-
Report Tv në fshatin e trafikantit nga Hasi/ 17 mijë paund për 1 udhëtim me kamion drejt Anglisë...babai në Has i 'mbytur' në borxhe
Report Tv ishte në familjen e Kastriot Ahmataj të zbuluar nga Daily Mail si pjesë e një grupi në trafikun e klandestinëve në Angli. Familja e tij jeton në fshatinNikoliq, disa kilometra larg qytetit të Krumës. I larguar tre vite më parë, babai i tij, ende nuk ka shlyer dot borxhin 7500 paund që mori për ta dërguar me kamion të birin në Londër.
29 Tetor 2019, 12:59 -
'Me avion ose kamion me 17 mijë £ të çoj në Angli'/ Trafikanti nga Hasi 'kapet' nga gazetarët dhe qesh me 39 viktimat: Fati i keq
Një shqiptar ka rënë në 'rrjetën' e gazetarëve britanikë gjatë një investigimi vetëm pak ditë pas tragjedisë së 39 emigrantëve që u gjetën pajetë në një kamion frigoriferik.
27 Tetor 2019, 19:39 -
-
-
Kapen duke transportuar 9 klandestinë, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec, nën hetim një 52-vjeçar
A.V dhe V.M u vunë në prangat e policisë në saj të operacionit për goditjen e veprimtarisë së paligjshme, në drejtim të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar ilegalisht kufirin kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së
16 Tetor 2019, 15:21 -
-
-
-
15 mijë paund për të shkuar në Angli, kapet 19-vjeçari nga Burreli dhe falsifikuesi i letrave
Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçari me inicialet V. L. rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një personi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente 19-vjeçarin me inicialet H. N.
31 Gusht 2019, 11:54 -
700 euro për të shkuar në Angli, kapen 4 shqiptarë të fshehur në furgon...brenda kutive!
Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Dover, në Calais para se të kapëcente Kanalin La Mansh, në pjesën britanike. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.
22 Korrik 2019, 14:23 -
-
Kalonin klandestinë nga Greqia në Malin e Zi/ Shkatërrohet grupi kriminal me shqiptarë, kapet në Elbasan kreu turk (FOTO)
Grup kriminal vepronnte në kufirin e gjelber Greqi - Shqipëri dhe Shqiperi - Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian.
13 Qershor 2019, 16:44 -
Goditet grupi i trafikut të klandestinëve, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s që i siguronte rrugën 4 transportuesve (EMRI)
Një efektiv i policisë në komisariatin e Elbasanit u arrestua së bashku me 4 shqiptarë të cilët funksiononin si një grup në trafikun e qenieve njerëzore. Persona të huaj me shtetësi kurde dhe sirianë trafikoheshin prej tyre, pasi vinin nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit.
10 Maj 2019, 14:36 -
Emigrantët ilegal, DASH përgëzon operacionet e policisë shqiptare
Në dy faza operacione “One if By land” çoi në pranga mbi 60 persona të përfshirë në grup kriminal që trafikonin ilegalisht shqiptarë dhe emigrantë nga lindja e mesme drejt SHBA-ve, Kanadasë, Anglisë e vendeve të BE-së emigrantë.
6 Prill 2019, 14:12 -
Memeci bie viktimë e çudirave me drejtësinë shqiptare
Çudira me drejtësinë shqiptare. Një person është arrestuar me argumentet sipas organit të akuzës, se ka përgjime telefonike që e implikojnë atë në dosjen e dërgimit të emigrantëve drejt SHBA-së, në rrugë të paligjshme. Por ekspertiza zbulon se 52-vjecari nuk mundet të flasë. Prokuroria dyshon se telefoni i tij është përdorur nga persona të tjerë.
1 Mars 2019, 12:37 -
22 në burg dhe 7 në arrest shtëpie/ Jepet masa e sigurisë për trafikantët e klandestinëve
Seanca te Krimet e Rënda zgjat plot 12 orë. Ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar me dhjetëra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve. Për të siguruar një pasaportë të falsifikuar qytetarët e interesuar kanë paguar shuma të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.
5 Shkurt 2019, 21:05 -
Grupi i trafikut të klandestinëve/ Gabimi i policisë çoi në qeli 56-vjeçarin, lirohet në sallën e gjyqit
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se Enver Muka 56-vjeç ishte lënë nga gjykata në masën 'arrest shtëpi', por një gabim me procedurat nga policia e kaloi në qelinë e burgut.
5 Shkurt 2019, 13:13 -
Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)
Detaje të reja lidhur me trafikun ilegal të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë. Report Tv mëson se pjesë e rrjetit kriminal ishte edhe kreu i shoqatës së vllehëve, i cili siguronte dokumente false për të interesuarit. Grupi kishte pajisur me pasaportë false edhe anëtarin e bandës së Shijakut. Arratiset organizatori i trafikut, Dritan Gramozi, Report Tv siguron përgjimet telefonike mes personave në kërkim. Seancë maratonë, Krimet e Rënda japin masat e sigurisë për 32 të arrestuarit
5 Shkurt 2019, 11:17 -
-
Pasaporta false për në SHBA e Kanada/ Report Tv siguron dosjen e Prokurorisë, emrat e të arrestuarve
Shtetas nga lindja e mesme, kinezë dhe shqiptarë ishin klientët e grupit kriminal të arrestuar dy ditë më parë për trafik klandestinësh. Report Tv ka siguruar dosjen e zbulimit të këtij grupi ku çmimet që pagueshin për një pasaportë amerikane false arrinin në 20 mijë euro.
4 Shkurt 2019, 19:54
