-
Lushnje/ Lakrën dhe pjeprin e ha krimbi, fermerët: Nuk dimë më se çfarë të bëjmë (VIDEO)
Kulturat bujqësore në pjesën më të madhe të Lushnjes po humbasin prodhimet e tyre. Krimbi i zi, sipas fermerëve duket se është shkaku kryesor që shumë prej kulturave po shkatërrohen. Ata shprehen se i kanë spërkatur disa herë kulturat me preparate specifike por nuk kanë dhënë asnjë efekt.
14 Shtator 2019, 09:47 -
-
Ministri Çuçi në Lushnje: Indrustria e agropërpunimit një nga shtyllat kryesore që do të mbështetet me fonde
Ministri u ndal edhe tek vështirësitë e këtyre bizneseve për të gjetur fuqi punëtore, ku kjo i frenon të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ministri tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.
7 Shtator 2019, 14:22 -
Banorët që ndërtuan rrugën me lekët e tyre: Kishim gomarin makinë! Ata që s'kishin kafshë i ngarkonin në 'kurriz' (VIDEO)
Vështirësitë e hasura prej 30 vitesh me rrugën i shtyu banorët e fshatit Vain që ta shtrojnë vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes. Disa ditë pasi kjo rrugë është shtruar në pjesën më të vështirë e cila kufizonte lëvizjen e makinave, banorët shprehen se kjo ndërhyrje i ka ndihmuar, por ka nevojë përsëri për t'u shtruar me asfalt, pasi një pjesë e konsiderueshme është akoma me dhe ose çakull.
6 Shtator 2019, 21:55 -
Në kushte ekstreme të varfërisë, familja Hatja apel për ndihmë: Po na zë çatia brenda (VIDEO)
Familja Hatjani nga fshati Gungas i Lushnjes jeton në kushte ekstreme të varfërisë. E vetmja e ardhur për ta është ndihma ekonomike prej 2700 lekësh të reja në muaj të cilat janë të pa mjaftueshme për të përballuar jetesën. Kryefamiljarja, Sanija e bën apel për ndihmë, pasi frika se godina në të cilën jeton ajo së bashku me motrën e sëmurë dhe djalin e mitur mund t’i zëre brenda është e madhe.
4 Shtator 2019, 18:01 -
-
-
-
'Më vdiq xhaxhai se nuk ngjitej ambulanca deri lart'/ Banorët në Lushnje ndërtojnë rrugën me lekët e tyre
20 familje të lagjes Sinaj në Lushnje prej 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Të ndodhur në këtë situatë ata kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja për familje dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës,e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.
25 Gusht 2019, 22:42 -
-
Lushnjë/ Zbulohen për herë të parë foto e dokumente nga 14 qendra internimi
Në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje qëndron e çelur një ekspozitë me foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i i vuajtjeve në plot 14 qendra internimi që ka pasur ky rreth. Ekspoziat u çel në kuadër te aktivitetit “Dinjiteti përballë totalitarizmit”
21 Gusht 2019, 15:57 -
-
Autoriteti i Dosjeve, historitë e patreguara të Lushnjës, Belshit e Tepelenës
“Dinjiteti përballë totalitarizmit,gusht 2019” titullohen aktivitetet përkujtimore të organizuara nga AIDSSH me pushtetet lokale dhe komunitetet e të përndjekurve, në kuadër të 23 gushtit. Ekspozita në fshatrat e të internuarve në Myzeqe"
20 Gusht 2019, 07:55 -
-
-
Me sytë nga emigracioni! Fermerëve lushnjarë u mbeten fruta-perimet nëpër fusha
Fermerët e fruta perimeve në Krutje të Lushnjes çdo ditë po përballen me mungesën e tregut. Ata shprehen se janë rikthyer nga jashtë për të investuar në vendin e tyre, por kjo problematikë po i çon drejt falimentimit dhe po i detyron ata që t'i rikthehen sërish emigracionit.
16 Gusht 2019, 22:43 -
-
-
-
Drejtonte makinën i dehur, i riu në Lushnje përplas familjen në lulishte, vdes gruaja, plagosen burri e djali
Një makinë e drejtuar nga një i ri në gjendje të dehur ka dalë nga rruga në qendër të qytetit të Lushnjes duke kaluar bordurën rreth 60 cm dhe ka marrë përpara njerëzit që ishin në lulishte, ndërsa ka thyer edhe disa pemë. Si pasojë ka humbur jetën në spital Teuta Alickolli 50-vjeçe, ndërsa janë plagosur burri dhe djali i saj.
11 Gusht 2019, 07:19