-
Rama niset sot drejt Gjermanisë, do nënshkruhen tre marrëveshje në Berlin për Ballkanin Perëndimor! Fokus edhe kriza energjetike
Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
2 Nëntor 2022, 09:29 -
Për të tetin vit radhazi, industria gjermane rrit numrin e të punësuarve
Industria gjermane përballet me kosto të larta të energjisë dhe pengesa të vazhdueshme. Numri i të punësuarve megjithatë po rritet: sipas të Entit Federal të Statistikave, ky është muaji i tetë radhazi i rritjes.
1 Nëntor 2022, 19:39 -
Rama niset nesër drejt Gjermanisë, të enjten takim në kuadër të Procesit të Berlinit! Fokusi do jetë kriza energjetike dhe lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
1 Nëntor 2022, 18:53 -
Blinken do vizitojë Gjermaninë për takimin e G-7, diskutim për krizën e energjisë dhe ushqimit të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë
Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të udhëtojë në Munster, Gjermani këtë javë për takimin e Ministrave të Jashtëm të G-7 dhe Forumin Amerikano-Gjerman të së Ardhmes.
1 Nëntor 2022, 18:05 -
Kancelari gjerman pritet të vizitojë Kinën, shkak shqetësimet për hapjen e tregjeve dhe të drejtave të njeriut! Do takojë krerët e shtetit
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë presion ndaj Kinës për të hapur tregjet e saj dhe do të ngrejë shqetësime për të drejtat e njeriut javën e ardhshme në atë që do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi të Bashkimit Evropian në Kinë që prej nisjes së pandemisë COVID-19.
28 Tetor 2022, 14:56 -
Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën
Berlini ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave dhe të shmangë veprimet që çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.
27 Tetor 2022, 13:12 -
Tensionet mes Francës dhe Gjermanisë dëmtojnë aftësinë e BE-së për të vepruar
Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë dhe kësaj here kriza është më serioze se zakonisht. Sepse ajo vjen në një kohë kritike dhe dëmton aftësinë e BE për të vepruar në raste krizash.
26 Tetor 2022, 09:06 -
Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Berlin, 5 të arrestuar! Sekuestrohet lëndë narkotike me vlerë 1 mln euro
Policia gjermane ka shkatërruar një bandë droge në Berlin. Në pranga kanë rënë 5 shqiptar, të cilët akuzohen se kanë trafikuar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani
25 Tetor 2022, 21:10 -
Gjermania ka nevojë, punëtorët nga Ballkani Perëndimor kanë më shumë mundësi punësimi atje
Shumë sipërmarrje në Gjermani kërkojnë me urgjencë punonjës të kualifikuar. Qytetarët nga vendet jashtë BE do ta kenë më të lehtë të jetojnë dhe punojnë në këtë vend në të ardhmen. Parashikohen lehtësime nga viti 2023.
22 Tetor 2022, 15:58 -
Kriza energjitike, Muzeu i Berlinit fik dritat për herë të parë që nga viti 1996
Kriza energjetike ka arritur edhe në skenën kulturore. Hamburger Bahnhof në Berlin, shtëpia për artin bashkëkohor të Nationalgalerie, tani po dërgon një sinjal. Muzeu fikur dritat e neonit të përdorura për instalimin e dritës “Untitled” nga artisti amerikan Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996.
18 Tetor 2022, 23:03 -
Akuzohet për lidhje me Rusinë, Gjermania shkarkon shefin e sigurisë kibernetike
Shefi i sigurisë kibernetike i Gjermanisë, Arne Schönbohm është shkarkuar pas akuzave se ka lidhje me Rusinë me anë të një shoqate që ka themeluar ai më parë. Prej vitit 2016, Schönbohm ka udhëhequr Autoritetin Federal të Sigurisë Kibernetike (BSI), i ngarkuar me mbrojtjen e komunikimeve qeveritare.
18 Tetor 2022, 21:45 -
Ditzes, pa universitet dhe pedagogë, jemi pa atdhe
Një miku im pedagog gjerman, po më shpjegonte një ditë, në lidhje me vështirësitë e marrjes së disa dokumenteve për të filluar punën dikur, si mësues në ciklin e ulët. I thashë pa u menduar, se vështirësia vinte ndoshta, ngaqë Gjermania sa kishte filluar rindërtimin pas luftës së Dytë etj., etj.
18 Tetor 2022, 19:30 -
Përqafime dhe të qeshura! Rama ndan fotot nga Kongresi i Partive Socialiste në Berlin, takohet me kancelarin gjerman Scholz
Në kongresin e Partive Socialiste Euoropiane, kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë
15 Tetor 2022, 08:13 -
Mori çmimin prestigjoz nga OKB-ja, Angela Merkel ua kushton njerëzve që ndihmojnë refugjatët në Gjermani
Ish-kancelarja gjermane ua kushtoi nderimin e OKB-së njerëzve që ndihmojnë refugjatët. Angela Merkel e mori çmimin prestigjioz Nansen nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Gjenevë.
11 Tetor 2022, 15:16 -
Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane? Flet shefi i Zyrës Federale të Sigurisë Informative
Pas aludimeve të një programi satirik gjerman për lidhjet e mundshme të kryetarit të Zyrës Federale të Sigurisë Informative me shërbimin e fshehtë rus, qeveria gjermane po kërkon të vërtetën.
11 Tetor 2022, 11:25 -
Gjermania thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit: Ata që rrahin gratë qendrojnë në anën e gabuar të historisë
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për t'u ndaluar hyrjen në vendet e bllokut, si dhe ngrirje të pronave, atyre që janë përgjegjës për shtypjen brutale të protestave antiqeveritarë në Iran
9 Tetor 2022, 20:11 -
Ministrja gjermane: Ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë! NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha gjatë një vizite në Lituani se NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët për të mbrojtur veten nga çdo veprim agresiv nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin.
8 Tetor 2022, 17:50 -
Zili evropiane për 'dyherë-bamin' energjetik të Gjermanisë
Në 29 shtator qeveria gjermane shpalli se do të mbështesë me 200 miliardë euro, me 5% të Produktit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë, sipërmarrjet dhe familjet për të ulur faturat e energjisë. Si bazë për ndihmën do të merret kostoja e energjisë e vitit të kaluar. Qeveria ofron kompensimin e diferencës ndaj çmimeve aktuale të energjisë.
7 Tetor 2022, 22:55 -
Pasojat klimatike të rrjedhjes së metanit nga shpërthimi i gazjellesit 'Nord Stream'
Zyrtarët danezë thonë se rrjedhja e metanit nga gazsjellësit e dëmtuara të gazjellësit “Nord Stream” ka të ngjarë të jetë shpërthimi më i madh i gazit të dëmshëm që shkakton efektin serrë në histori, deri më tani. Ekspertët thonë se rrjedhja nuk ka të ngjarë të ketë qenë aksidental, duke shtuar se përpjekjet për të mësuar se si ka ndodhur ai do të jenë shumë të vështira.
6 Tetor 2022, 19:27