-
Gafa e Bashës, Rama poston videon: Faleminderit që na bën të qeshim
Videon e gafës së kryedemokratit me datën e ngritjes së flamurit të Kastriotëve në Krujë, e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama. Përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu Basha edhe e ka falenderuar kreun e PD duke i thënë: ”Flm që na bën të qeshim".
28 Nëntor 2018, 14:58 -
Dita e Pavarësisë, Ambasadori i BE-së uron shqiptarët: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë shqiptarët duke bashkangjitur një flamur shqiptar në profilin e tij ne Twitter me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 13:43 -
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen në ceremoninë që u zhvillua këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës për ngritjen e flamurit kombëtar. Ai u shfaq këtë të mërkurë me një veshje tërësisht jashtë protokollit, me një xhup të gjatë kundër shiut dhe me një palë pantallona aspak serioze.
28 Nëntor 2018, 13:34 -
Urimi i veçantë i Ambasadës Amerikane në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Në ditën e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i uron të gjithë qytetarët shqiptarë për përvjetorin e 106 -të të Pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 09:54 -
‘Pavarësia’ bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë/ PD feston e ndarë në Tiranë
Dita e Flamurit bën bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në Vlorë. Autoritetet e larta shtetërore bënë homazhe te "Ushtari i Panjohur" në qytetin e Pavarësisë, ndërsa demokratët kanë festuar të vetëm në Tiranë.
28 Nëntor 2018, 08:35 -
Batuta 'What the f*ck' dje në Kosovë/ Rama bën remix me këngën e njohur: La gente esta muy loca (Video)
Shprehja “What the f*ck” e kryeministrit është montuar me këngën e Sak Noel – Loca people. Vetë kryeministri e ka shpërndarë në Instagram dhe duket se e ka pritur me të qeshura.
27 Nëntor 2018, 22:05 -
Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Ekspozohet harta e rrallë detare, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë
Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta e cila daton që më 1455 dhe që ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet më pas në një depo dhe në terriorin shqiptar ka përdorur toponimin “Scandrebeco”.
27 Nëntor 2018, 18:57 -
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Panariti në '45 minuta': Rama mori rol që nuk i takonte
Edmond Panariti ka thënë se në takimin e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, i kaloi atributet e një kryeministri. Ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama 1, komentoi edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se korrigjimi i kufijve, në thelb është ndryshim i tyre.
27 Nëntor 2018, 16:16 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, ministri i Jashtëm serb: Rama dje 'vrau' bashkëpunimin rajonal
Reagimi i Ivica Daçiç, pas mbledhjes së djeshme të dy qeverive, në Pejë, ku kryeministri i Shqipërisë mbështeti tarifën 100% për mallrat serbe në doganat e Kosovës dhe kritikoi ashpër nismën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
27 Nëntor 2018, 16:26 -
Zbulohet artefakti i rrallë historik, prezantohet sot nga kryeministri Edi Rama
Aktiviteti përmbyllës i jubileut të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut zhvillohet sot në Qendrën për hapje edhe Dialog. “Report Tv” zbulon paraprakisht artefaktin e rrallë historik, hartën detare, që do ta prezantojë sot kryeministri Edi Rama
27 Nëntor 2018, 15:27 -
Me propozim të Ramës, Fatmir Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
26 Nëntor 2018, 13:44 -
Fotolajm/ Bënë simbolin e shqiponjës, ja cilët ishin zyrtarët e dy qeverive që dolën ‘huq’
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Por në foton e përbashkët të dy qeverive, pas mbarimit të mbledhjes së përbashkët, vërehen detaje “interesante”
26 Nëntor 2018, 13:25 -
Fotolajm/ Dy kabinetet bëjnë simbolin e shqiponjës, mbyllet mbledhja e përbashkët e qeverive në Pejë
Anëtarë të të dy kabineteve, pas nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të rëndësishme kanë bërë një foto të përbashkët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në prag të Ditës kombëtare të Festës së Flamurit.
26 Nëntor 2018, 13:07 -
Ahmetaj kundër tarifimit të Serbisë, Rama: Ka folur në parim, nuk ka pse të pendohet
I pyetur lidhur me qëndrimin e Arben Ahmetaj, lidhur me taksën 100% të vënë ndaj Serbisë, Rama ka sqaruar deklaratëne ministrit të tij duke u shprehur se ajo që kishte thënë ishte tejet normale.
26 Nëntor 2018, 12:35 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: BE me dy fytyra ndaj Kosovës, Serbia thikë pas shpine shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur mbi vendimet që pritet të merren pas mbledhjes së dy qeverive. Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë njëra-tjetrën, pavarësisht rrethanave historike.
26 Nëntor 2018, 10:54 -
'Shtëpitë s'do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri', Basha publikon sërish videon e Ramës: Gënjen dhe mohon veten
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sërish videon e kryeministrit Edi Rama për banesat pa leje të ndërtuara në "Unazën e Re" në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
26 Nëntor 2018, 09:46 -
Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
Në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo për heqjen e tarifave telefonike roaming mes dy vendeve.
26 Nëntor 2018, 08:22 -
Rama rendit arsyet pse propozoi Ridvan Boden për në BSH: I çova një SMS, PD e shpalli tradhtar (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me arsyet pse e propozoi ish-ministrin e Financave të PD, Ridvan Bode për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Rama tha se komunikimi i tij i vetëm me Boden ka qenë përmes një SMS-je të cilës ish-ministri i është përgjigjur pozitivisht.
25 Nëntor 2018, 16:28 -
Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit bën bashkë Ramën dhe Metën, kryeministri: Asnjë tokë shqiptare të mos u jepet të huajve
Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.
25 Nëntor 2018, 16:40 -
Rama pa nga afër varfërinë ekstreme në shtëpinë e Bashkim Sefës, kryefamiljari gjen punë, nis edhe rindërtimi i banesës
Kryeministri ka publikuar sërish një video mëngjesin e sotëm, ku shihet se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpisë së Bashkim Sefës, dhe se ky i fundit është punësuar në një kantier privat
25 Nëntor 2018, 09:37 -
Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vija e kuqe’ e Ramës, ja sa herë të tjera kërcënimet e Bashës kanë rezultuar blof
Edhe sot Basha i kërkoi Ramës të mos shkelë “vijën e kuqe” me ndërtimin e Unazës së Madhe. Por po të analizojmë të gjitha deklaratat e tij me “vijë të kuqe”, asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet duke nisur nga ato me Teatrin Kombëtar, për mos emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm apo për të penguar Erion Veliajn nga ndërtimi i këndit të lojërave tek Liqeni.
24 Nëntor 2018, 18:13