-
‘Vihet në lëvizje’ policia në Dibër, kontrolle intensive për parcela kanabis
78 efektivë të Policisë së Dibër , me mbështetje edhe të specialistëve të Sektorit të Hetimit të Krimit si dhe forcat “Shqiponja”, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
2 Korrik 2022, 13:20 -
Nga Sauku në Peqin për të kultivuar kanabis, merr fund aventura e 3 trafikantëve, e pëson dhe kryeplaku (VIDEO)
Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë në Peqin janë gjendur 381 rrënjë kanabis , të cila u asgjësuan me anë të djegies. Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona,2 prej tyre, vëllezërit nga Sauku, 36-vjeçari Njazi Sina dhe 45-vjeçari Gentian Sina.
2 Korrik 2022, 10:05 -
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Ylli Merja në Report Tv: 80% e bizneseve të tilla në Maqedoni falimentuan! S’ka efekte pozitive
Legalizimi i kanabisit mjekësor sipas mjekut Ylli Merja ka vetëm efekte negative dhe sipas tij Shqipëria nuk mund t’i varte shpresat për rritje ekonomike nga legalizimi i kanabisit duke pasur një pasuri të tërë me resurse natyrore.
1 Korrik 2022, 18:17 -
Hartohet ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor, ngrihet agjencia kombëtare e bimës narkotike, licencat me propozim të Manastirliut, kufizimet dhe licenca
Qeveria harton nismën ligjore për kultivimin e kanabisit për qëllimet mjekësore dhe industriale pas procesit të konsultimit ku shumica e të pyeturve ishin pro kultivimit, kriteret dhe rregullat për t’u licencuar. Në të gjithë Shqipërinë nuk mund të mbillen më shumë se 150 hektarë me kanabis
30 Qershor 2022, 15:53 -
Policia 'vihet në lëvizje' në Vlorë, kontroll për parcela kanabisi në Novoselë (VIDEO)
Policia po ushtron kontrolle në Vlorë për kultivim kanabisi. Report Tv mëson se kontrollet janë të fokusuara në zonat pyjore, konkretisht në njësinë administrative Novoselë si dhe në disa fshatra të lumit të Vlorës.
27 Qershor 2022, 09:49 -
Kultivimi i kanabisit, kontrolle të imtësishme në Fier, angazhohen 100 policë, në dispozicion 3 dronë, gjenden disa fidanë kanabis në fshatin Martinë
Me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, Policia e Fierit ka vijuar me kontrolle masive në terren.
20 Qershor 2022, 16:06 -
103 efektivë ushtrojnë kontroll masiv në Berat për zbulimin e parcelave me lëndë narkotike, nuk gjejnë asnjë gram kanabis
103 efektivë u angazhuan për të goditur kultivimin e lëndëve narkotike në Berat, por nuk gjetën asnjë gram kanabis. Gjatë paradites së sotme, efektivët, me mbështetje të FNSH Fier ushtruan kontroll masiv në të gjithë territorin e Beratit, por dolën duarbosh.
17 Qershor 2022, 17:17 -
-
Tiranë / Babë e bir në pranga, kishin mbjellë kanabis në tokën e shtëpisë dhe në vazot me lule, i gjenden dhe municion luftarak
TIRANË- Një 47-vjeçar me iniciale Zh.M. dhe një 21-vjeçar me iniciale F.M., babë e bir, kanë rënën në prangat e policisë pasi iu gjendën bimë kanabis të kultivuara në tokën e shtëpisë si dhe në disa vazo me lule.
14 Qershor 2022, 08:57 -
Kishte mbjellë drogë në mes të vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Berat! Sekuestrohen 340 fara kanabis e 311 fishekë
Një 43-vjeçar ka rënë në pranga pasi është konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në Berat. Ai mbillte kanabis mes vreshtave në oborrin e shtëpisë, ndërsa kishte gjendje edhe fara kanabisi gati për t’i kultivuar.
11 Qershor 2022, 10:51 -
-
-
-
-
Metodat e reja të trafikantëve për të bërë para shpejt dhe sa më shumë nga hashashi
Kultivimi i kanabisit konsiderohet si shkatërrimtari më i madh i policisë dhe i inkriminimit të saj nga njëra anë dhe i rekrutimit të të rinjve dhe pleqve për të mbjellë hashash në male apo në shtëpi që i japin me qira.
30 Maj 2022, 15:08 -
-
Angli/ Kultivoi drogë më vlerë 50 mijë euro, dënohet shqiptari me 1 vit burg pasi u kap në 'shtëpi bari'
Gjykata angleze ka dënuar me 1 vit burg Eridon Hasanpapaj, 22-vjeçarin shqiptar, pasi u kap duke kultivuar kanabis në një "shtëpi bari" në Angli e cila kapte vlerën e 50 mijë eurove.
22 Maj 2022, 14:46 -
Policia e Shtetit bën bilancin javor, 124 persona të arrestuar, 354 nën hetim dhe 496 të shpallur në kërkim! Të gjitha operacionet në 7 ditë (VIDEO)
Policia e Shtetit ka bërë bilancin një javor, ku bën me dije se janë arrestuar 124 persona, janë shpallur në kërkim 496 dhe 354 janë vënë nën hetim.
8 Maj 2022, 10:22 -
Angli, policia zbulon “shtëpinë e barit”, më të madhe, arrestohen 4 të rinj shqiptarë
4 të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia angleze në qarkun Durham, pasi zbuloi se në mënyrë të paligjshme të rinjtë kultivonin kanabis në disa ambiente, të cilat i kishin përshtatur si fermë. Gjatë kontrollit policia gjeti 3400 rrënjë kanabis.
29 Prill 2022, 16:55 -
U akuza se lejoi kultivimin e drogës në Vlorë, shpallet i pafajshëm ish-shefi i komisariatit të Himarës
Ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës. Tase akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës në kohën kur mbante postin shefit të Komisariatit të Himarës.
27 Prill 2022, 19:53