-
Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Kushi: Ruajtja dhe forcimi i shqipes, detyrë e përgjegjësi për të gjithë
Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta u finalizua dhe gjeti fituesin e saj, pas një procesi të gjatë i cili nisi në muajin janar të këtij viti, me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria. 4 më të mirat që u zgjodhën ishin: Shkolla “Branko Kadia” nga Shkodra, Shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça, Shkolla “7 Dëshmorët” nga Roskoveci dhe Shkolla “21 korriku” nga Burreli.
28 Prill 2023, 12:58 -
Manchester City me shkollë futbolli në Durrës, drejtori i Akademisë "Vllaznia" në Report TV: 1 ose 2 talente do i shërbejnë anglezëve, objektiv edukimi
Manchester City do ketë një Akademi dhe Shkollë futbolli në Durrës. Klubi i Premier League firmosi dje marrëveshjen me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, si edhe me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
27 Prill 2023, 10:52 -
Gjiknuri në Elbasan: Kandidati përballë fsheh martesën e re Berisha-Meta se i vjen turp! Mbështetja për PS, votë për investime dhe paga të larta
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes Haxhias.
24 Prill 2023, 18:53 -
Armand Duka: Bastet sportive do na ndihmojnë, të krijojmë tregun e sportit në Shqipëri
Në Konferencën Kombëtare të Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri” mbajti fjalimin e tij edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duke bërë një krahasim me sportin në vendin tonë disa vite më parë dhe progresin që ka pësuar, Duka konf
18 Prill 2023, 11:58 -
Konferenca e Sportit, Veliaj: Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do të ribëhen më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në konferencën "Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri", e cila bashkon në një hapësirë diskutimi aktorët kryesorë të zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj, përmendi dy nga projektet më madhore që do të realizohen për sportin në kryeqytet.
18 Prill 2023, 11:39 -
Ministrja Kushi në Prishtinë: Bashkëpunimi i kërkuesve shkencorë dhe universiteteve të dy vendeve, prioriteti absolut
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Prishtinë programin e bashkëfinancimit për projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor. Programi i bashkëfinancimit u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci.
14 Prill 2023, 14:56 -
Projekti ‘Qëndro në Shkollë’, Ministrja e Arsimit: Po punojmë për parandalimin e braktisjes shkollore! Programet tërheqëse ndikojnë për të identifikuar talentet
‘Qëndro në shkollë’ është projekti 3 vjeçar që po zbatohet pasi ka synim parandalimin e braktisjes shkollore. Në takimin që zhvilloi Ministrja e Arsimit dhe Sportit së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri, Evis Kushi theksoi rëndësinë e këtij projekti që mbështet mjaft mirë politikat dhe programet arsimore në vend.
13 Prill 2023, 12:25 -
Tezja rreh mësuesen në shkollën fillore në Memaliaj, ministrja Kushi: Dhuna s’është zgjidhje! Jam e indinjuar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e djeshëm në Memaliaj ku tezja dhunoi mësuesen në filloren në Memaliaj. Ministrja Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore
12 Prill 2023, 13:11 -
Deputetë të komisioneve parlamentare Shqipëri e Kosovë takohen në Ministrinë e Arsimit, diskutohen projektet dhe sfidat e përbashkëta
Ecuria e marrëveshjeve ndërinstitucionale në sfidat e përbashkëta në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe hapësirat për bashkëpunime të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës janë diskutuar sot në një takim në ambientet e MAS, gjatë një vizitë të deputetëve të komisionit të arsimit nga Kosova.
11 Prill 2023, 16:19 -
Prezantohet politika e re e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve, Kushi: Bazuar në konkluzionet do të përmirësojmë politikat tona
Pas një pune disa mujore, Ministria e Arsimit dhe Sportit së bashku me Agjencisë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka përfunduar procesin e hartimit të një paketë treguesish dhe procedurash për të realizuar një politikë të re për renditjen kombëtare të gjimnazeve.
8 Prill 2023, 12:29 -
Evis Kushi: Jo e largët dita kur sportistët tanë garonin për një shtet tjetër, sot janë frymëzim dhe pjesë e FA
Në ceremoninë e dhënies së gradave ushtarak për sportistët elitar të Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka thënë se nuk është e largët dita kur për shkak të kushteve, sportistët elitarë kuqezinj janë larguar dhe kanë garuar për tje
6 Prill 2023, 10:32 -
Në takim me mësuesin, Rama takon kundërshtarin e tij në basketboll: Ishte më i mirë se unë
Gjatë takimit me mësues, kryeministri Edi Rama ka takuar kundërshtarin e tij, kur luante basketboll dhe këtë u kujdes që ta theksonte edhe aty.“Këtë e kam pasur kundërshtar, ishte me Tironën, ishte më i mirë se unë”, tha Rama.
4 Prill 2023, 18:17 -
Shpallet thirrja e parë për bashkëpunim universitet-biznes, rektori UBT-së: Bizneset të paguajnë studentët për kërkime! Ministrja: Vetëm 25% e kërkuesve tanë janë aktivë në projekte
Në thirrjen e parë për bashkëpunime mes universiteteve dhe bizneseve ministrja e arsimit Evis Kushi tha se pa shkencën nuk mund të ketë përparim. Universiteti i parë që iu përgjigj thirrjes, ishte ai Bujqësor
4 Prill 2023, 16:45 -
Në datat 3-9 java e pushimit për shkollat fillore, Kushi: Do keni kohë të luani në ajër të pastër
Ministrja e Arsimit ka ndarë një mesazh për nxënësit e shkollës fillore në kuadër të pushimeve pranverore. Kushi udhëzoi të gjithë nxënësit që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për të luajtur me njëri-tjetrin si dhe të shijojnë natyrën.
2 Prill 2023, 20:19 -
‘Kampioni në Shkollën Time’, Kushi takim me nxënësit: Shpërblejmë të gjithë ata që fitojnë medalje, jo vetëm sportistët elitarë
Prej disa muajsh Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të promovimit të vlerave të sportit shqiptar dhe të nxitjes së të rinjve për tu marrë sa më shumë me sport, inicioi nismën “Kampioni në Shkollën Time”.
24 Mars 2023, 17:49 -
Sot Dita Botërore e Sindromës Down, ministrja Kushi: Duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri, këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje
Çdo 21 mars shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Çdo vit është dita për të dëgjuar zërin e persona që kanë këtë sindromë apo dhe i atyre që jetojnë me ta.
21 Mars 2023, 11:51 -
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
Ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e parasë dhe menaxhimit do të jenë në fokus të aktiviteteve të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj jave, e cila njihet dhe si java e parasë. Guvernatori Sejko tha se po punohet për një strategji për edukimin dhe përfshirjen finanicare.
20 Mars 2023, 10:28 -
Konkursi ‘Dhurata Për Mësuesin Tim’, ministrja Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
Aktiviteti përmbyllës i Konkursit “Dhurata Për Mësuesin Tim” mblodhi shumë nxënës finalistë, mësues dhe prindër këtë fundjavë në Shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme
19 Mars 2023, 16:22 -
Ministrja Kushi: Me Kosovën, së shpejti takime me shqiptarë në Evropë, për ruajtjen e Gjuhës Shqipe dhe identitetit kombëtar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në Elbasan homologen e saj nga Kosova Arbërie Nagavci, ku në nder të saj u organizua edhe një koncert në teatrin “Skampa”, me përmbajtje patriotike.
18 Mars 2023, 09:00 -
Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit. Kjo VKM e miratuar ditën e sotme detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.
13 Mars 2023, 13:40 -
Ministrja e Arsimit për Sondazhin Kombëtar të Studentëve: Vlerësimi i cilësisë dhe performancës së universiteteve i rëndësishëm për institucionet
Sondazhi Kombëtar i Studentëve i realizuar në 39 institucione të arsimit të lartë në vend, ka dalë në rezultate konkrete të cilat u prezantuan nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Bordi i Akreditimit gjatë një aktiviteti, ku merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Rektorët të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe studentë
3 Mars 2023, 17:59 -
Ministrja Kushi për sistemin SMIP: Ofron shumë avantazhe dhe e ngre sistemin tonë arsimor në një tjetër nivel të digjitalizimit
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një prezantim për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), i cili ofron shumë avantazhe për institucionet arsimore, mësuesit dhe prindërit, si dhe e ngre sistemin arsimor në një tjetër nivel për sa i përket digjitalizimit
25 Shkurt 2023, 12:49 -
14-vjeçari tmerron nxënësit në Sarandë bojkotohet mësimi! Prindërit: Kërcënon vazhdimisht me armë! Ministrja Kushi e pranon: Jemi në dijeni, do marrim masa
Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot të mësimit nga ana e një pjese të nxënësve në shkollën Adem Sheme në Sarandë. Sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçare ka shkuar në klasën e 6 e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.
21 Shkurt 2023, 18:33 -
Kushi në Komisioni për Edukimin: 200 shkolla të tjera me SmarbLab-e, marrëveshja me Bankën Botërore
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi duke folur për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), theksoi se aktualisht në 1021 shkolla nga 1181, gjenden kompjuterë që janë në gjendje pune, ndërkohë që
21 Shkurt 2023, 12:49 -
Plagosja me armë zjarri në gjimnazin e Laçit, Kushi te ‘Edukimi’: E kemi në vëmendje rastin
Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jas
21 Shkurt 2023, 12:26 -
Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar
Një ndër temat më të diskutuara të tematikës së arsimit është padyshim matura shtërore. Kështu e nisi diskutimin në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit dhe Sporttit, Evis Kushi e cila foli për disa risi për sistemin parauniversitar.
21 Shkurt 2023, 11:42 -
Kriza për mësues, Ministria e Arsimit ‘i falet’ profesioneve alternative! Udhëzimi i ri, zgjerohen mundësitë për aplikim të mësuesve
Mungesa e studentëve që preferojnë dhe zgjedhin degën e mësuesisë ka bërë që ministria e arsimit të shikojë forma të reja alternative për të nxjerr mësues të rinj. Përmes një udhëzimi të ri bëhet me dije se nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik në një nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.
17 Shkurt 2023, 15:48 -
4 laboratorë dhe 1 Qendër Multifunksionale i shtohen Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kushi: Jo vetëm për kërkim shkencor, në dispozicion edhe të studentëve
Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës i janë shtuar katër laboratorë të rinj dhe një Qendër Multifunksionale për Këshillin Studentor dhe klubet studentore. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për të parë nga afër laboratorët e rinj për Këshillin Studentor dhe klubet studentore.
15 Shkurt 2023, 11:08 -
Rama në takimin me studentët: Do i ofrojmë të rinjve të hyjnë në sektorin publik si inxhinier të teknologjisë së lartë! Pagat po aq të mira sa në sektorin privat
Në takimin me studentët ekselentë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se po punojnë që të rinjtë që bëhen pjesë e sektorit publik si inxhinierë të marrin paga po aq të mira sa në sektorin privat.“Po punojmë me një studim të rëndësishme, q&am
9 Shkurt 2023, 17:20 -
Studentja nga Përrenjasi flet para Ramës: Më thatë 'puno fort se do t'ia dalësh'! Zgjodha rrugën e emigrimit, u ktheva se atje 'vidhen ëndrrat'
“Mos u bëni emigrant”, ishte thirrja e një studenteje nga Përrenjasi që foli gjatë takimit për programin e ri të bursave të studimit. Blerta Mema rrëfeu historinë e saj dhe zgjedhjes për të emigruar. Studentja u shpreh se zgjodhi të kthehej pasi atje “rrëmbehen ëndrrat.”&ldq
9 Shkurt 2023, 17:10 -
Rama: Diplomat që jep ‘Bujqësori’ do jenë më të vlefshme në tregun ndërkombëtar! Agronomët, aq të nevojshëm sa mjekët
Në takimin me studentët, kryeministri Edi Rama përsëriti se ekselentët dhe ata që zgjedhin degët prioritare do të duhet të qëndrojnë për 3 vite në vendin tonë pasi Shqipëria nuk mund të financojë shërbimin shëndetësor të shteteve të pasura.Duke iu referuar atyre që
9 Shkurt 2023, 16:41 -
Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, Rama: 3 vite pas studimeve e kanë obligim të qëndrojnë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët ekselentë, duke u ndalur tek fenomeni i largimit të mjekëve përsëriti sërish faktin se ato që mbarojnë fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri, e kanë të paktën detyrim që të qëndrojnë 3 vite pas studimeve n&
9 Shkurt 2023, 16:35 -
Programi i bursave/ Rama-studentëve: Paga minimale shkon 40 mijë lekë brenda disa javësh, do e marrin edhe ekselentët e kush zgjedh degët prioritare
Nga 34 mijë që është aktualisht, paga minimale brenda pak javësh pritet të rritet në 40 mijë lekë, me synimin që brenda dy viteve të arrijë në 45 mijë lekë. Këtë e bëri me dije kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit me 160 studentë ekselentë dhe të degëve prioritare që kanë përfituar bursë studimi sa paga minimale për rezultatet e tyre.
9 Shkurt 2023, 16:19