-
Bajrami: Transaksioni i 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është kryer më 9 tetor
Ministrja e Financave të Kosovës,Hykmete Bajrami, lidhur me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor ndërsa ka theksuar se hetimet ende vazhdojnë.
21 Tetor 2020, 16:47 -
Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave në Kosovë
Plot dy milionë euro janë zhdukur nga Ministria e Financave në Kosovë, paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie dhe nuk dihet ende se ku kanë përfunduar. Policia e Kosovës, ndërmerr një aksion në këtë ministri, ku është arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.
21 Tetor 2020, 15:45 -
-
-
-
Ekskluzive/ Në pranga 'bosi' i biçikletave! Zbulohet baza në Kombinat, video si vidheshin nëpër Tiranë
Vjedhja e biçikletave në Tiranë duket se funksionon si një rrjet i mirëorganizuar me një bazë ku depozitohen ato. Në pak muaj Andreson Fidani 30 vjeçari nga Kombinati arriti të mbledhë nga hajdutët 66 biçikleta tashmë të sekuestruara, ndërsa gjykata e la atë në qeli. Para hetuesve Fidani deklaroi se i blinte lirë për t'i dhënë me qira pa e ditur se ishin të vjedhura. Ndërsa policia ka zbuluar se në këtë skemë vjedhje janë përfshirë të mitur e përdorues droge të cilët kundrejt 2000 deri në 3000 lekë. Pasi vidhinin biçikleta të cilat kushtonin deri në 60 apo 80 mijë lekë i shisnin ato tek Anderson Fidani.
13 Tetor 2020, 11:12 -
-
Iraniani vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni! Arrestohet hacker-i, ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë
Iraniani vidhte të dhënat personale të muxgahedinëve nga telefoni. Policia ka arrestuar hacker-in 45-vjeçar, i cili ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë.
10 Tetor 2020, 09:29 -
-
Bënte kërdinë me vjedhjen e biçikletave, celularëve dhe sende të tjera, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Arrestohet një 37-vjeçar në Durrës më 5 tetor. U kap duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt në lagjen nr. 17. Policia zbardhi dhe 10 vjedhje të tjera që mbajnë emrin e 37-vjeçarit.
7 Tetor 2020, 15:33 -
-
-
Bënte kërdinë me makina në Durrës! Vidhte sende personale, navigatorë e pasqyra, në pranga një 47-vjeçar
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit duke vjedhur sende personale në një makinë në zonën e plazhit. Ai dyshohet se është autor dhe i 8 vjedhjeve të tjera teksa ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
1 Tetor 2020, 09:06 -
-
-
-
-
Kamuflimi me kapele, maska anticovid e çelësa të modifikuar, ReportTv zbardh vendimin e hajdutëve të kryeqytetit
Report Tv zbardh dosjen e bandës se Arian Rapit dhe Etem Muratajt të cilët vidhnin banesa në kryeqytet. Këta dy grabitës modifikonin çelësat e banesave dhe maskoheshin me kapele e maska anti-covidi gjatë vjedhjeve.
14 Shtator 2020, 19:19 -
-
Vidhet një farmaci në Berat/ Autori merr paratë dhe largohet me vrap...farmacistja e ndoqi, por se kapi dot
Një farmaci në lagjen "30 Vjetori" ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe vjedhja është kryer kur farmacia ka qenë e hapur. Dyshohet se hajduti ka qenë duke vëzhguar për disa orë me radhë lëvizjet e farmacistes dhe kur ajo ka dalë për një moment jashtë, ai ka hyrë brenda farmacisë, ku ka marrë të gjitha lekët që ndodheshin në sirtar dhe është larguar me vrap.
13 Shtator 2020, 14:33
