-
Kronikë
Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër-arreste, nga të cilët 12 të ekzekutuara! Mes tyre të arrestuar 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Report Tv mëson se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
20 Tetor 2021, 09:02 -
Politikë
Vettingu i politikanëve, lëvizje e Bashës për të kërcënuar ‘Foltoren’? Trembet Jamarbër Malltezi, familja Berisha kundërshton nismën me shqetësim
Disa arsyeja dhe rrethana që ngrenë dyshime se propozimi për Vetingun e politikanëve është një lëvizje taktike e Bashës kundër ‘Foltores’ së Berishës, nisma e ligjore e paqartë dhe prek Familjen e Doktorit
19 Tetor 2021, 14:53 -
Kronikë
U kapën me lekë dhe fletë votimi në makinë 3 ditë para zgjedhjeve, SPAK mbyll hetimet për dy eksponentët e LSI-së, i dërgon për gjykim në GJKKO
SPAK ka përfunduar hetimet për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
18 Tetor 2021, 16:13 -
Opinion
-
Kronikë
GJKKO nxjerr nga qelia kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën: U vetëdorëzua, nuk përbën rrezik! Akuzohet për blerje votash, SPAK kërkoi burg
Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë i lirë nga qelia, pasi GJKKO ka vendosur masën 'arrest shtëpie". Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. Gjykata vendosi ta lërë Jokën në "arrestimi shtëpi", pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik.
17 Tetor 2021, 10:43 -
Politikë
Pa Protokoll/ Murrizi: Javës tjetër ose brenda tetorit, SPAK do arrestojë ish-ministra! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do të ketë një vendim brenda 2021.
15 Tetor 2021, 22:35 -
Kronikë
Iu kap 5 herë kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit' dhe nis hetimet pasurore! Pronari ende në arrati
Pas 5 ngarkesave me banane ku u kap edhe kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Report Tv mëson se veç sekuestros, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë e cila ka aksioner kryesorë Eduart Dauti dhe vëllanë e tij tashmë të arretuar.
15 Tetor 2021, 16:41 -
Kronikë
49 kg kokainë në konteinerin me banane, apeli i GJKKO liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt që u kap me 613 kg kokainë
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka liruar Selim Çekajn, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit
15 Tetor 2021, 14:52 -
Politikë
PD depoziton padi në SPAK për energjinë, Tabaku: Dëmi ekonomik i jashtëzakonshëm, po vuajmë krizën e korrupsionit
Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dërguan në Prokurorisë së Posaçme kallëzimin për shpërdorim detyre, korrupsion dhe moskallëzimin të krimit, ndaj administratorit të OSHEE, Ardian Çela, Ergys Verdhos si administrator i KESH dhe Erina Rexhepit me detyrë administratore e furnizuesit të tregut të lirë.
15 Tetor 2021, 14:12 -
Kronikë
-
Kronikë
6 raste në pak muaj/ Kompania e Eduart Dautit kthehet në operator droge dhe nuk bllokohet nga prokuroria! Zbulohet si e vijoi aktivitetin pas arratisjes, në mes një grua me emrin Oksana Kajo
Pas arratisjes në korrik 2021, pronari “ALBA EXOTIC FRUIT” që u kap 6 herë me kokainë Eduart Dauti autorizoi një grua me emrin Oksana Kajo për të krye veprime në emrin e tij, shtoi si administrator Ermal Arapin që u arrestua sot. Arapi pasi u kap ngarkesa tjetër e drogës autorizoi sërish Oksana Kajon të vepronte në emrin e tij
12 Tetor 2021, 18:13 -
Kronikë
E pazakontë/ Ish-gjyqtari i dënuar për lirimin vrasësit Gentjan Doda për 30 mijë € rikthehet në Vetting, paratë ia ka konfiskuar SPAK dhe i ka kaluar në arkën e shtetit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri i dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion dhe i shkarkuar nga KLGJ.
12 Tetor 2021, 15:59 -
Politikë
Konsorciumi turk fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, PD akuza: Kishin ofertën më të lartë, 12 mln më shumë! Kallëzim në SPAK për Ballukun
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati shprehet se konsorciumi turk ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron paratë e qytetarëve në një kohë kur flet për krizë, teksa thekson se PD do të bëjë kallëzim në SPAK për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
12 Tetor 2021, 14:44 -
Kronikë
GJKKO rikthen për hetim çështjen e Bashkim Dedjas, avokati: Vendim i drejtë, dosja e SPAK kishte mungesa për deklarimin e të ardhurave
Avokati i ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së klientit të tij, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Avokati Rusi tha se në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat dhe për
12 Tetor 2021, 13:14 -
Kronikë
Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugë procesit
Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.
12 Tetor 2021, 12:56 -
GJKKO rikthen për hetim çështjen ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Bashkë me anëtarin Fatos Lulo akuzohen për mosdeklarim pasurie
Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
12 Tetor 2021, 11:59 -
Kronikë
Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH të botuar në 'Shqiptarja.com'
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë.
12 Tetor 2021, 11:38 -
Kronikë
Korrupsion në tenderin e uniformave të policisë, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim çështjen në GJKKO
Të gjithë të akuzuarit për çështjen e korrupsionit në tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme tashmë do të përballen me akuzat në GJKKO. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe e ka çuar çështjen për gjykim.
12 Tetor 2021, 09:40 -
Kronikë
Liroi të fortët, GJKKO pranon shqyrtimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha
GJKKO ka pranuar shqyrtimin e kërkesë për gjykim të shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.
11 Tetor 2021, 16:54 -
Kronikë
Gëllçi dhe 3 vartësit lihen në burg nga GJKKO, avokati i tij: Gjithçka bëhet që të mos rikandidojë më për drejtor të RTSH! Ai është në gjyq me televizionin
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë lënë në burg nga GJKKO.
11 Tetor 2021, 14:51