-
Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars 2023, për herë të parë pas 5 vitesh
Pas një rritjeje të ndjeshëm në katër vitet e fundit, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet ka shënuar rënie të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti.
30 Maj 2023, 12:46 -
Ulen vdekjet, 21.3% më pak se në vitin 2021! INSTAT: 69% e vdekje për shkaqe natyrale
Vdekjet për vitin 2022 ranë me 21.3% krahasuar me vitin 2021. Sipas raportit të INSTAT, shumica e vdekjeve gati 97% ndodhën për shkaqe natyrale, por ku shkak kryesor mbeten sëmundjet kardiovaskulare. Në statistikat zyrtare rezulton se ulje pati edhe tek vdekjet e shkaktuara nga vrasjet.
29 Maj 2023, 21:26 -
Lindshmëria në vend në nivelin më të ulët historik! 17% më pak lindje në tremujorin e parë, Rama: Do sjellë mungesë të krahut të punës
Tremujori i parë i këtij viti rezulton me ulje të lindjeve me 17%, niveli më i ulët historik që ka prekur ndonjëherë vendi. Por pozitive paraqiten shifrat e vdekshmërisë, të cilat janë ulur me rreth 32%, duke u ulur në nivelet e para pandemisë.
25 Maj 2023, 17:48 -
INSTAT: 1.7 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të 2023
Turizmi edhe këtë vit do të dominojë ekonominë e vendit. Instat raporton një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë, rreth 1.7 milion turistë të huaj.
25 Maj 2023, 17:03 -
Shqipëria hap rreth 10 mijë vende të përkohshme pune, Censusi 2023 dhe programi i praktikave hapin aplikimet
Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie.
23 Maj 2023, 22:52 -
Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri
Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë.
17 Maj 2023, 22:12 -
Bie numri i vrasjeve dhe krimeve të rënda në vend gjatë 2022, rriten shifrat e zyrtarëve të dënuar për korrupsion! Shkak hetimet intensive
Publikohet nga INSTAT raporti vjetor për krimet, ku në vitin 2022 vihet re rritja e ndëshkimeve për shpërdorim detyre. Ka rritje dhe të dhunës në familje e krimeve seksuale. Lajmi i mirë është rënia e numrit të vrasjeve
28 Prill 2023, 13:48 -
Viti nis mbarë, në 3 muaj në Shqipëri hyjnë 1 milionë vizitorë! Turistët kryesisht nga Europa, Amerika dhe Azia
Ky vit ka nisur mbarë për turizmin në shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion persona në territorin shqiptar.
25 Prill 2023, 22:07 -
INSTAT: Rritje e shkëmbimeve tregtare me BE-në, Shqipëria eksportoi drejt vendeve të unionit 73.6% të eksporteve në total
Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare, Shqipëria e kryen me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, brenda tre mujorit të parë të ktij viti shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE zënë 59.3% të të gjithë tregtisë.
20 Prill 2023, 12:00 -
Tirana me shkallën më të lartë të 'dembelizmit', 42% e popullsisë as në punë dhe as në kërkim të saj me 2022
Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsisë jo aktive në tregun e punës (që nuk është as në punë dhe as nuk kërkon të punojë). Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite.
20 Prill 2023, 07:57 -
Pagat zyrtare, ndërtimi, bujqësia, tregtia, shërbimet dhe industria paguajnë nën mesataren
Presionet për rritjen e pagave në ekonomi janë shtuar si nga kushtet e reja në tregun e punës ashtu edhe nga qeveria, e cila në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale kanë vënë rritjen e pagave si kryefjalë. Të dhënat nga pagat zyrtare që deklarohen në tatime tregojnë se punonjësit në katër aktivitete kryesore ekonomike e kishin pagën mesatare mujore më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi.
11 Prill 2023, 07:30 -
Shqetësim për rënien e vazhdueshme të lindjeve në 3 dekada në Shqipëri
Në Shqipëri, lindjet vijojnë të bien në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë.
10 Prill 2023, 18:34 -
Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.
7 Prill 2023, 17:15 -
Eksperti për sigurinë rrugore në Report Tv: S'kemi institucion që të merret me hetimin e aksidenteve! Kodi jonë Rrugor më penalizuesi në Europë
Aksidentet rrugore, vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në raportin më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me 14,3 %. Sipas INSTAT shkak i aksidenteve janë bërë sjelljet e pa përgjegjshme të drejtuesve të automjeteve
21 Mars 2023, 13:05 -
Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç
Aksidentet rrugore, vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Në raportin më të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë muajit shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me 14,3 %. 88 të tilla kanë ndodhur muajin që lam pas
20 Mars 2023, 18:09 -
Importet e karburanteve ranë me 8% në tremujorin e fundit 2022, por INSTAT thotë se konsumi u rrit me 4.7%
Të dhënat e INSTAT tregojnë se sasitë e shitjes më pakicë të hidrokarbureve u ritën me 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
17 Mars 2023, 07:42 -
INSTAT publikon shifrat e punësimit për tre mujorin e fundit të 2022! Shënohet rritje krahasuar me një vit më parë! Sektori i shërbimit me kontributin më të lartë
Në tremujorin e katërt të vitit 2022 u regjistruan 4.2% më shumë të punësuar krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2021, ndërsa shënoi rënie me 0.4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2022. Ndërkohë, rënie ka pësuar dhe shkalla e papunësië, që kapi vlerën 10.8%, duke shënuar një rënie 1,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe është rritur me 2,5 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
10 Mars 2023, 15:21 -
Vijon rritja e çmimeve të produkteve të importit, INSTAT publikon shifrat e 3 mujorit të katërt të 2022: Energjia rritet me 19,4% dhe produktet ushqimore me 13,4%
Vijon rritja e çmimeve të produkteve të importit, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar nga 9 muajt e parë të vitit 2022. Peshën më të madhe duket se kanë energjia dhe industria e përpunimit. INSTAT publikon shifrat e importit të 3 mujorit të katërt të vitit 2022.
6 Mars 2023, 15:46 -
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë
Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por sërish në pjesën më të madhe ato janë pothuajse plot gjatë gjithë ditës, duke na bërë një nga shtetet që shpenzojmë më shumë kohë (dhe para) në kafene
1 Mars 2023, 12:20 -
Inflacioni s’ndal ndërtimet! Rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e 2022-it! Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta
Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori i ndërtimit vazhdion të ketë rritje dhe rritja e çmimeve nuk ka ndikuar gjatë vitit 2022. Vetëm në 3 muajt e fundit të vitit 2022 janë rritur 16.6% numri i lejeve të dhëna për ndërtim, ku mëe shuym,ë lejë ka miratuar bashkia e Durrës, ndërsa rekord më vete ka shënuar bashkia e kukësit që për 6 muaj nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi.
28 Shkurt 2023, 11:20 -
Turizmi në 2023-in në lulëzim! Pothuajse dyfishohen hyrjet e të huajve në vend, por ikin më shumë shqiptarë
Numri i turistëve në vend gjatë periudhës së muajit janar është rritur me 94.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit të këtij viti, në territorin shqiptar hynë 377 mijë shtetas të huaj.
24 Shkurt 2023, 15:27 -
Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa
Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.
23 Shkurt 2023, 08:12 -
Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari për regjistrimin e popullsisë është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.
21 Shkurt 2023, 13:36 -
Raporti INSTAT/ E marta e ‘zezë’, dita e javës me më shumë aksidente
21.7% më pak aksidente kanë ndodhur në muajin janar krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, e marta është dita me numrin më të lartë të aksidenteve krahasuar me ditët e tjera të javës.
17 Shkurt 2023, 17:08 -
Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët nga Anglia! Bien prenotimet në restorante
Sot është Shën Valentini, dita kur dashuria është në ajër, dhe me të është shtuar edhe kërkesa për dhurata. Buqetat me trëndafila natyralë, apartamentet me qira me oxhak të dekoruar me qirinj, tullumbacet me helium dhe petalet natyrale apo arushat prej pelushi vijojnë të mbetet trendi më i preferuar i dhuratave për Ditën e të Dashuruarve.
14 Shkurt 2023, 07:49 -
INSTAT: 13,7% më pak bebe të lindura me 2022, rënia përtej skenarëve pesimiste
Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin.
11 Shkurt 2023, 08:31