-
Presidenti Ilir Meta, siç ka zakon është “arratisur” edhe këtë të diel nga kryeqyteti drejt natyrës.
19 Shtator 2021, 12:25 -
Karnavalet, Berati mes personazheve të botës së fëmijëve (VIDEO)
18 Shtator 2021, 14:07Berati, qyteti i ”një mbi një dritareve” është gjallëruar këtë fundjavë në atmosferën e festës së Karnavaleve. Me maska dhe kostume shumëngjyrëshe, fëmijët beratas iu gëzuan për disa orë personazheve më të dashur të botës së tyre duke rikthyer traditën e munguar të jetës kulturore në qytet.
-
Punonjësit harrojnë zgarën ndezur, zjarri shkrumbon lokalin në Berat (VIDEO)
17 Shtator 2021, 07:22Si pasojë e një pakujdesie, flakët kanë përfshirë gjatë natës një lokal në Berat, përkatësisht në afërsi të urës së Goricës. Punonjësit e lokalit kishin harruar zgarën në kuzhinën e lokalit ndezur dhe fillimisht zjarri kishte filluar në atë dhomë duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.
-
Berat/ Mjeti përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë! Shoqërohet drejtuesi
16 Shtator 2021, 12:40Një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur në qytetin e Beratit. Teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, ai është përplasur nga mjet tip 'Ford'. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa shoqëruesi i mjetit është shoqëruar në Polici për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.
-
Shpërndarje heroine e kokaine dhe kultivim kanabisi, 4 operacione të ndryshme, 5 të arrestuar në Berat, Memeliaj, Fier dhe Mirditë
16 Shtator 2021, 10:105 persona janë vënë në pranga në 4 operacione të ndryshme të policisë për kultivim kanabisi dhe shpërndarja drogash të forta.
-
5 piktorë të mëdhenj “çelin” Beratin me punimet e tyre
15 Shtator 2021, 21:0560 punime artistike në pikturë janë prezantuar këtë herë nga 5 artistë bashkëkohorë shqiptarë në një ekspozitë me titull "Studio e hapur” në Berat. Punuar me teknika të penelit dhe akuarelit në piktura dominojnë portretet dhe peizazhet më të bukura të zonave turistike në vendin tonë.
-
Iu besua Berati, Bledi Çuçi i dorëzon detyrën si drejtuese e Gjirokastrës Mirela Kumbaros: Vijoj të jem deputet në këtë qark, do adresoj problematikat
11 Shtator 2021, 22:42Bledi Çuçi ditën e sotme i ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik në qarkun e Gjirokastërs Mirela Kumbaros, vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e emëroi drejtues politik në Berat.
-
Festa e Rroshnikut, panair me produkte ‘bio’ nga 13 fshatra të Beratit, fermerët: Të rregullohet rruga, të çojmë prodhime në treg
9 Shtator 2021, 14:39I njohur për pemtarinë e bukuritë e natyrës fshati Rroshnik i Beratit ka organizuar panairin e përvitshëm me prodhime “bio” të zonës , ku dominojnë arrat, verërat, rakia dhe fiqtë e Beratit. Në stenda të ndara fermerët kanë prezantuar prodhimet nga 13 fshatra ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për nxjerrjen e produkteve në treg.
-
Berat/ Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit, vihen nën hetim 2 qytetarë
8 Shtator 2021, 16:05Dy qytetarë janë vënë nën hetim në Berat, pasi transportonin në mënyrë të paligjshme pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit.
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur
7 Shtator 2021, 19:00Dy makina kanë përfunduar me ‘kokë’ në kanal për shkak të një aksidenti të ndodhur në aksin Lushnjë-Berat. Si pasojë e këtij aksidenti, pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Ndezi shkurret, por zjarri doli jashtë kontrollit, arrestohet fermeri që dogji 10 hektar tokë në Poliçan
7 Shtator 2021, 09:56Një ditë më parë një zjarr i përmasave të mëdha doli jashtë kontrollit nga djegia e shkurreve në fshatin Vertop, Poliçan.
-
Godina e re e DRSHTRR Berat drejt përfundimit, Rama: Një tjetër shembull i transformimit epokal për shërbimin e drejtuesve të automjeteve
7 Shtator 2021, 09:00Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin godinës së re, tanimë drejt përfundimit të Drejtorisë̈ Rajonale Berat.
-
Poliçan/ Ndezi shkurret, por zjarri i del jashtë kontrollit, fermeri shoqërohet në polici! Digjen rreth 10 hektarë ullinj, terreni i vështirë për të ndërhyrë
6 Shtator 2021, 19:29Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me ullinj në fshatin Vertop në bashkinë Poliçan.
-
Berat, humb kontrollit e mjetit në kthesë, përplaset me makinën përballë, 3 të plagosur lehtë! Drejtuesi italian i përfshirë në aksident: Isha ngadalë, makina erdhi në korsinë time
6 Shtator 2021, 18:57Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Berat-Skrapar, pranë fshatit Hoxhaj. Dy makina janë përplasur kokë më kokë duke dëmtuar lehtë 3 persona.
-
Rama publikon videon e vlogut suedez: Destinacionet më të bukura për t'u vizituar në Shqipëri
6 Shtator 2021, 18:54Disa prej vendeve më të bukura në Shqipëri u është bërë jehonë nga vlogu suedez Joyous Travel
-
Tërmeti i 26 nëntorit, 2 familje në Poliçan kërkojnë strehim: Pas 2 vitesh, ende jetojmë në çadra! Rindërtimi në hapat e fundit, pritet të përfundojë në 2022
6 Shtator 2021, 15:55Teksa procesi i rindërtimit është në hapat e fundit, në Polican të Beratit 2 familje vijojnë të qëndrojnë në cadër. Ata apelojnë për ndihmë nga shteti, pasi thonë se shtëpia as nuk i është rindërtuar dhe as nuk kanë marrë paratë e dëmshpërblimit.
-
Kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, policia arreston 21-vjeçarin nga Kuçova
6 Shtator 2021, 10:10Në një kohë kur puna për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri është intensifikuar, një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Kuçovës.
-
Lagja periferike në Berat nën ‘pushtetin’ e plehrave, banorët e revoltuar fajësojnë komunitetin Rom për gjendjen dhe ngrenë alarm: Bashkia të marrë masa
1 Shtator 2021, 12:27Lagja e ish-pjeshkores në Uznore, në Berat është nën “pushtetin” e plehrave, duke u bërë kështu një shqetësim për banorët e zonës të cilët janë të revoltuar.
-
24-vjeçari në Berat u plagos me 6 plumba, 2 autorët e qëlluan për një borxh! Para një viti e gjysmë të tre punonin në një shtëpi bari
30 Gusht 2021, 15:26Zbardhet dosja hetimore e ngjarjes se 19 gushtit në lagjen "Dëshmorët e Kombit" ku mbeti i plagosur 24 vjeçari Tajar Fetiu pasi është qëlluar 6 herë me pistoletë. Për plagosjen e të riut janë shpallur në kërkim dy 30-vjeçarë, Arnold Azizolli, dhe Amarildo Dule, të dy banues në Berat
-
Edison Ypi: Pekmez
30 Gusht 2021, 14:28
