-
Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa
Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.
23 Shkurt 2023, 08:12 -
Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari për regjistrimin e popullsisë është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.
21 Shkurt 2023, 13:36 -
Raporti INSTAT/ E marta e ‘zezë’, dita e javës me më shumë aksidente
21.7% më pak aksidente kanë ndodhur në muajin janar krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, e marta është dita me numrin më të lartë të aksidenteve krahasuar me ditët e tjera të javës.
17 Shkurt 2023, 17:08 -
Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët nga Anglia! Bien prenotimet në restorante
Sot është Shën Valentini, dita kur dashuria është në ajër, dhe me të është shtuar edhe kërkesa për dhurata. Buqetat me trëndafila natyralë, apartamentet me qira me oxhak të dekoruar me qirinj, tullumbacet me helium dhe petalet natyrale apo arushat prej pelushi vijojnë të mbetet trendi më i preferuar i dhuratave për Ditën e të Dashuruarve.
14 Shkurt 2023, 07:49 -
INSTAT: 13,7% më pak bebe të lindura me 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste
Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin.
11 Shkurt 2023, 08:31 -
Aksidentet rrugore u ulën me 15.3% gjatë 2022, eksperti Qibini: Problem mbetet nata, s'ka ndriçimin e duhur! Për shpejtësinë 130 km/h duhen ndryshime në infrastrukturë
Një raport i INSTAT tregon se aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 u ulën me 15.3%. Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini thotë se infrastruktura rrugore është përmirësuar por mbetet problem ndriçimi gjatë natës.
18 Janar 2023, 14:57 -
INSTAT: Inflacioni vjetor 6.7% në 2022, në 2021 ishte 2%! Ushqimet e pijet alkoolike, ndikimin më të madh te çmimet
Festat e fundvitit shqiptarëve u kanë kushtuar rreth 14% më shtrenjtë se në vitin 2021. Kjo për shkak të inflacionit të luftës në Ukrainë, i cili në dhjetor shënoi një tjetër rënie, duke zbritur në nivelin 7.4%, ndërsa në nivel vjetor 6.7% nga 2% që rezultonte një vit më parë
9 Janar 2023, 19:45 -
Raporti i INSTAT për administratën, PD e Berishës dhe PL e Metës: Rama ndërtoi shtet rrumpallë për interesa partiake
Në një raport të fundit INSTAT bëri me dije se punësimi në administratën publike është rritur në mënyrë të shpejtë gjatë dekadës së fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjeten në vitin 2014.
5 Janar 2023, 14:01 -
Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, bujqësia e ndërtimi kontributin kryesor! Brenda marsit hapen bastet online
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit. Në fillim të 3 mujorit të parë të 2023 do të hapen bastet online. Ibrahimaj tha se janë në procesin e finalizimit të projektligjit dhe se në fillim të vitit ardhshëm fillojnë procedurat për miratim.
28 Dhjetor 2022, 09:45 -
Raporti INSTAT/ Turizmi dhe ndërtimi gjallëruan ekonominë shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2022
Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e tretë të këtij viti, duke u rritur, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti i Statistikave (Instat) me 4.02 përqind. Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë regjistruar një aktivitet pozitiv, por rritja qartazi i detyrohet kryesisht turizmit dhe ndërtimit.
23 Dhjetor 2022, 19:23 -
Tkurrja e konsumit, bie volumi i mallrave të përpunuara në porte, por rritet ndjeshëm transporti i pasagjerëve
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ka vijuar tkurrjen edhe në nëntor, duke reflektuar një rënie të konsumit nga çmimet e larta dhe emigrimit të popullsisë
23 Dhjetor 2022, 07:45 -
Rritet paga mesatare në 3-mujorin e tretë të 2022! INSTAT: 9.3% më e lartë se 2021
Me rritjen e pagës mesatare, sektori i bujqësisë edhe pse me nivelin e pagës nën rangun kombëtar, ka njohur rritjen më të madhe. Institucionet financiare kanë pagat më të larta, gati dyfish mbi pagën mesatare bruto
13 Dhjetor 2022, 11:09 -
Shtrenjtimi i çmimeve thellon tkurrjen e transportit të mallrave me kamion, konsumi me rënie edhe në prag festash
Shtrenjtimi deri 4-fish i tarifave të transportit të mallrave që nisi pas pandemisë nuk ndikoi të rënia e volumit tregtar, në nivelet e larta që po ndikon shtrenjtimi i çmimeve.
12 Dhjetor 2022, 09:08 -
Eksportet e Shqipërisë në Gjermani rriten me 75%, Italia partner kryesor ndër vendet e BE! Shkëmbimet me Kosovën u ulën 40%, shkak aksesi direkt në Portin e Durrësit
Eksportet me Gjermaninë kanë pësuar rritje të ndjeshme në gati 75% në 10 muajt e këtij viti. Në raportin e INSTAT për shkëmbimet tregtare, vendet e BE vijojnë të zënë volumin më të madh, ndërsa Italia mbetet tregu kryesor. Por nga ana tjetër kanë pësuar ulje në masën 40 % eksportet me Kosovën
29 Nëntor 2022, 15:03 -
Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset
Ministria e Financave në një material të posaçëm shpjegues për Kuvendin ka sqaruar se, vetëm nëpërmjet disa letrave të dërguara në biznese këtë vit, arkëtoi 7 % më shumë të ardhura nga kontributet ose 2,1 miliardë lekë (18 mln euro).
28 Nëntor 2022, 11:32 -
Zgjatet sezoni turistik! Fluks të huajsh edhe në muajin tetor, 22.3% më shumë se një vit më parë
365.227 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për muajin tetor. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, tregojnë se turizmi në vend ka vijuar edhe gjatë muajve të vjeshtës
25 Nëntor 2022, 18:03 -
Shqipëria më pak e prekura në Evropë por sërish rritja e çmimeve tremb, ushqimet 13.7% më të shtrenjta! Qytetarët: Po kursejmë copën e bukës
Shqipëria rezulton ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, por ushqimet janë produktet që janë shtrenjtuar më shumë. Për qytetarët kostot e produkteve më bazike sa vijnë dhe bëhen më të papërballueshme në përputhje me pagat e pensionet ndaj të shumtë janë ata të cilët kanë vendosur të ndjekin rrugët e emigrimit.
22 Nëntor 2022, 21:29 -
Shqiptarët, të dytët më të plakurit në Europë brenda një dekade, pas Moldavëve
Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane. Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat.
22 Nëntor 2022, 11:26 -
Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët
Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj. Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.
21 Nëntor 2022, 12:20 -
INSTAT publikon shifrat/ Numri i lindjeve u ul me rreth 20% në korrik-shtator! Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve
Numri i lindjeve për tremujorin e tretë të këtij vitit në Shqipëri është ulur me 19.8%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2021. Ndërsa sa i përket numrit të vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2021
14 Nëntor 2022, 18:02 -
Çmimet e larta frenojnë konsumin, importet bien 6% në sasi për 9-mujorin, por paguam 1.2 mld euro më shumë
Çmimet e larta rezultojnë se po frenojnë konsumin për shumë produkte. Sipas INSTAT, në periudhën janar – shtator, importet në sasi ranë me gati 6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
19 Tetor 2022, 07:39 -
Banka e Shqipërisë po zgjedh 'kurën e dhimbshme', efekti te kredimarrësit dhe buxheti
Banka e Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit javën e kaluar, duke treguar se është e vendosur të ndjekë një shtrëngim të shpejtë monetar, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin e lartë. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të sjellë efekt të ndjeshëm negativ për kërkesën e brendshme, duke ngadalësuar më shumë konsumin dhe investimet.
16 Tetor 2022, 07:48 -
Inflacioni në shtator 8.1%, niveli më i lartë në 24 vite! Rritje çmimet e ushqimeve dhe naftës
Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT, ky ndryshim një vit më parë ishte 2.5%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022 është 0,6 %
10 Tetor 2022, 13:56 -
Kriza e çmimeve ngadalëson ekonominë e vendit! Në tremujorin e dytë u rrit me vetëm 2.2%, ndikim negativ ndërtimi dhe energjia
Sipas Instat Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021
30 Shtator 2022, 13:10 -
Sociale
‘Pasurohen me kafshatën që u vjedhin jetimëve’, PL reagon për raportin e KLSH: Rama nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partsië së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me auditimin e kryer nga KLSH në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku rezultoi se nuk është respektuar niveli i kuotave fina
29 Shtator 2022, 15:09 -
Sociale
Raporti i KLSH: Fëmijëve në jetimoren 'Zyber Halluli' nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar
Sot dekada pas, duket se e drejta ende nuk gjendet duke peshuar mbi shpinën e pjesës më të delikate të shoqërisë, fëmijëve. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtëpinë e fëmijëve shkollorë “Zyber Hallulli” në Tiranë zbardh se kuota ushqimore e miratuar për ta është dhënë në normë më të ulët duke mos garantuar kështu normat kalorike normale.
29 Shtator 2022, 12:03