-
Koronavirusi në Itali/ 628 viktima dhe 13,318 raste në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 13,318 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në 1,977,318. Ndërkohë në krahasim me një ditë më parë është vënë re një rritje e numrit të viktimave ku në 24 orët e fundit, 628 qytetarë kanë humbur jetën.
22 Dhjetor 2020, 19:53 -
COVID-19 në Shqipëri/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 389 raste të reja dhe 13 viktima
Nga 2420 testime të kryera 389 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit. Qyteti me numrin më të lartë të rasteve mbetet Tirana me 177 raste të reja.13 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1111.
22 Dhjetor 2020, 16:48 -
COVID-19 në Itali/ 10.872 raste të reja dhe 415 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.872 raste të reja me koronavirus nga 87.889 testime të kryera. Fatkeqësisht 415 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 69,214.
21 Dhjetor 2020, 19:37 -
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku
Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë dot koronavirusit.
20 Dhjetor 2020, 15:31 -
COVID-19 në Kosovë/ Ulet numri i të infektuarve, 233 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë
Në 24 orët në Kosovë u shënuan 223 raste të reja me koronavirus nga 1001 testime. Në këtë periudhë u raportuan 8 viktima të reja. Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve është ulur ku të shtunën u raportuan për 345 raste
20 Dhjetor 2020, 15:12 -
COVID i merr jetën krijuesit të 'Teatrit në ekran', regjisorit të njohur Kadri Metohu
COVID-19 ka marrë një tjetër figurë të rëndësishme të ekranit shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare regjisori dhe skenaristi Kadri Metohu. Ai prej disa ditësh ishte i infektuar me koronavirus, teksa së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar
20 Dhjetor 2020, 09:35 -
E infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai! Erion Braçe: Ishte e drejtë, zonjë e nderuar
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit, ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai mbrëmjen e sotme.
19 Dhjetor 2020, 20:14 -
COVID i mori jetën, fjalët prekëse të mjekut për Drini Dobin: Sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjëjve mantel-bardhë
Pas ndarjes nga jeta të mjekut neurolog Drini Dobi për shkak të koronavirusit, miku i tij, mjeku Arben Gjata i ka kushtuar një disa fjalë prekëse. Përmes një postimi në Facebook, Gjata ka kujtuar disa prej kohëve të mira që ka kaluar me mikun e tij.
19 Dhjetor 2020, 18:24 -
COVID-19 në Shqipëri/ Vijon trendi ulës, 538 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! 376 të shtruar në spitale! Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me koronavirus ndërsa 8 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën. Gjithashtu këtë të shtunë u raportuan 405 persona të shëruar. Aktualisht në 4 spitale COVID po marrin trajtim 376 qytetarë prej të cilëve 10 janë në intubim.
19 Dhjetor 2020, 16:45 -
Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend/ 15 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja! 393 pacientë të shtruar në spitale
15 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 15 qytetarë në spitalet COVID: 8 nga Tirana, 2 nga Tepelena, 2 nga Berati, 1 nga Vlora, 1 nga Elbasani, 1 nga Korça. Viktimat kanë qenë të moshave 57-77 vjeç
17 Dhjetor 2020, 16:57 -
I infektuar me COVID, humb betejën mësuesi në Fier
Një lajm i trishtë nga qyteti i Fierit vjen mbrëmjen e sotme. Ka ndërruar jetë Gëzim Muskaj, ish-mësuesi i Edukimit Fizik, i cili ishte infektuar me COVID. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije përmes një njoftimi publik shkolla “Petro Sota”, e cila ka vënë në pah dhe emrat që mbante mësuesi.
16 Dhjetor 2020, 22:39 -
Bilanci i 24 orëve të fundit/ 865 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut
865 raste të reja dhe 25 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej janë regjistruar 865 raste të reja nga 2889 testet e bëra. Kjo tregon se 29,9% PCR testeve kanë rezultuar pozitiv nga COVID
16 Dhjetor 2020, 20:23 -
Rriten të infektuarit dhe ulet numri i viktimave në Itali! 17,572 raste të reja dhe 680 vdekje në 24 orët e fundit
Rriten sërish rastet ditore nga COVID në Itali gjatë 24 orëve të fundit por ka një ulje të numrit të vikitmave. Janë shënuar 17,572 raste të reja dhe 680 vdekje për 24 orë duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë vetëm sa i përket infektimeve
16 Dhjetor 2020, 20:10 -
Nga Blloku te Astiri, 5 vatrat e nxehta të COVID në Tiranë/ Bilanci i 15-ditëshit të parë të dhjetorit, 11.809 raste të reja dhe 218 humbje jete
Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë me mbi 12 mijë të tilla ndërsa vatrat më të nxehta të virusit vijojnë të mbeten ish-blloku, Astiri, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza. Nga data 1-15 dhjetor janë shënuar mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 218 qytetarë.
16 Dhjetor 2020, 17:26 -
Bien lehtë infektimet/ 637 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID në 24 orët e fundit! Humb betejën mësuesi nga Fieri, 403 pacientë të shtruar e 11 të intubuar
2657 testime, 505 të shëruar, 637 raste të reja dhe 12 humbje jete! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 12 qytetarë në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç
16 Dhjetor 2020, 16:33 -
809 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID! Humb betejën punonjësi i OSHEE-së! Ministria: Numri i të shtruarve vijon të jetë i qëndrueshëm! I burgosuri përfundon te Infektivi
2711 testime, 551 të shëruar, 809 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë sa i përket pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë
15 Dhjetor 2020, 17:00 -
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 661 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 661 raste të reja me koronavirus nga 2108 testime të kryera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 13 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1016.
14 Dhjetor 2020, 16:47 -
COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 788 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 14 viktima. Gjithashtu sot humbi jetën edhe mjeku anestezist Mihal Kërçi. Tirana e Shkodra janë qytete me numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1003 humbje jete.
13 Dhjetor 2020, 16:43 -
Tritan Kalo publikon foton e mjekëve që u shuan nga COVID-19: 25 yje që do na mungojnë
Mjeku Kalo ka publikuar foton e tyre duke i cilësuar si personat e vitit në Shqipëri, ndërsa shkruan se këto “25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.
13 Dhjetor 2020, 11:04 -
Rriten shifrat në 24 orët e fundit/ 879 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në vendin tonë! 455 pacientë në spitale
2734 testime, 384 të shëruar, 879 raste të reja dhe 12 humbje nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë.
12 Dhjetor 2020, 16:46 -
Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë
802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vendin tonë! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë. Fatkeqësisht e kanë humbur jetën 12 qytetarë pozitiv në spitalet COVID dhe konkretisht bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
11 Dhjetor 2020, 16:37 -
U nda nga jeta prej COVID, Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi, i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në ItalI.
10 Dhjetor 2020, 08:04 -
COVID/ 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga në 24 orët e fundit! Lajm i mirë se 545 qytetarë janë shëruar! Infektohet ish-zv kryeministrja Mesi
Në raportimin e 24 orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë humbur betejën me koronavirusin. Ministria informon se janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
9 Dhjetor 2020, 17:00 -
Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen janë sehirxhinjtë e vuajtjeve
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetësore solide nuk i përballuan. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti i dashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si dështim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemisë se sistemi nuk dorëzohet...
8 Dhjetor 2020, 14:18