-
U kallëzua nga KLSH për prokurimet publike me dëm 33 mln lekë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi 4 orë në SPAK: S’mund të flas për shkak të hetimit
Ish kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.
16 Maj, 09:54 -
'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë në GJKKO, shkak mungesa e Xhevahir Litës dhe avokatit të tij
Shtyhet seanca e parë e dosjes Metamorfoza në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Shkak ishte mungesa e të pandehurit Xhevahir Lita dhe e avokatit të tij Arben Nela. Seanca e rradhës u la më 24 maj, ora 10:00.
13 Maj, 10:55 -
Sterilizimi/ GJKKO shtyn më 3 qershor seancën paraprake, Beqaj: S’na është vënë në dispozicion e gjithë dosja
Seanca parapake gjyqësore për sterilizimin është shtyrë për në datën 3 qershor. Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i kanë kërkuar trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
13 Maj, 10:41 -
Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2.8 vite burg për ish sekretaren e Përgjithshme, Joana Duro dhe dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion në lidhje me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.
10 Maj, 11:22 -
GJKKO liroi nga qelia avokatin Arben Lena, SPAK apelon vendimin, kërkon kthimin në burg
Prokuroria e Posaçme ka apeluar brenda një kohe rekord lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena nga qelia në masën arrest në shtëpi. Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel
10 Maj, 10:10 -
Përcaktohen gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit
Përcaktohen gjyqtarët e Apelti të Posaçëm, që do të marrin në shqyrtim ankimimin e Fredi Belerit, për dënimin e dhënë ndaj tij nga Shkalla e Parë. Ndërkohë ende nuk është bërë me dije se kur do të jetë seanca e rradhës kur trupi gjykues do të shqyrtojë ankimimin e Beleri, që ndodhet në qeli për blerje votash prej 12 majit 2023.
9 Maj, 15:38 -
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi humbën betejën e radhës në dyert e gjykatës së Posaçme për të dalë nga arresti shtëpiak. Avokati i Berishës foli me të njëjtën gjuhë sulmi ndaj SPAK si Berisha në hetim për aferën Partizani, kur e quajti prokurorinë, parti politike.
3 Maj, 12:13 -
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për pyetjen e 5 dëshmitarëve amerikanë me video-konferencë në gjyqin ndaj tij për masakrën e Gërdecit. GJKKO vendosi që dëshmia të bëhet me letër porosi dhe marrja në pyetje do të bëhet nga agjentë të FBI.
2 Maj, 12:27 -
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar për Report Tv se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi më 4 prill në Kuvend. 40 të dënuar përfituan falje ndërsa 60 ulje të dënimit. Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion. PD ka thirrur për interpelancë Manjën.
1 Maj, 19:49 -
Leje legalizimi e punësim në këmbim të votës në zgjedhjet e 2019, Përgjimet zbuluan zyrtarin e Kadastrës e kryeplakun e Saukut! Në grackë dhe juristi i ALUIZNI-t e sekseri
Prokuroria e Posaçme SPAK informoi sot lidhur mbi arrestimet e Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osmani, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë. Të dy u arrestuan mbrëmjen e 26 prillit me kërkesë t&am
27 Prill, 12:23 -
Leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Arrestohet zyrtari i kadastrës e kryeplaku i Saukut (EMRAT+VIDEO)
Zyrtari i Kadastrës, Dritan Stroka dhe kryeplaku i fshatit Sauk, Agim Osmani të arrestuar nga SPAK një ditë më parë, rezultojnë se kanë blerë vota për Partinë Socialiste në këmbim të lejeve të legalizimit në zgjedhjet vendore të 2019.
26 Prill, 22:53 -
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
7 vite pas masakrës së Lushnjes me 2 të vrarë, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun. Kundërshtari i bandës së Aldo Bares, ndodhet i arrestuar në Greqi, ku po përpiqet të mos ekstradohet në vendin tonë, pavarësisht se gjykata në Janinë e ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare
24 Prill, 15:36 -
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
Apel i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij. Ka qenë ish-gruaja e Çelës, Miranda Thartori që ka ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e 1 dyqani dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro.
23 Prill, 15:46 -
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish ministrit Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marr në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve
22 Prill, 09:06 -
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
Pas rrëzimit dy herë të kërkesave, SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3-anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale
19 Prill, 15:45 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
Dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka kaluar për gjykim. Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.
17 Prill, 10:51 -
'A keni shpërdoruar detyrën? A jeni akullore?', Dako refuzon të japë koment pas seancës në GJKKO
Ish kryebashkiaku i Durrësit pas seancës së sotme në GJKKO, ka refuzuar të përgjigjet për median. Pyetjes së gazetarëve se a ka shpërdoruar detyrën, Dako iu përgjigj se nuk kishte koment.Gjithashtu edhe pyetja: A jeni akullore?, nuk mori përgjigje.Dako u largua nga GJKKO i sh
12 Prill, 16:55 -
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste. Në përfundim të seancës u vendos që më 17 prill do të merret vendimi nëse dosja në ngarkim të tij do të kalojë ose jo për gjykim.
12 Prill, 13:26 -
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dha dënimin për 9 gratë e riatdhesuara nga Siria, të cilat akuzohen për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj”.
11 Prill, 20:51 -
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e 'arrestit në burg' për Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales, i cili u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'.
5 Prill, 11:32 -
Arrestimet e fundit të SPAK, PD: Mos kurseni askënd
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetime. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.“Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është n&eum
30 Mars, 17:03 -
Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë
9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë u vunë nën masa sigurie nga GJKKO me kërkesë të SPAK dy ditë më parë, pasi akuzohen për favorizim të kompanisë 5D në përfitimin e 11 tenderave prej vitit 2016-2020. Sot ata dolën para gjykatës, ku u lanë në fuqi masat ndaj tyre.
30 Mars, 10:38 -
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars, 10:15 -
U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi sot SPAK-ut të që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas GJKKO, SPAK duhet të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës pasi kjo e fundit pushoi çështjen.
28 Mars, 12:38 -
Arrestimi i Jorgo Goros/ Zbardhet dëshmia e ish kreut të Kadastrës: Nuk kam njohje me investitorin Artan Gaçi, as udhëzime apo ndërhyrje nga Jorgo Goro
Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme:“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Ga&cced
26 Mars, 14:44 -
VIDEO/ Jorgo Goro brenda në kafazin e të arrestuarve në GJKKO
Report Tv siguron videon e momentit kur kryebashkiaku në detyrë i Himarës me pranga në duar ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Më pas është shoqëruar në seancën e gjyqit ku dhe do të njihet me masën e sigurisë dhe do të merret në pyetje.Në vid
26 Mars, 11:58 -
Arrestimi i Jorgo Goros/ Paraqiten në GJKKO dhe ish kreu i Kadastrës Vlorë dhe ish juristi
Bilbil Aliaj ish Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë është paraqitur sot në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë. Ndaj tij më 23 mars GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie’ për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim<
26 Mars, 11:24 -
Arrestimi i Jorgo Goros/ GjJKKO lë 'në burg' kryebashkiakun në detyrë të Himarës! Në hetim se tjetërsoi mbi 10 mijë metra katror në Dhërmi
GJKKO lë në burg kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në fuqi u lanë të gjitha masat e sigurisë vetëm ajo ndaj ish kreut të Kadastrës, Bilbil Aliaj ndaj të cilit u ndryshua masa e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'detyrim me paraqitje' pasi është babai i një fëmije të mitur 5 muajsh.
26 Mars, 07:56 -
Apeli rrëzon Berishën, nuk do marrë pjesë në seancat plenare, mbetet në arrest shtëpie! Avokati sulmon drejtësinë: U shkelmua Kushtetuta
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në një kohë që ndodhet në arrest shtëpie për aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'. Avokatët e Berishës sulmuan drejtësinë duke thënë se është shkelmuar Kushtetuta
25 Mars, 09:26 -
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro jep nesër ‘llogari’ në GJKKO! Kreu i Bashkisë Himarë në bllokun e sigurisë në Tiranë
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme do të dalë nesër në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.
25 Mars, 07:22