-
Ndarja nga jeta e Bellos, Meta: Dhimbje e madhe nga kjo ikje e parakohshme e një kolegu dhe një qytetari model
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa përmes një postimi në Facebook shkruan se Bello ishte një qytetar model
4 Dhjetor 2020, 08:44 -
Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh
Ish deputetët Marko Bello nuk ka mundur të fitojnë betejën me koronavirus duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Bello po trajtohej në Turqi prej disa ditësh, ndërsa politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi për humbjen e tyre.
4 Dhjetor 2020, 08:08 -
Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën
Vdekja përbën një subjekt të vështirë për t’u përballur. Kryesisht për njerëzit, që nuk e kanë ndjerë ende trokun e saj të rëndë. Letërsia e ka realizuar përballjen me të me sfida të jashtëzakonshme dhe me përjetime, që kanë sjellë nuancimet e të gjithë ndjenjave dhe perceptimeve të gjithfarëllojshme të njerëzimit në kohë.
3 Dhjetor 2020, 19:56 -
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit.
3 Dhjetor 2020, 16:19 -
Drejtori i Policisë së Tiranës për Report Tv: Nga COVID 3 policë humbën betejën, 70 të karantinuar, si i kemi zëvendësuar! Jemi treguar tolerantë me gjobat
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv ka dhënë shifra sa i përket situatës së COVID. Fatkeqësisht kanë humbur këtë betejë me virusin 3 policë në Komisariatet në Tiranë, teksa 70 të tjerë janë të karantinuar në banesë.
3 Dhjetor 2020, 13:38 -
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë/ 9 punonjës dhe 4 fëmijë me COVID!
13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.
3 Dhjetor 2020, 10:36 -
Si përfitohet paketa e rimbursueshme per ilaçet COVID/ Qytetarët të pa informuar: S'e kemi idenë! Mjekja e familjes: Përfitojnë vetëm të konfirmuarit pozitiv
2 javë pas hyrjes në fuqi të paketës së rimbursueshme të ilaceve COVID, ka ende qytetarë që nuk e kanë të qartë se cfarë rruge duhet të ndjekin për të përfituar nga rimbursimi i ilaceve që përdorin për covidin. Rrugën që duhet të ndjekin pacientët e shpjegon për Report Tv, mjekja e familjës Eriona Hereni
2 Dhjetor 2020, 21:02 -
Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish
Më shumë se 17 mijë raste pozitive dhe 301 viktima nga COVID-19 u shënuan vetëm gjatë muajit nëntor në vendin tonë. Gjatë këtij muaji vendi ynë njohu shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, ç'ka solli dhe hapjen e spitalit të katërt COVID në kryeqytet.
2 Dhjetor 2020, 15:26 -
Shkelën rregullat anti-COVID, 'kyçen' 2 fasoneri në Përmet! Mbyllen pjesërisht edhe zyrat e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër
Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fa
1 Dhjetor 2020, 17:22 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:51 -
Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu brenda spitalit: Gati 100 shtretër! Po përgatitemi për skenarët e tjerë! Brataj: Na lini të punojmë pa presione
Sot është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ministrja tha se kjo është struktura e rradhës me 100 shtretër që vihet në shërbim të qytetarëve të prekur e cila ka qenë pjesë e strategjisë për përballimin e pandemisë.
30 Nëntor 2020, 20:38 -
Anëtarja e KQZ: Jam me COVID, i prekur dhe bashkëshorti! Po punoj nga shtëpia! Përfaqësuesi i PD-së: Ç’thua moj? Ashtu kam edhe unë nusen
Anëtarja e KQZ-së, Hegla Vukaj është pozitive me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo gjatë mbledhjes online të KQZ-së, ndërsa thekson se pozitiv është edhe bashkëshorti i saj. Ajo shprehet se është në ditën e 7 të infeksionit dhe se aktualisht po punon nga shtëpia.
30 Nëntor 2020, 16:47 -
557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale
12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja.
30 Nëntor 2020, 16:34 -
Shënohen rritje të rasteve COVID në Vlorë dhe Berat, mësues dhe nxënës të infektuar
Ditën e djeshme Vlora dhe Berati shënuan një numër të lartë të infektuarish nga koronavirusi me 59 dhe 45 raste të konfirmuara. Vatër aktive e COVID-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat. Ndër rastet e konfirmuara ishin një mësuese dhe 2 edukatore në shtëpinë e fëmijës.
30 Nëntor 2020, 10:50 -
Etrit Berisha pozitiv me COVID, karantinohet në shtëpi
Portieri dhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i SPAL, i cili është kujdesuar të saktësojë se ‘gardiani’ është infektuar teksa ishte pjesë e Kombëtares shqiptare.Sipas SPAL, që është pjesë e Seria B në Itali, futbollist
28 Nëntor 2020, 19:48 -
Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti, të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.
28 Nëntor 2020, 16:45 -
Videolajm/ Në prag të pavarësisë, të rinjtë e FRESSh vendosin 700 flamuj kombëtar në qendër të Sarandës në kujtim të viktimave COVID
Disa të rinj të FRESSh në Sarandë në prag të festës së pavarësisë, kanë vendosur 700 flamuj kombëtar në qendër të qytetit bregdetar në kujtim të viktimave nga koronavirusi.
27 Nëntor 2020, 23:02 -
Ndarja nga jeta e Haki Agalliut, Meta: E trishtë, ngriti peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të peshëngritësit dhe ish trajnerit, Haki Agalliu. Meta shprehet se ai arriti të ngrejë peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare."Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm p&a
27 Nëntor 2020, 22:06 -
I infektuar me COVID, ndahet nga jeta peshëngritësi dhe ish-trajneri Haki Agalliu! Meta: Emrat e shumë kampionëve lidhen me punën e tij
Ndahet nga jeta Haki Agalliu, peshëngritës dhe ish trajner i ekipit të Partizanit dhe ekipit kombëtar që nga vitet 1960. Agalliu ishte i infektuar me COVID-19 dhe vuante nga shumë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa burime për Report Tv thonë se kohët e fundit ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
27 Nëntor 2020, 22:01 -
U nda nga jeta ish-kryebashkiaku demokrat i Pukës, Basha: Beqir Arifaj do të kujtohet gjithnjë me mirënjohje
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta sot të ish-kryebashkiakut të Pukës, Beqir Arifaj.Basha shpreh vlerësimin e tij për Arifajn si ish arsimtar dhe punën p&a
27 Nëntor 2020, 17:23 -
Rritja e rasteve me COVID, Fico në Report Tv: Nuk do ngurojmë të marrim masa të tjera! Është rritur interesimi për vaksinën ndaj gripit (VIDEO)
Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë masa të tjera shtesë në rast se vihet re një rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus. Ndër të tjera ajo tha se është vënë re një interesim i qytetarëve për vaksinën e gripit sezonal.
27 Nëntor 2020, 17:12 -
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
27 Nëntor 2020, 16:11 -
COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, mesazhi i Bashkisë: Beqir Arifaj ndër intelektualet që pas ka lënë kontribute të shquara
Për ndarjen nga jeta të ish kreut të Bashkisë së Pukës ka reaguar kryebashkiaku aktual Gjon Gjonaj.Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Beqir Arifa
27 Nëntor 2020, 15:53