-
Tensionet, policia shoqëron disa protestues, po shkatërronin serish pronën publike (FOTO)
Policia ka shoqëruar disa protestues në këto momente, pas tensioneve në protestë.Protestuesit ishin duke shkuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës por policia i ndali me gaz lotsjellës, duke dëmtuar serish pasuritë publike.
12 Dhjetor 2020, 19:01 -
Nisen drejt drejtorisë së policisë, efektivët i kthejnë mbrapsht protestuesit me gaz lotsjellës (VIDEO)
Tensionohet situata në protestë. Ndërsa protestuesit janë nisur drejt drejtorisë së policisë Tiranë ata janë kthyer mbrapsht pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës.Momentalisht ata janë në rrugën Myslim Shyri.
12 Dhjetor 2020, 18:55 -
Zhvendosen nga Kryeministria protestuesit, marshojnë nëpër Tiranë! E pranishme edhe deputetja Kërpaçi
Pas qëndrimit për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit janë duke u zhvendosur në këto momente në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke dëmtuar dritaret e Ministrisë.Por nuk janë ndalur
12 Dhjetor 2020, 18:49 -
Letra publike e familjes Rasha: Një lutje ndaj të gjithë djemve, të mos manipulohen nga politika! Rrëmujat në emër të djalit nuk sjellin drejtësi
Familja e Klodjan Rashës 25 vjeçarit që humbi jetën pasi është qëlluar nga efektivi i policisë ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej: ''Ato që po shohim të ndodhin pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme''
12 Dhjetor 2020, 18:33 -
Shkon ora 18:00, situata e qetë në Tiranë! Pa protestues pranë ministrisë së Brendshme dhe para kryeministrisë (VIDEO)
Në ambientet përreth ministrisë së Brendshme ka forca të shumta të policisë por asnjë protestues. Ndonëse ora ka shmuar 18:00 orë në të cilën pritej të fillonte protesta, protestuesit nuk janë grumbulluar ende në Tiranë.Në këtë zonë në këto momente ende nuk ka pran
12 Dhjetor 2020, 18:16 -
Mbyllet dita e katërt e protestës për Rashën/ Sërish tensione e prishje të pronës publike! Dëmtohet në sy një punonjës policie, sulmohet ministria e Ekonomisë! Disa të shoqëruar (VIDEO)
Pas më shumë se dy orësh është mbyllur dita e 4 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Grupi i protestuesve ka qenë i përbërë kryesisht nga të rinj dhe të mitur. Ata kanë marshuar fillimisht në drejtim të kryeministrisë dhe pasi kanë hedhur kapsolle aty janë drejtuar për nga drejtoria e policisë Tiranë, por janë kthyer pas nga efektivët me gaz lotsjellës. Psi policia ka hedhur gaz lotsjellës protestuesit janë shpërndarë në disa zona në Tiranë. Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shoqëruar disa prej tyre, pas përplasjeve.
12 Dhjetor 2020, 17:52 -
Nga Tik Tok-u, në shesh: A është e besueshme kjo revoltë adoleshentësh?
Nëse të pranishmit në këtë revoltë janë të dyshimtë për shkak të moshës së tyre të re, dyshimi më i madh lind nga të munguarit. Pse PD dhe LSI nuk marrin pjesë në protestë? Ku janë demonstruesit që ish-pushtetarët shpesh paralamerojne si një armë gati për të pushtuar sheshet? Pse populli. që Ilir Meta tha se përfaqësonte, kur erdhi puna për të mbrojtur privilegjet e tij, pikerisht tani që ka nje kauzë të fortë qëndron në shtëpi?
12 Dhjetor 2020, 17:47 -
VIDEO/ Pak para protestës, Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do të të djegim shtëpinë në Surrel! Po vij me djem nga Kosova e Maqedonia
Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi nuk i ka ndalur kërcënimet edhe pse është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në ditën e parë të protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, ku pas saj u arratis në Kosovë.
12 Dhjetor 2020, 17:14 -
Pas shkatërrimit nga protestuesit/ Taulant Balla dhe Ilir Beqaj mbërrijnë në Selinë e PS Shkodër: E organizuar nga opozita (VIDEO)
Pas shkatërrimit nga ana e protestuesve paraditen e sotme të selisë së PS në Shkodër, ku janë thyr xhamat më gurë dhe më pas u shkallmua dera e kamerat e sigurisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe koordinatori i PS për qarkun, Ilir Beqaj kanë mbërritur në këtë qytet për të parë
12 Dhjetor 2020, 16:33 -
Protesta e dhunshme në Shkodër/ Ademi denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit: Kanë shpërdoruar detyrën
Kryetare e Bashkise Shkoder denoncon ne prokurori drejtuesit e policise se shtetit, duke kerkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”
12 Dhjetor 2020, 16:27 -
Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…
Protestat e dhunshme në Tiranë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë, teksa opozita ka zgjedhur të heshtë. E kompleksuar nga ndërkombëtarët ajo nuk e ka marrë përsipër autorësinë e organizimit, pavarësisht se tradhtohet nga eksponentët pranë saj që drejtojnë turmën e papërgjegjshme dhe shkatërrimtare.
12 Dhjetor 2020, 16:01 -
Është e rehatshme të jesh ose hiqesh indiferent
Të protestosh është një ndër tiparet dalluese të një qytetari që është dhe nuk shtiret sikur është, në vende si Shqipëria pastaj është më shumë, është detyrë. Qysh prej ditës së parë jam shprehur që tragjedia e Klodianit nuk duhet shëmtuar nga politika, protestë po, politizim dinak jo!!!
12 Dhjetor 2020, 15:56 -
Përgatitjet për protestë, zbulohet mesazhi i Voltana Ademit për demokratët e Shkodrës: Do shfaqemi si qytetarë dhe jo si anëtarë të PD, skenari që duhet të ndiqni
Partia Demokratike vijon përgatitjet për protesta ku ka zgjedhur që të mos shfaqet me logon e saj por në formë të kamufluar.Shembulli i fundit është ai i kryetares së Bashkisë Shkod&a
12 Dhjetor 2020, 15:43 -
Dhuna në protestën në Shkodër/ Voltana Ademi për Report Tv: Të hetohet kush futi të miturit! Gjithçka ndodhi pas marshimit, policia u vonua në reagim!
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në një intervistë për Report Tv në lidhje me dhunën e paprecedentë që u regjistrua paraditen e sotme në protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Ademi kërkon hetim nga organet kompetente për personat që kanë angazhuar të miturit në këtë protestë. Ajo akuzoi Policinë e Shtetit për një vonesë prej 40 minutash.
12 Dhjetor 2020, 15:43 -
Protesta me djegie e shkatërrime, si duket tani Shkodra dhe selia e PS! Grumbuj karrigesh të shkrumbuara (FOTOT)
Protesta e dhunshme në Shkodër që si fillim nisi për vrasjen e Klodjan Rashës ka përfunduar, por ato që kanë mbetur pas saj janë rrënojat e djegieve dhe shkatërrimeve.
12 Dhjetor 2020, 15:33 -
Protesta/ Milva Ekonomi në Report Tv: Shoqëria ka të drejtë të reagojë por dhuna është e patolerueshme, fëmijë po përdoren nga forca politike
Shoqëria ka të drejtë të jetë e acaruar pas vrasjes së Klodjan Rashës por dhuna duhet përjashtuar. Ky është qëndrimi i deputetes së Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Ekonomi deklaron se dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, tregon moralitetin dhe personalitetin e tij.
12 Dhjetor 2020, 14:25 -
PD i përgjigjet Ramës: Arroganca 7 vjeçare e qeverisë, shkaktarja e vetme e revoltës së të rinjve
PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Gazmend Bardhi tha se Rama nuk duhet të fajësojë opozitën pasi nxitëse e dhunës, por keqqeverisje e tij.&l
12 Dhjetor 2020, 14:07 -
Protesta në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk përkrah dhunën, ata nuk janë shkodranët! Lajmërova policinë kur nisi shkatërrimi i PS
Ademi shkruan se kur dhuna nisi ka qenë vetë ajo që ka lajmëruar policën Shkodër, ndërsa shprehet se PD nuk ka nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe nuk nxit as dhunën sot.
12 Dhjetor 2020, 13:50 -
Balla nga Elbasani: Berisha e Meta vodhën protestën për qëllime politike, aktet e dhunës sponsorizohen nga ato
Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita. Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha.
12 Dhjetor 2020, 13:30 -
Shkatërrimi i selisë së PS Shkodër, Rama: Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë
Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë. Duke bërë përgjeg3ëjsië opoiztën p&a
12 Dhjetor 2020, 13:19 -
Selia e PS Shkodër, pas shkatërrimi nga të rinjtë në protestë (VIDEO)
Report Tv është duke ndjekur live protestën në Shkodër, ku kamera është futur brenda selisë së PS , që u shkatërruar nga të rinjtë dhe më pas të gjitha objektet dhe dokumentet u nxorën jashtë dhe u vendos flaka.
12 Dhjetor 2020, 13:00 -
Dhuna në protesta/ Kryeministri Rama: Meta e Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, Shqipëria nuk kthehet prapa
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar serish për dhunën në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe opozitës. Kryeministri shkruan se Ilir Meta dhe Sali Berisha ta harrojnë se Shqipëria kthehet mbrapa por do të ecë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj.
12 Dhjetor 2020, 12:50 -
FNSH rrethon selinë e PS Shkodër, zmbrapsen të rinjtë e dhunshëm
Pas djegies së dokumenteve dhe objekteve të selisë së PS në Shkodër, ka ndërhyrë FNSH e cila ka vendosur një barrikadë rreth institucionit duke zmbrapsur dhe larguar disi të rinjtë, që shkatërruan dhe dogjën gjithçka u doli para.
12 Dhjetor 2020, 12:47 -
“Kisha frikë se s’do të shihja më por më kanë dhënë shpresë”! Fjalët prekëse të policit që u dëmtua në sy nga protestat e dhunshme
Prekëse kanë qenë fjalët e policit Fadil Allaraj, i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë ditës së parë të protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Gjatë bisedës që zhvilloi mbrëmë me Kryeministrin Rama, i cili e vizitoi ën QSUT, Allaraj ka thënë "Më e keqja kaloi. Kisha frikë se nuk do të shihja më fare. Në Turqi më kanë dhënë një shpresë”
12 Dhjetor 2020, 12:35 -
Të miturit hyjnë brenda selisë së PS në Shkodër, shkatërrojnë çdo gjë
Të miturit i rikthen selisë së PS pasi i thyen xhamit fillimisht. Ata kanë shkallmuar derën hyrëse duke u futur në brendësi të saj, ndërsa kanë thyer edhe kamerat e sigurisë. Në protestë janë rreth 30 të mitur që kanë hyrë brenda dhe kanë nisur të shkatërrojnë çdo gj&e
12 Dhjetor 2020, 12:24 -
Protesta në Shkodër, prezencë të anëtarëve të PD e LSI me pankarta 'Edvini e don popullin e vet prandaj e vjedh dhe e vret'
Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre. Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vend
12 Dhjetor 2020, 12:01 -
Të miturit thyejnë me gurë xhamat e selisë së PS Shkodër
Disa të rinjtë ka nisur të gjuajnë me gur dhe të thyejnë xhamat e selisë së PS në Shkodër. Drejt selisë rozë janë hedhur edhe hurma, ndërsa policia nuk është duke ndërhyrë, por vetëm po monitoron.Kjo skenë e dhunshme është bërë nga disa të rinj, p
12 Dhjetor 2020, 11:51