-
Tregtarët e Zdrales në protestë: Mos na vini shkelmin na gjeni një vend ku të shesim...Më qan fëmija në shtëpi (VIDEO)
Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë që t'u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
27 Prill 2020, 11:22 -
A do bëjmë pushime këtë verë? Eksperti i turizmit: Hapja është afër! Sot konsultime për masat dhe protokollin. Nuk duhet të mendojmë vetëm për izolim e për të larë duart!
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i turizmit Zak Topuzi qartëson situatën e krijuar nga koronavirus në sektorin e turizmit ndërkohë që po ndiqen rekomandimet nga organizatat ndërkombëtare të turizmit. Sot pritet ti rekomandohet nga Ministria e Turizmit dhe një program paraprak për hapjen.
27 Prill 2020, 11:02 -
Gjirokastra asnjë rast me COVID-19, shijojnë lirinë/ Qytetarët: Vendim i mirë, të dalin njerëzit nga depresioni (VIDEO)
Gjirokastra është një nga zonat e gjelbërta, ku nga kjo e hënë kanë nisur zbatimin masat e reja lehtësuese. Edhe pse një zonë kufitare, në këtë qytet nuk është regjistruar asnjë rast dhe sot pas më shumë se një muaji e gjysmë, qytetarët e po shijojnë "lirinë&qu
27 Prill 2020, 10:43 -
Pas 4 javësh në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja kthehet në shtëpi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se një 70-vjeçar nga Kruja i prekur me COVID-19 pas 4 javësh në terapi intensive është shëruar dhe kthehet në shtëpi.
27 Prill 2020, 09:35 -
Sondazhi: Bizneseve u mbarojnë likuiditetet, 83% nuk paguajnë dot detyrimet
83% e bizneseve prodhuese pohuan se nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të të ardhurave, sipas një Sondazhi që Bashkimi i Prodhuesve realizoi me 100 anëtarë të e tij.
27 Prill 2020, 09:17 -
Taksisti rikthehet në punë pas 47 ditësh në karantinë: Një dëshirë e madhe për të jetuar, e mbaj mend mirë datën 10 mars
Eldi e mban mend mirë datën 10 mars, atëherë kur puna e tij si shofer taksie u pezullua, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Eldi i TaxiLux i kishte munguar edhe emisionit të mëngjesit "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, me panoramimin që i bënte trafikut në rrugët kryesore në rubrikën e përditshme.
27 Prill 2020, 09:07 -
Të bllokuar nga COVID-19 në SHBA/ Riatdhesimi i shqiptarëve nga New York në 29 prill, tranzit nga Roma
Për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Amerikë, për shkak të situatës së COVID-19, do të kenë mundësi që të rikthehen në atdhe me avionin që do të niset në datën 29 prill. Ato do të karantinohen 14 ditë në hotelet e përcaktuara për COVID-19, njësoj si të gjithë të emigrantët e tjerë, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit.
27 Prill 2020, 08:38 -
Pas një muaji e gjysmë mbyllur, KLGJ hap sot dyert e gjykatave për qytetarët 'për çështje të ngutshme'
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që sot të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, "për çështje të ngutshme" dhe nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
27 Prill 2020, 08:23 -
Qytetarët në zonat e gjelbërta shijojnë lirinë: Të dalin njerëzit nga depresioni! I moshuari nuk 'ngopet' me diellin...në dyqane shfaqen blerësit e parë
Report Tv ka bërë një vëzhgim në Pogradec, Gjirokastër, Sarandë, ku duket se jeta ka rifilluar nga e para. Qytetarët e kanë vlerësuar si të drejtë vendimin për masa lehtësuese në qytete që nuk kanë raste të të infektuarve.
27 Prill 2020, 07:58 -
'Nëse e do Italinë ruaj distancën', Italia nis faza e dytë nga 4 Maji! 1 qershor mund të hapen lokalet dhe restorantet
Italia do të nisë fazën e dytë në datën 4 Maj, ku një pjesë e mirë e bizneseve pritet që të hapen. Për lokalet, restorantet dhe shumë biznese të tjera pritet data 1 Qershor.
26 Prill 2020, 21:26 -
Ermal Meta sjell një version ndryshe të këngës 'Lule Velo Partizani', kushtuar lirisë në këto ditë izolimi
Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka sjellë një version ndryshe të kolonës zanore të filmit "Partizani i vogël Velo", gjatë qëndrimit në shtëpi në këtë periudhë karantine.Përmes kitarës ai ka sjellë vargjet e një kënge kuptimplotë në këto dit
26 Prill 2020, 20:53 -
Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?
Por mënyra dhe këmbëngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vetë karantinën, por ua kërkon të tjerëve. Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si i çmendur, nëse do.
26 Prill 2020, 20:29 -
COVID-19, ASH: Shqipëria dhe bullgaria më pak vdekje, statistikat, 9 e 8 humbje për një milion banorë (VIDEO)
Humbjet më të pakta në jetë njerëzore nga situata globale e pandemisë së koronavirusit, në raport me numrin e popullsisë i ka Shqipëria dhe Bullgaria. Të dyja vendet kanë 9 dhe 8 vdekje për një million banorë. Në vendet e Ballkanit vdekshmëria për një milion banorë shkon deri 28.
26 Prill 2020, 16:37 -
Shqipëria merr pjesë në studimin për mjekimet kundër COVID! OBSH vlerëson praninë e saj
Shqipëria merr pjesë në "Studimin Klinik të Solidaritetit" së bashku me 100 vende të tjera të botës, në të cilat testohen medikamente të ndryshe për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme ndaj koronavirusit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë studim është vlerësuar nga OBSH.
26 Prill 2020, 16:23 -
Boris Johnson mposht totalisht koronavirusin, kthehet në punë të hënën
Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin. Ai do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nha koronavirusi. Johnson u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë, përfshirë këtu edhe 3 netë në terapi intensive.
26 Prill 2020, 14:58 -
Nga veshjet te lulet e mobiljet...lista e dyqaneve të pakicës që do të hapen nesër! Manastirliu: Zgjerohet dhe fasha e lëvizjes (VIDEO)
Nga e hëna (27 prill) qytetarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bërë pazare. Fasha e orarit është zgjatur nga 90 minuta në 120 minuta, megjithatë theksojmë që është detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose një mesazh në numrin 55155. Ndërkohë, nga dita e nesërme, do të hapet blloku i dytë i biznese, por duke i paralajmëruar zbatimin e protokollit, në të kundërtën do të ndëshkohen.
26 Prill 2020, 14:04