-
Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës, 170 mln euro në total! Hapen 2 tenderë, 32.4 mln euro për zgjerimin nga Kamza në Sukth, nis rehabilitimi i Kombinat-Ndroq-Plepa
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tendera me vlerë 32.4 milionë euro, për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Punimet pritet të nisin brenda këtij viti dhe do të përfundojnë deri në vitin 2027. Dy tenderat janë hapur vetëm për pjesën nga Kamza në Sukth, ndërkohë që i gjithë zgjerimi do të kushtojë 170 milionë euro.
4 Prill, 22:34 -
Punimet për Unazën Lindore të Tiranës, ja si do devijohet trafiku në këtë segment rrugor nga sot
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga sot, 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.
27 Mars, 08:23 -
NJOFTIM/ Punimet për Unazën Lindore të Tiranës, ja si do devijohet trafiku këtë segment rrugor nga 27 marsi
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.
25 Mars, 22:12 -
Arrestimi i drejtorit të ARRSH-së, SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.3 milionë euro
Përmes një njoftimi zyrtar të SPAK nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “DAAM”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksionev
14 Mars, 12:01 -
Arrestohet drejtori i ARRSh-së, Evis Berberi dhe 2 biznesmenë! SPAK u kontrollon banesat! Mund të kërkohet dhe sekuestro pasurive
Përveç arrestimit SPAK ka kërkuar kontroll banese, dhe me miratimin e GJKKO-së ka ushtruar kontrolle në të treja banesat, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit të akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Kontrolli i banesës ka zgjatur disa orë. Veprimet janë kryer gjatë mbrëmjes së 13 marsit 2024.&
14 Mars, 11:17 -
SKEDA - Shitja fiktive/ Si shkoi kompania 'DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij: Nga blerja 100 mijë lekë deri tek 2 mln euro e më pas shitja me zero leke (DOKUMENTET)
Si shkoi kompania "DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij. Dyshohet se shitja e kompanisë ka qenë fiktive, ndërsa përmes saj ka fituar tendera duke qenë ne krye të Agjencive
14 Mars, 10:54 -
Arrestimi i kreut të ARRSH-së, në pranga edhe biznesmeni Ervis Lami, administrator i kompanisë 'DAAM'
Me urdhër të SPAK është kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, e bashkë me të edhe dy biznesmenë, ish-ortaku i tij, Valter Begaj si dhe biznesmeni Ervis Lami, po ashtu i lidhur me kreun e ARRSH-së.Ervis Lami rezulton administrator i kompanisë&
14 Mars, 10:00 -
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
14 Mars, 09:11 -
Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së
Mbikëqyrësja e urës së shembur në rrugën Korçë-Erseke është kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, e cila me habi fitoi mbikëqyrjen e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga e njëjta firmë ndertues. Domethënë, ndërtuesi dhe mbikëqyrësi bëhen, me pëlqimin e ARRSH-së, një lloj çifti fiks, kur për të garantuar punë cilësore duhet të jetë pikërisht e kundërta.
24 Shkurt, 15:09 -
Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit në kuadër të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.
22 Shkurt, 16:11 -
Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive! Plasaritje në gjithë aksin dhe muret mbrojtëse, rrezikohet rrëshqitja e dherave
Katër ditë pas shembjes masive të rrugës së re, Korçë-Ersekë nuk ka asnjë reagim Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe as kompania A.N.K. që ka fituar 3 tendera me vlere mbi 66 milionë euro për të ndërtuar 35 kilometra rruge. Ajo duhet të përfundonte në qershor por u shemb pa u inaguruar.
20 Shkurt, 11:55 -
Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, ARRSH devijon trafikun për 8 ditë
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe linjës së re për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet kalimi në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull
5 Shkurt, 17:50 -
Ura e vjetër mbi lumin Mat rrezikon shembjen! ARRSH injoron kërkesën e prefekturës
Ura e vjeter e Matit që u shërben qindra banorëve në fshatrat e Lezhës dhe Milotit rrezikon të shembet për shkak të shfrytëzimit të inerteve në lum. Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e Prefekturës së Lezhës për rikonstruksionin e urës
2 Shkurt, 15:32 -
Zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës kërkon 218 mln €
Autoriteti Rrugor Shqiptar, edhe pse nuk ka asnjë kacidhe për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, po e trumbeton atë si projektin më të rëndësishëm infrastrukturor të 2024-ës. 218 milionë euro pritet të kushtojë zgjerimi i rrugës, për të cilën ARRSH pretendon se 20 milionë janë të parashikuara në buxhet.
29 Janar, 22:07 -
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? ARRSH e mohon: Nuk do të ketë tarifë për përdoruesit, po zgjerohet me paratë e buxhetit të shtetit
Një dokument i Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në urat e vendit thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të behet me pagesë, por një gjë e tillë mohohet nga ARRSH, e cila sqaron për Report TV se zgjerimi i rrugës do bëhet me fonde të buxhetit të shtetit dhe nuk do të ketë tarifë për përdoruesit. Kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro.
25 Janar, 13:36 -
Unaza e Tiranës, ARRSH: Hapet në prill aksi nga ish-dogana te Bulevardi i ri, në fund të 2024 përfundojnë të gjitha punimet
Unaza e madhe e Tiranës, do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2024. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se në prill të vitit të ardhshëm do të dorëzohet loti i dytë nga ish-Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri.
12 Dhjetor 2023, 14:30 -
Reshjet e borës dhe të shiut në vend, Balla: Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke marrë shkas nga shtimi i reshjeve të dëborës dhe shiut në disa zona të vendit, gjatë orëce të fundit, u ka bërë thirrje qytetarëve dhhe shoferëve për të bërë kujdes gjatë qarkullimit.Përmes një postimi në
10 Dhjetor 2023, 20:55 -
VIDEO/ Rikthehen reshjet e borës në disa qarqe! 'Vishen' me të bardha Dardha e Voskopoja! Apeli ndaj shoferëve: Kini kujdes, problem lagështira në rrugë
Reshjet e dëborës janë rikthyer në veri të vendit por edhe në një pjesë të jugut. Reshje me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës. Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar
10 Dhjetor 2023, 16:53 -
Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët e qytetit në Bulqizë, qytetarët detyrohen të kalojnë përmes ujit
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës në Bulqizë kanë shkaktuar përmbytje në disa akse të rrugëve kryesore të qytetit. Qytetarët, siç shihen në pamje detyrohen të kalojnë përmes ujit gjatë kohës që kalojnë rrugën.
29 Nëntor 2023, 16:44 -
Rrëshqitjet, degradon rruga nacionale Kukës-Peshkopi! Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë
Rruga nacionale Kukës-Peshkopi prej vitesh nuk njeh asnjë investim ndaj ka degraduar. Problematika më e madhe është në Qafë Kolesjan ku ka rrëshqitje të vazhdueshme. Shqetësimit të banorëve i është bashkuar Policia Rrugore dhe firma mirëmbajtëse që kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
12 Nëntor 2023, 15:31 -
ARRSH njofton bllokimin e Bypass-it të Vlorës në këtë aks nga data 10 nëntor: Do të kryhen punime për rivitalizimin e skarpateve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për mbylljen e qarkullimit në disa akse të Bypass-it të Vlorës si pasojë e punimeve që do të kryhen për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
8 Nëntor 2023, 15:48 -
Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data
Rruga nga Tirana drejt Peshkopisë do të qëndrojë e bllokuar për dy ditë duke filluar nga nesër. ARRSH njofton nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës në datat 29 dhe 30 shtator, aksi nga “Fundjavë Ndryshe” te “Shkalla e Tujanit” do të shtrohet me asfalt.
28 Shtator 2023, 17:59 -
Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku
ARRSH, njofton se nga e hëna do të rifillojë puna në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara, deri në përfundimin e plotë të aksit, duke përjashtuar vetëm fundjavat
8 Shtator 2023, 15:43 -
Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt
Konfindustria i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt për përmirësimin e rrugës së unazës së Durrësit, problematikë të cilën e ka trajtuar edhe Report Tv. Ky aks vetëm 3 km larg mbikalimit të Shkozetit është kthyer në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.
7 Gusht 2023, 10:45 -
S’ka barriera e sinjalistikë, aksi Berat-Skrapar në harresë! Shoferët: Rruga është ‘copë-copë’, po lëmë lekët në servise
Aksi nacional Berat-Skrapar, vijon të jetë problematik. Në të mungojnë barrierat dhe sinjalistika rrugore, duke u kthyer shpesh herë në burim për aksidente. Për mikrofonin e Report Tv shoferët që kalojnë në këtë aks, tregojnë problemet me të cilat hasen çdo dite dhe që i detyrojnë të lënë lekët në servise.
23 Qershor 2023, 17:18 -
Barrierat të dëmtuara nga aksidentet në rrugën Fier-Ballsh, ARRSH nuk i riparon! Kthehen në rrezik për shoferët
Një ndër rrugët më problematike në vend është ajo që lidh Fierin me Patosin dhe Ballshin. Në gjithë gjatësinë e saj barrierat e dëmtuara nga aksidentet nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Banorët thanë se është urgjente ndërhyrja tek Ura e Patosit, pasi makinat rrezikojnë të bien në kanal, për shkak se nuk ka mbrojtëse anësore
25 Prill 2023, 16:22 -
Punime në Bypass-in e Fierit, ARRSH: Nesër bllokohet për 4 orë, trafiku devijohet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë
Ditën e nesërme do të bllokohet Bypass-i i Fierit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18. Bllokimi do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për rreth 4 orë.
25 Prill 2023, 14:58