-
Opinion
Komedisë 'Berisha' i mungon një akt
Por komedisë së Berishës i mungon akti i fundit. Ajo që është më kryesorja nuk ka të bëjë me veprimin e tij, sepse edhe ai e di shumë mirë se mbledhja e firmave dhe rrëzimi i Bashës me Kuvendin 'Berisha' është një aksion ilegjitim që do të prodhojë një strukturë politikë e cila menjëherë do të klasifikohet si regresive nga partnerët tanë dhe jo vetëm që nuk do të njihet prej tyre, por do të klasifikohet me të njëjtën mënyrë siç është klasifikuar heroi komik që po lind së vdekurish.
30 Shtator 2021, 12:35 -
Opinion
Saliu po shfaqet dita ditës
Nga foltorja në foltore Saliu komunikon sipas mënyrës tipike, përmes kodeve të tij. Është provuar se Saliu foltoren nuk e nisi për të hequr Lulzim Bashën apo për të shpëtuar PD. Largimin e Lulzim Bashës nga PD, Saliu e bën me një fishkëllimë apo me një xhest gishti prej strofullës së 7(shtatë) xhuxhave.
30 Shtator 2021, 12:29 -
Opinion
Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin
Ka qenë e paparashikuar që Sali Berisha të asistonte në një sallë të ngritur në këmbë në nderim të Sokol Olldashit, sapo emri i tij të përmendej. Ka qenë gjithashtu e paparashikueshme që edhe ai vetë të detyrohej të ngrihej në këmbë e të duartrokiste për të ndjerin, të cilin këto tetë vjet as e ka përmendur askund, as në deklarata publike, as në rrjetin social ku Sali Berisha është aq aktiv
30 Shtator 2021, 11:39 -
Opinion
Në PD ka probleme dhe nuk është vetëm Berisha
Në Shqipëri ende operohet me format parapolitike që për të komunikuar një aksion apo ide politike, këtë e bën pas një takimi me të huaj. Një formë arkaike kjo që të kujton çka ndodhte në shtetet e reja apo të pazhvilluara të viteve 50-60 dhe ku delegacionet e huaja ishin ato që injektonin nga pak ide demokracie në ambientet që ushtronin pushtet
30 Shtator 2021, 08:44 -
Politikë
-
Politikë
Basha tha se do e padisë, Evi Kokalari e sfidon: Do punoj me kongresin për të kuptuar nëse akuzat për lobimin janë rrëzuar dhe pse! PD është e Berishës
Pasi PD tha se do ta padisë për shpifje lidhur me akuzat e saj se kreu i PD Lulzim Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga partia për të mbyllur çështjen e lobimit rus, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish. Ajo thotë se në SHBA do të punojë për të kuptuar nëse akuzat për pagesën e paligjshme të lobimit rus jan&am
29 Shtator 2021, 22:54 -
Politikë
Basha refuzon të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Ristani zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekin: Do shkohet deri në gjyq! Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën
Report Tv ka sjellë një kopje të dokumentit që po firmosin demokratët me qëllim mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të mblidhet. Megjithatë, përtej saj, Berisha po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.
29 Shtator 2021, 21:37 -
Politikë
'Këmbeu Berishën me dosjen e lobimit’, Ristani mbështet Kokalarin në ‘Repolitix’: Dëshmia e lobistit Muzin prova në 'duart' e SHBA që presionoi Bashën për të përjashtuar ish-kryeministrin
Deklaratat e forta të anëtares së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila tha se Basha, mbylli dosjen e tij të lobimit rus në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, i ka mbështetur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, gjithashtu i akuzuar për këtë lobim madje i marrë dhe i pandehur. Prova që presionoi Bashën të përjashtojë Berishën, Ristani tha se është dëshmia e lobistit
29 Shtator 2021, 21:30 -
Politikë
Kokalari akuzoi Bashën se shiti Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit rus, reagon PD: Akuza të rreme, do e padisim për shpifje
Pas deklaratave të aktivistes Evi Kokalari e cila tha se kreu i PD Lulzim Basha ka "shitur" Sali Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit rus, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike. PD i quan shpifje deklaratat e saj dhe thekson se do ta padisë për shpifje ditën e nesërme Kokalarin. “Një spekulante politike,
29 Shtator 2021, 20:03 -
Opinion
Mero Baze: Poshtërimi publik i shtetit amerikan nga Sali Berisha
Sali Berisha ka gjetur një mënyrë se si të poshtëroj SHBA. Në takimet ku ai sqaron njerëzit pse është dënuar nga SHBA si familje e korruptuar, si një lider që ka minuar demokracinë shqiptare dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, sot kishte futur dhe flamuj amerikanë
29 Shtator 2021, 19:47 -
Politikë
Ish-kryeministri godet Bashën në pikën e dobët nëpërmjet Kokalarit: E shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus! PD: Shpifje, do e padisim
Nga "Foltorja" në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka "shkundur karrigen" e Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Krah Berishës sot ishte dhe Oerd Bylykbashi, përpos Edi Palokës, Flamur Nokës,Igli Carës,Tritan Shehut.
29 Shtator 2021, 18:16 -
Opinion
Ylli Pata: Lëvizja e Kadillit shmang Berishën e i del përballë Lulzim Bashës
Nervat e rëna në kupolën e lartë të Partisë Demokratike tregojnë se sipas të gjitha gjasave forca më e madhe e opozitës do të përjetojë më shumë shpejt se vonë, një furtunë të brendshme, si pasojë e shumë lëvizjeve centrifugale që kanë lindur nga hapja e kutisë së pandorës” nga SHBA
29 Shtator 2021, 17:40 -
Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Të gjithë e duan Berishën t’u 'vrasë' Lulin, por jo t’i udhëheqë
Debati kryesor brenda Partisë Demokratike, nuk është a do ta mundë Sali Berisha, Lulzim Bashën, apo e kundërta, por çfarë do të bëjë ai që do të fitojë, me fitoren. Kjo pyetje në të vërtetë tregon se Partia Demokratike është sot një parti pa plan për të ardhmen e saj.
28 Shtator 2021, 20:26 -
Politikë
Dy rrugët e SPAK për dosjen e Gërdecit dhe 9 alibitë e Fatmir Mediut për t’i shpëtuar gjykimit nga imuniteti në 2009 tek afatet në 2021
SPAK mund të kërkojë gjykimin e Fatmir Mediut ose të thellojë hetimet drejt Berishës. Ish ministri 12 vite manovra dhe alibi për t’i shpuar gjykimit për Gërdecin
28 Shtator 2021, 18:25 -
Opinion
Basha të shmangë Kuvendin ose Berisha e shkarkon dhe nuk 'puth' më në PD
Partia Demokratike praktikisht është e ndarë mes Sali Berishës e Lulzim Bashës, teksa ka hyrë në një vjeshtë përplasje të fortë për shkak të përjashtimit të liderit historik nga grupi parlamentar. Eshtë e kotë të bëjmë krahasime se cila është “copa” më e madhe e PD që mbështet Berishën apo Bashën, por fakti është se tashmë partia më e madhe opozitare ka dy qendra “graviteti”.
28 Shtator 2021, 18:05 -
Politikë
Përjashtimi nuk mjafton/ Berisha nuk i ndahet Bashës dhe PD-së, presion për bllokimin e zgjatjes së Vetingut, i trembet konsensusit për ndryshimet kushtetuese
Sali Berisha dhe rrethi i tij fushatë presioni mbi grupin e PD-së për të bllokuar ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut. Intensifikon sulmet kundër Vetingut pas qëndrimit të ONM për zgjatjen e mandatit
28 Shtator 2021, 16:40 -
Opinion
-
Opinion
-
Politikë
Rritja e çmimit të bukës, Rama flet për herë të parë: Është vendosur taksë eksporti për grurin nga Rusia, nuk është në dorën tonë
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për rritjen e çmimit të bukës duke thënë se ajo nuk është në dorë të qeverisë apo ndonjë institucioni tjetër, pasi kjo rritje ka ndodhur për shkak të taksës që ka vendosur Rusia, si eksportuesi kryesor i grurit në Europë. Duk
27 Shtator 2021, 23:11 -
Politikë
Berisha 'non grata', Rama: Po të influencohej dhe blihej SHBA, do ishte njësoj si ne! Berisha simbol i turpit të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vite
Kryeministri Edi Rama në 2019 i drejtoi një pyetje Sali Berishës se "a e kalon dot kufirin për të shkuar në SHBA?" I pyetur se nga e dinte që ai ishte i ndalur hyrja, Rama u përgjigj shkurt se "për shkak të detyrës unë di dhe gjëra të tjera"
27 Shtator 2021, 22:37 -
Politikë
Basha e ka të ndaluar të shkojë në SHBA? Rushaj: S’e besoj! S’i kam kërkuar të më tregojë vizën apo pasaportën
Një nga akuzat më të rënda që ka ardhur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, gjithmonë pasi u përjashtua nga grupi i PD-së, është se Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA. Lidhur me këtë akuzë i pyetur në Report Tv, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj nuk dha nj&am
27 Shtator 2021, 22:06 -
Politikë
Takimi i Bashës me Kim, Rushaj: SHBA e ka dhënë mesazhin e qartë se do të punojë ngushtësisht me PD
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, nuk ka dashur që të flasë shumë për takimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në selinë blu me Lulzim Bashën. Ai tha se ajo që
27 Shtator 2021, 22:03 -
Politikë
Reforma territoriale dhe zgjatja e Vettingut, Rushaj: Nuk kemi një propozim konkret nga PS, vetëm deklarata publike
Ndryshimet në Kushtetutë për zgjatjen e Vettingut si dhe reformën territoriale kërkojnë bashkëpunimin mazhorancë dhe opozitë. Megjithatë, përtej shtrirjes së dorës nga ana e mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj thotë se nuk ka asnjë propozim konkret nga PS-ja.
27 Shtator 2021, 22:00 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, Tritan Shehu: Jam thirrur në ambasadën e SHBA! PD në momente të vështira, zgjidhja shkundja e bazës! Askush s'mund ta ndalojë Kuvendin
PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.
27 Shtator 2021, 21:58 -
Politikë
Rama: Serbia duhet të kërkojë falje, s'ka ku shkon tjetër, Kosova të ulet për marrëveshje!' Ballkani i Hapur' ndalon riprodhimin e historisë
Kryeministri Edi Rama tha se Serbia duhet të kërkojë të falur për krimet e luftës pasi nuk ka ku shkon. Ai tha se historia ka tregtuar se këto falje nuk kërkohen kurrë me fjalë por përmes marrëveshjeve mes dy shteteve , pasi asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori. Dhe pikwrisht edhe për këtë tha Rama shë
27 Shtator 2021, 21:54 -
Politikë
Rushaj në Report TV te ‘5 Pyetjet’: Situata në PD s’është rozë! Nuk ka konflikt, por debat emocional Basha-Berisha! Me përjashtimin e ish-kryeministrit u shmang një 'luftë' e vërtetë me SHBA
I ftuar në Report TV në emisionin '5 pyetjet e Babaramos' kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj pranon se përjashtimin e Sali Berishës, situata në PD, nuk është “rozë”, megjithatë, ai refuzon që ta quajë një konflikt. Akuzës se Lulzim Basha, nuk shkon dot në SHBA, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese. Në një kohë kur Berisha synon largimin e kryedemokratit, për Rushajn nuk ka dyshim që Basha është kryetari legjitim i PD-së që ka dalë nga zgjedhjet legjitime.
27 Shtator 2021, 21:45 -
Politikë
Rama: Forcat Speciale në Kosovë e kanë bërë punën e tyre në veri, tani të tërhiqen! Show me tankët serb të mbyllen! Palët të dialogojnë
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që show që po bënë Serbia në Kufi me tankët dhe helikopterët të marrin fund, por ai ka kërkuar edhe edhe Forcat Speciale në Kosovë të tërhiqen nga veriu pasi tashmë puna e tyre ka mbaruar atje. Rama tha se Serbia duhet të kërkojë të falur për krimet e luftës pasi nuk ka ku shkon dhe kjo do të bëhet pikërisht duke lidhur marrëveshje dhe Kosova duhet të ulet të dialogojë për këto.
27 Shtator 2021, 21:42 -
Politikë
Meta, Berisha, Basha dhe Rama protagonistë, Spahiu e quan politikën telenovelë: Në film vriten, në realitet jetojnë të lumtur
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu me tone ironike e ka quajtur politikën shqiptare një telenovelë, me protagonistë 4 figurat kryesore të saj.
27 Shtator 2021, 19:55 -
Politikë
9 gënjeshtrat e Berishës në luftën për të rimarrë PD! Si po e kamuflon aksionin për hallin e familjes së tij me Kosovën, Soros e sovranitetin e partisë
Sali Berisha ka sajuar dy blloqe gënjeshtrash pas shpalljes 'non grata' nga SHBA dhe vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga partia. Të gjitha sajesat janë në shërbim të qëllimit të tij për të qëndruar në qafën e PD-së, mbrojtur familjen nga drejtësia dhe zbutur ndëshkimin amerikan.
27 Shtator 2021, 15:47 -
Politikë
Agron Duka për Report TV: Situata në PD po dëmton opozitën, s’ka koordinim! Të bashkëpunohet me maxhorancën për reformat e rëndësishme
Aleati i Bashës Agron Duka thotë se situata e krijuar në Partinë Demokratike, po dëmton jo vetëm selinë blu, por të gjithë opozitën pasi mungon koordinimi. Në një intervistë për Report Tv Duka thotë se opozita dhe maxhoranca duhet të bashkëpunojnë për reformat e rëndësishme në parlament.
27 Shtator 2021, 13:37 -
Opinion
Përkrahësit e Bashës dhe të Berishës: racionalët vs. emocionalët
Dje zhvillova një sondazh privat elektronik me votues të thjeshtë të PD-së. Duke qenë një sondazh privat, nuk mund t’i raportoj rezultatet e tij. Por pa zbuluar detaje, mund të them në përgjithësi se përkrahësit e Bashës janë më pragmatistë dhe ata të Berishës janë më pasionantë
27 Shtator 2021, 09:42 -
Opinion
Ylli Pata: ‘Foltorja’ një lëvizje bashkimi? PD, që tani është e ndarë
Kapitullimi politik i Sali Berishës, është një proces krejt i ndarë nga influenca e tij e madhe, në një pjesë të rëndësishme të politikës, por edhe shoqërisë. Lidhja e fortë 30 vjeçare që nga viti 1990, i Berishës me struktura pushteti në vend, natyrisht nuk ç’montohen brenda një periudhe të shkurtër.
27 Shtator 2021, 09:35 -
Opinion
Berishën e mundën skeletet që ka kyçur në dollap
Ka minimalisht dy lloj përgjegjësish që ndëshkojnë individët e profilit të lartë: mëkatet penale dhe morale. Dhe të paktën njërën prej tyre, zoti Berisha e ka me llogari të hapur. Ai është konsideruar dhe është mëkatari kryesor dhe fajtori i padiskutuar moral për deformimet e frikshme qe ka pësuar shoqëria shqiptare në tre dekada.
27 Shtator 2021, 09:25 -
Opinion
Sulltani do të kthehet në fron, por Berisha nuk e pengon dot procesin e nisur
Për çka po ndodh në PD duket se ka kapur në befasi shumë ambiente. Jo se nuk pritej që Berisha të reagonte pas vendimit të Bashës për të ndarë fatin e PD me atë të ish liderit të saj. Përkundrazi, Berisha është shumë i parashikueshëm në vendimet që prekin interesat e tij direkte.
27 Shtator 2021, 09:12 -
Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve
Në zgjedhjet e 2005, kur PD kishte kontraktuar një kompani lobimi amerikane për tu dukur se ishte më afër me SHBA, një kandidat i PD në Gjirokastër e kishte marrë seriozisht këtë punë dhe kërkonte mbështetje amerikane.
26 Shtator 2021, 19:55 -
Politikë
Mero Baze publikon videon nga takimi i Berishës në Vlorë: E sigurt që në takimin e Gjirokastrës Xhorxh Uashington do dalë me origjinë nga Viçidoli
Gazetari Mero Baze ka publikuar një video nga takimi i djeshëm në Vlorë që ish-kryeministri Sali Berisha po bën me bazën e PD-së, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat.
26 Shtator 2021, 16:14 -
Politikë
Ish-nënkryetari i FRPD: Basha ka në plan të krijojë partinë 'Republika e Re', pas shkarkimit! E vetmja rrugë shpëtimi për të, bashkëqeverisja me Ramën
Pas 'betejës' së nisur nga Berisha, Lisandër Hoxha thotë se Basha do të shkarkohet nga posti i kreut të PD dhe se pas kësaj do të krijojë partinë "Republika e Re". Sipas ish-nënkryetarit të FRPD, e vetmja rrugë shpëtimi për Bashën, do të jetë bashkëqeverisja me Ramën.
26 Shtator 2021, 12:32 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, Bujar Nishani: Basha i ka vënë minat PD me kohë, po dëmton edhe Shqipërinë e interesin kombëtar! Bashkëpunimi i tij me Ramën, i turpshëm
“Partisë Demokratike i janë vënë minat nga kreu i PD Lulzim Basha që kur ka marrë drejtimin e saj”. Kështu deklaron ish presidenti Bujar Nishani i cili thekson se Basha nuk po dëmton vetëm PD por sipas tij edhe Shqipërinë e interesin kombëtar.
26 Shtator 2021, 12:27