të Sigurisë të CSDG-së (i cili u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe disa pyetje rreth sistemit të shëndetwsisë publike.
29 Qershor, 12:55 -
Zaloshnja: Qarku Tiranë me 37 mandate parlamentare, a do të marrë PS 19?
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, sipas numrit të shtetasve në Regjistrin e Gjendjes Civile, Qarkut Tiranë i takonin 36 mandate. Nga ato 36 mandate, PS-ja mori 18, me pothuaj gjysmën e votave të vlefshme në qark (rreth 49%).
27 Qershor, 13:54 -
Eduard Zaloshnja: Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua
Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17% kishin vlerësim negativ.
25 Qershor, 16:52 -
Sondazh, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot
Meqë Berisha e fitoi vulën e PD-së zyrtarisht dhe Basha ka deklaruar se do të regjistrojë një parti të tij (nëse nuk fiton rekursin e vështirë në Gjykatën e Lartë), skena e partive që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është qartësuar.
17 Qershor, 08:48 -
Zaloshnja: Çfarë beteje do të bëjë Basha në vijim, juridike apo elektorale?
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ia dha zyrtarisht Berishës vulën e PD-së, Basha i mbetur pa vulë deklaroi se atë vendim do ta apelojë në Gjykatën e Lartë. Duket një veprim logjik për dikë që mendon se është marrë një vendim i padrejtë gjyqësor kundër tij, por realiteti politik në Shqipëri tregon se nuk është një veprim racional elektoral
13 Qershor, 21:23 -
Eduard Zaloshnja: Analizë statistikore: Sulmi si bonus, por kyçi është mbrojtja
Qysh kur shorti i Euro 2024 na vuri përballë Italisë, kam ekzekutuar dhjetëra mijëra simulacione statistikore në kompjuter (bazuar në një model simulacioni statistikor, që e kam ndërtuar me statistikat sportive të disponueshme publikisht në faqet e specializuara për futbollin në internet)
11 Qershor, 10:40 -
Zaloshnja: Pakënaqësi e madhe ndaj qeverisë, por frymëzim i pakët nga opozita
Ndër 115 pyetjet në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), ishin edhe 12 pyetje që lidheshin me qeverinë.
10 Qershor, 08:54 -
Zaloshnja: Ekonomi vs Demokraci
Kemi një popullsi të rritur që, nga njëra anë, nuk ndihet e përfaqësuar nga parlamenti aktual në masën 71% e nuk beson në masën 51% se parlamenti i ri do të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa nga ana tjetër, i jep më shumë rëndësi zhvillimit ekonomik se sa nivelit të demokracisë në vend!
6 Qershor, 08:32 -
Eduard Zaloshnja: 100% të sigurt të huajt, 83% vendësit
Nuk është zhvilluar ndonjë sondazh rigoroz opinioni me vizitorët e huaj në Shqipëri, por statistikat faktike tregojnë se ata kanë qenë 100% të sigurt këtu në 18 muajt e fundit – asnjë nuk është plagosur si rezultat i ndonjë vepre penale
4 Qershor, 10:20 -
Eduard Zaloshnja: Berisha dhe shtatë “xhuxhat” elektoralë
Në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV këtë sezon, grafiku i fundit vlente sa një mijë fjalë! Ai tregonte se gjysma e zgjedhësve të këtushëm të vendosur për të votuar qysh sot ishin gati t’ia jepnin votën partive opozitare. Por ka një problem.
30 Maj, 09:27 -
Eduard Zaloshnja: Përmbledhje e sondazheve politike të këtij sezoni për Report TV
Numri i banorëve të gatshëm për të votuar secilën nga katër partitë kryesore është luhatur në mënyrë të ngjashme gjatë 9-mujorit. Sidoqoftë, ka patur diferenca mes numrit të simpatizantëve të liderëve nga njëra anë, dhe numrit të banorëve të gatshëm për të votuar partitë e tyre respektive nga ana tjetër.
28 Maj, 14:39 -
Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?
Nga 3.21 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 1989-ës, vetëm 1% banonin jashtë Shqipërisë; nga 4.65 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 2023-shit, plot 43% banonin jashtë Shqipërisë.
26 Maj, 20:54 -
Eduard Zaloshnja: Nga 28% në 30% të PBB-së, 500 milionë euro më shumë për investime, rroga, pensione etj
Të ardhurat e arkëtuara gjithsej në Thesarin e Shtetit ishin vjet sa 28% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Një rekord në historinë pluraliste të Shqipërisë (të ardhurat janë luhatur nga 14% deri në 27.8% të PBB-së). Por duket se ky rekord do të thyhet përsëri këtë vit
25 Maj, 09:39 -
Zaloshnja: 3/4 e shqiptarëve e duan një mandat të dytë për prokurorët e SPAK-ut! Kjo mundësi u duhet dhënë ligjërisht
Altin Dumani, Drejtuesi i SPAK-ut, ka kërkuar disa herë publikisht që kolegëve të tij t’u jepet mundësia për të aplikuar për një mandat të dytë si prokurorë të SPAK-ut. Dhe këtë kërkesë të tij e përkrahin 3/4 e shqiptarëve, siç rezultoi nga sondazhi më i fundit që zhvillova për Report TV
23 Maj, 08:56 -
Eduard Zaloshnja: Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit
Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të mandatit aktual, prokurorëve të SPAK-ut t’u shtohet edhe një mandat 9-vjeçar. A u duhet shtuar?”
21 Maj, 19:44 -
Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…
Në mesjavë prezantova sondazhin për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për punën e qeverisë dhe për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.
19 Maj, 09:11