-
Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët! Ai do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë!
Biznesmeni Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij.
25 Janar 2022, 17:36 -
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës! Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
24 Janar 2022, 22:04 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Meta: Nuk u konsultova me partitë politike për të shmangur polemikat me PD-në! Deputeti Basha s'më ka dëgjuar asnjëherë! Sali Berisha i njeh mirë rregullat e lojës
Meta deklaroi se për të evituar çdo debat dhe polemikë me Partinë Demokratike, zgjodhi të takonte vetëm kreun e grupit parlamentar të PS. Presidenti theksoi se Basha ka bërë të kundërtën që kreu i shtetit i ka thënë. Ndër të tjera Meta e quajti Bashën deputet.
24 Janar 2022, 22:03 -
Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon kandidatët më 30 janar! Ivi Kaso: I zgjedhim sipas primareve
Komisioni i Rithemelimit konfirmon për Report Tv se pavarësisht emrave që përfliten, nuk ka zyrtarizuar asnjë emër për kandidat për 6 bashkitë. Ky proces sipas Ivi Kasos do të përmbyllet me 30 janar, por ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.
24 Janar 2022, 21:00 -
Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën! Deputetët pro kryedemokratit, biznesmenë që kanë interes ekonomik
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
24 Janar 2022, 19:25 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Logu: Nën logon e PD-së nuk kandidojnë mbështetësit e Berishës! Përçarja që i bëri demokratëve do reflektohet tek vota! Ja bashkitë që synojmë të fitojmë
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD-ja zyrtare vijon të theksojë se nën logon e saj nuk do të kandidojnë mbështetësit e Berishës, ndryshe nga çfarë pretendon i ashtuquajturi Komision i Rithemelimit se do të kandidojnë nën siglën e PD-së. Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Marash Logu tha se po punohet për përzgjedhjen e kandidaturave.
24 Janar 2022, 18:52 -
Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki
Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në një ndeshje mes dy palëve armike në Partinë Demokratike se sa një ndeshje e zakonshme mazhorancë-opozitë.
24 Janar 2022, 13:19 -
Berisha me kandidat të pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale? Celibashi për Deutche Welle: Duhet të marrin firmat e 1% të listës së zgjedhësve
Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten me një interes të veçantë nga aktorët politikë dhe qytetarët.
24 Janar 2022, 11:55 -
Rama i prerë me deputetët socialistë: Përmbahuni në komisione, mos degradoni përballë të lajthiturve kush je ti e kush jam unë
Kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve të Partisë Socialiste që të vetëpërmbahen në Komisionet Parlamentare në debatet me kundërshtarët politikë.“Së fundi, n
24 Janar 2022, 11:34 -
Rama sulmon opozitën dhe paralajmëron Metën: Tre lider, njëri 'grata', tjetri 'non grata' dhe i treti edhe 'grata' edhe 'non grata'
Kryeministri Edi Rama është i vendosur që Partia Socialiste të fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjeshshme që do të mbahen më 6 mars. Kryeministri Edi Ram bëri ironi dhe sulmoi PD-në e Bashës, dhe PD-në e Berishës, duke vendosur theksin tek përçarja e tyre se nuk dinë se kujt populli po i drejtohen. Madje kryeministri
24 Janar 2022, 10:46 -
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama: Ne do flasin vetëm për hallet! Opozita me 12-18 kandidatë që do luftojë për mbijetësë të Bashës e Berishës
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit deputetëve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për opozitën."Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është nj&a
24 Janar 2022, 10:40 -
Pse Basha dhe Berisha janë peng i njëri-tjetrit!?
Një politikan i mirë duhet t’i përballë kohërat dhe duhet të dijë realisht të jetë përgjegjës për vendimet e tij. Për fat të keq, ky nuk është rasti i njerëzve, të cilët synojnë të kenë sot monopolin e drejtimit të Partisë Demokratike.
23 Janar 2022, 16:59 -
Berisha sulmon Celibashin: Me urdhër të Ramës refuzoi përfaqësuesin tonë në KQZ dhe pranoi atë të Peng Bashës! Asnjë manovër s’na pengon në fitoren më 6 mars
Komisioni i Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i i 11 dhjetorit, i mbledhur nga Sali Berisha, ka sulmuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin. Kjo pasi sipas tyre, Celibashi me urdhër të Edi Ramës ka refuzuar përfaqësuesit legjitim të PD-së në KQZ dhe ka pranuar përfaqësuesin e Peng Bashës, duke shkelur sipas tyre kushtetutën
23 Janar 2022, 13:08 -
Edi Paloka inkriminon veten: Manipulova votat për zgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së! (Tërhiqet nga lëvizja e Berishës?)
Edi Paloka, në përpjekje për mbrojtur Sali Berishën në këtë përballje, ka pohuar se ka manipuluar votat e anëtarëve të Partisë Demokratike për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar në zgjedhjet e fundit para pak muajsh. Ai ka inkriminuar veten e tij për të argumentuar arsyen se përse nuk është pjesë aktive e Komisionit të Rithemelimit.
22 Janar 2022, 22:37 -
Basha: Projekti i Portit të Durrësit provë korrupsioni! Oligarkët që 'ushqejnë' Edi Ramën dhe 'Foltoren' do të na kenë përballë
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Durrësit deklaroi se është kundër projektit të Portit të Durrësit. Basha theksoi se nuk do të lejojë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë ‘Foltoren’ dhe
22 Janar 2022, 18:25 -
Basha: Shpallja 'non grata' e Berishës ishte një 'shok' për ne, por shkeli vijën e kuqe! Tentoi të çojë demokratët në gjakderdhje më 8 janar
Në një takim me demokratët e Durrësit, kreu i PD, Lulzim Basha, 'sulmoi' sërish ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa theksoi se ky i fundit lufton vetëm për interesa personale. Basha komentoi shpalljen non grata nga SHBA të Berishës ndërsa theksoi se në fillim ishte një 'shok' për të gjithë, por ish-kryeministri
22 Janar 2022, 18:03 -
Tabaku nxjerr dokumentin për inceneratorët: Koha që SPAK të veprojë
Jorida Tabaku e cila është kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës në vitin 2020, ku sipas saj i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë e in
22 Janar 2022, 17:26 -
Mbështetësi i Berishës: Kandidati ynë do të fitojë në 6 mars në Durrës, po humbëm fajin do e ketë Basha
Një grup protestuesish, mbështetës të Sali Berishës e kanë pritur me protesta Lulzim Bashën në Durrës, ku shprehen se janë të sigurt se do të fitojnë në 6 mars, e megjithatë nëse humbin, mesa duket nuk do të mbajnë përgjegjësi, por sërish fajtor do të bëjnë Lulzim Bash&e
22 Janar 2022, 17:17 -
Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, Basha-Berishës: Çfarë primaresh do bësh ti? A ka njeri që s'i njeh kulisat e 'Foltores'? Mesazhi i fshehur që i përçoi ish-kryeministrit nga Durrësi
Lulzim Basha e ka komentuar me ironi vendimin e Sali Berishës për primare në parti për kandidatin e Durrësit. “Ku i pyete ti demokratët”, tha Basha nga Durrësi, e ndërsa është shprehur se shpallja ‘Non Grata’ e Berishës ishte një ‘shok’ në fillim, por tashmë është shndërruar në një vijë të kuqe ndarëse mes tij dhe PD! Edhe kësaj here, Basha u prit me protesta, ku mes mbështetësve të dy palëve nuk munguan fyerjet.
22 Janar 2022, 16:58 -
VIDEO-LAJM/ Ja si reagoi Basha pas masakrës së 21 janarit
Sot 11 vite nga 21 janari, ende nuk ka asnjë fajtor përpara drejtësisë dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se deklarata e Lulzim Bashës asokohe ministër i Brendshëm se kjo ngjarje kriminale do të zbardhej, ishte thjesht një kortezi “sa për të thënë”.
22 Janar 2022, 16:52 -
21 janari vijon të bashkojë Bashën dhe Berishën, si u tërhoq kreu i PD-së nga rrëfimi i krimit, një dëshmi që i implikon të dy
Berisha dhe Basha shkuan në prag gjakderdhje për selinë e partisë, por vijojnë të zbatojnë kodin e heshtjes për 21 Janarin. Kreu i PD-së dha një sinjal reflektimi në dhjetor 2021, por u tërhoq. Bamir Topi ka rrëfyer se Berisha e përdori Bashën si korrier për të sabotuar hetimet e prokurorisë për zbardhjen e krimit të 21 Janarit
22 Janar 2022, 15:48 -
Ina Zhupa: Inceneratori i Tiranës aferë korruptive, të hetohet! Berisha në garë në zgjedhjet lokale? Nuk trembemi nga kandidatë 'non grata'
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur inceneratorin e Tiranës një aferë korruptive, teksa ka listuar edhe shkeljet e evidentuara gjatë zhvillimit të tenderit.
22 Janar 2022, 14:51 -
Basha: Berisha simbol i korrupsionit që po i vjen vërdallë Shqipërisë, 'virozë' që do bëjë ciklin e vet! Më 8 janar tentoi t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij
Për Bashën, Berisha është një 'virus' që do të bëjë ciklin e tij e detyrimisht do të ketë dhe pasojat. Duke u kthyer edhe njëherë te protesta e dhunshme e 8 janarit, Basha tha se Berisha ishte gatu t'i vinte flakën selisë së PD-së, vetëm për karrigen.
22 Janar 2022, 13:31 -
Demokratët duhet të votojnë Foltoren apo PD?
A janë votat për Foltoren de jure vota kundër PD dhe a e dëmtojnë PD përballë egërsisë së pushtetit? Atëherë nëse Foltorja nuk del dot de jure me logon e PD në zgjedhje a përfaqëson interesat e PD dhe të demokratëve? Kandidatët e pavarur a janë në fakt dëmtues të PD dhe po ashtu kundërshtar po aq sa pushteti i Ramës?
22 Janar 2022, 12:53 -
Berisha 'Foltore' në Rrëshen, kritikon termin 'vëllazëri' gjatë vizitës së Erdogan: Ne të tjerët i kemi miq, vëllezër jemi me njëri-tjetrin
Ish-Kryeministri Sali Berisha, vijon 'Foltoret' në qytete të ndryshme të vendit. Në Rrëshen me mbështetësit e Mirditës, Berisha tha se misioni i tij është rrëzimi i regjimit dhe rivendosja e pluralizmit. Berisha përmendi edhe një herë vizitën e Presidentit turk Erdogan në Tiranë dhe shprehu kundërshtinë e tij për termin vëllazëri që u përdor gjatë takimit.
22 Janar 2022, 11:57 -
Eduard Zaloshnja: Rezervuari i votave për 6 marsin
Zgjedhjet lokale, teorikisht, kanë të bëjnë me probleme thjesht lokale (siç presupozohet nga vetë emri i tyre). Në një bashki X, njëri nga kandidatët mund të perceptohet nga votuesit e thjeshtë si më i afti për administrimin e punëve lokale të bashkisë, pavarsisht se cila parti e ka kandiduar. Sidoqoftë, këto zgjedhjet e pjesshme lokale shqiptare të 6 marsit në 6 bashki nuk do të jenë thjesht lokale…
22 Janar 2022, 10:07 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës
Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, tha se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në
21 Janar 2022, 18:30 -
Berisha 2000 $ pagë e përfitime në muaj pa shkuar asnjë ditë në Kuvend, Tritan Shehu nuk u ndahet hoteleve, 8 deputetë bonus 350 $ në muaj sikur jetojnë me qira
Sali Berisha u pagua edhe pse aktiviteti i tij parlamentar ishte zero. U fokusua në aksionin për të rrëzuar Bashën dhe hequr ermin nga lista e zezë e SHBA-ve. Ja sa është kostoja mujore për një deputet.
21 Janar 2022, 18:26 -
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
21 Janar 2022, 17:53 -
‘Kërkoi gjakderdhje’ PD informon ndërkombëtarët për përjashtimin e Berishës! Raporti në duart e selive diplomatike: U kërkuam mbështetësve të tij të distancohen nga dhuna
Pasojat politike të 8 janarit, që u konkretizuan me vendimin e orëve të para të mëngjesit të 11 janarit me përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 8 të tjerëve, si dhe pezullimin e 19 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, tashmë ndodhen në tryezat e ndërkombëtarëve
21 Janar 2022, 17:00 -
Skënder Minxhozi: Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën
Sot është një ditë që Sali Berisha e ka shumë bezdi. Do të donte ta fshinte fare nga kalendari. E gjithë Foltorja e ndjek pas Doktorin në këtë ndjesi ku përzihet shpërfillja, me pak turp të fshehur thellë në subkoshiencë.
21 Janar 2022, 15:41 -
Prokuroria do t’i marrë në analizë deklaratat e tyre, si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Basha dhe Berisha për 21 Janarin
Më 21 janar 2011 njëri ishte Kryeministër dhe tjetri ministri i tij i Punëve të Brendshme, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë pengua nga kjo për të bërë akuza shum të rënda ndaj njëri-tjetrit për krimet që ndodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ plot 11 vite më parë.
21 Janar 2022, 15:43 -
Spartak Ngjela: Gjendja në Shqipëri është nën këtë pyetje: Kur do të eliminohet Berisha?
Por, kjo pyetje tani është e lidhur me historinë tonë. Dhe historia si proces kombëtar ka rregullat e veta strikte. Kurse, kjo histori 30 vjeçare ka kaluar nga korrupsioni moral i Sali Berishës, gjatë viteve 90′, në korrupsionin e tij material, gjatë viteve 2005-2013
21 Janar 2022, 14:58 -
21 janari, Braçe: Pushkatuesit e 4 protestuesve jo vetëm Basha e Berisha, por edhe prokurori që si thirri kurrë të dëshmonin
Për ish kryeministrin Erion Braçe fajtorë për vrasjet në bulevard nuk është vetëm Sali Berisha por edhe Lulzim Basha, që sipas tij kryen pushkatime pa gjyq në demokraci, ndërkohë që prokuroria heshti dhe vijon të heshtë.“Pushkatimet pa gjyq ne “demokraci”! Nuk ka ndodhur kurrkund ne Evr
21 Janar 2022, 13:56 -
Meta i jep dekorata aktorëve në Korçë më 21 janar, Rama: S'ka çfarë bën tjetër, tallje e madhe me ata njerëz që shkojnë i marrin
Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin."
21 Janar 2022, 13:45 -
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Drejtësia do të veprojë, homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve të vërtetë
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.
21 Janar 2022, 13:31