-
Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia e qeverisë maqedonase
Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së tij në Maqedoninë e Veriut. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, imami tha se ditën që iu ndalua hyrja në shtetin fqinj, ai ishte i ftuar për të mbajtur një ligjëratë në myftininë e Kërçovës dhe kishte marrë konfirmim më herët nga autoritetet fetare se çdo gjë ishte në rregull për udhëtimin e tij.
24 Prill 2023, 17:27 -
14 maji/ Ndreca: Këlliçi makijazhi i ‘non grata-s’, Tirana në 8 vite ka ndryshuar! Alimehmeti: Kostoja e jetesës është rritur, mungesë transparence nga Veliaj
Tirana do të jetë shesh beteja kryesore në zgjedhjet e 14 majit. Erion Veliaj kandidon për një mandat të tretë, përballë 6 kandidatëve të tjerë, po si ka qenë puna e tij më këto 8 vite në Tiranë. Në bazë të rezultateve të sondazhit të ‘Piepolit’ në bashkëpunim me Report Tv, 52% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e tij. Ky ishte diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.
17 Prill 2023, 22:07 -
Baçi: SPAK të nisë hetimet në të gjitha bashkitë e vendit! Gogu: Në 15 maj, kryebashkiakët e PS vijojnë punën, humbësit gjejnë pretekste
Deputeti demokrat, Luan Baçi bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet në të gjitha bashkitë vendit, veçanërisht në Fier dhe Roskovec ku sipas tij janë bërë shkelje të rënda.“SPAK të fillojë hetimet në t&eum
10 Prill 2023, 18:05 -
Zgjedhjet vendore/ Baçi: Situatë e turpshme, në të gjitha bashkitë po hidhet asfalt elektoral! Gogu: Shkollat dhe çerdhet nuk u bënë për një muaj
Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, partitë politike janë angazhuar për të organizuar elektoratin e tyre në të gjitha bashkitë e vendit. Por punimet që së fundmi po bëhen në qytete të ndryshme të vendit, deputeti demokrat, Luan Baçi i cilësoi si punime elektorale.
10 Prill 2023, 17:42 -
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol
Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli teksa foli për rikthimin e basteve sportive në vend, bëri me dije se nisma e ndërmarrë, mund të miratohet brenda muajit të ardhshëm. Sa i takon diskutimeve për monopole të kompanive që mund të marrin në dorë bastet online, Ylli tha se diçka e tillë është e pamu
29 Mars 2023, 18:20 -
Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit
Rikthimi i basteve online në vend, do të ketë disa rregulla të rrepta për të ndaluar që të luhet edhe nga persona nën moshën 18 vjeç. Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli në një intervistë për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, shpjegoi risitë e projektligjit që është në diskutim. Ai tha se bastet do të vihen vetëm online nëpërmjet një llogarie bankare dhe se personat të cilët vendosin të luajnë do të paguajnë 15% të shumës në rast se fitojnë.
29 Mars 2023, 18:09 -
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.
27 Mars 2023, 22:26 -
KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhje/ Haklaj: 6 marsi nuk do përsëritet, demokratët janë kthjelluar! Kalaja: Partia Demokratike humbi shansin për bashkim
I ftuar në studion e Report TV, me gazetarin Arbër Hitaj, ish deputeti i PD, Azgan Haklaj tha se vendimi i KAS tregon qartësisht se kryear i komanduar i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se kreu i KQZ, Celibashi, ka cënuar procesin zgjedhor me deklaratat e bëra ku u shpreh se për të ishte e qartë Berisha kishte mbështetjen e simpatizantëve.
17 Mars 2023, 17:50 -
VIDEO/ ‘Qenke ordiner ti...jam profesor unë’, plas sherri në ‘5 Pyetjet’! Kola: Më the Berisha ka dosje! Hoxha: Motra jote është me ne, është anti amerikane?
‘Lufta’ mes dy PD-ve është transferuar mes dy përfaqësuesve të palëve te ‘5 pyetjet’ në Report Tv mes kandidatit të ‘Rithemelimit’ Indrit Hoxha dhe Vehap Kolës, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD.Pjesë nga debati
6 Mars 2023, 22:19 -
Vula e PD, Hoxha-Braimllari te '5 Pyetjet': Futemi në zgjedhje e fitojmë, Rama e ka kot! Oferta e Alibeaj? S’ka kandidatë! Kola: Berishës po i ikin njerëzit! Hitaj: Vota fragmentarizohet
Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv.
6 Mars 2023, 22:03 -
Zgjedhjet lokale/ Kadilli: PD ka firmosur humbjen, grupi i Berishës nuk fiton më shumë se 5 bashki! Kalaja: Me dy kandidatë, do të ripërsëritet 6 marsi
Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët e Berishës nuk do arrijnë të fitojmë më shumë se 5 bashki. I futar në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli kritikoi edhe ‘grupimin’ e Alibeajt duke thënë se në këtë mënyrë nuk po bënte politikë dhe as opozitë.
6 Mars 2023, 17:48 -
EKSKLUZIVE/ Lulzim Basha flet për herë të parë për ‘McGonigal’: Janë paguar para për të hedhur baltë me shpifje ndaj meje, gjithë bota e mori vesh
Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama. Basha foli në Report Tv sot në prej intervistave të rralla televizive që prej largimit nga PD për çështjen e cila po 'mban peng' aktualitetin politik në vend.
17 Shkurt 2023, 18:03 -
Bilali për zgjedhjet lokale: PS ofron alternativën më të mirë për Shkodrën, do vijojë zbatimi i projekteve të nisura
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj, duke thënë se Partia Socialiste gjithmonë është përpjekur të fitojë bashkinë e Shkodrës por theksoi se vështirësia qëndron në faktin se qytetarët shkodranë e lidhin PS-së me komunizmin.
30 Janar 2023, 17:50 -
Përmbytjet në vend/ Çoçoli: Qytetarët nuk ankohen kot, nuk është bërë sa duhet! Zv.ministri i Bujqësisë: 8% e buxhetit vendor kompensim për të prekurit
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se pavarësisht se zona e ultërsirës perëndimore ishte përmbytur herë pas here për shkak të reshjeve të shiut, qeveria ende nuk ka marrë masat e duhura për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta ose ndërtimin e një hidrovori të ri.
25 Janar 2023, 19:47 -
Situata brenda PD-së, Hoxha: 1 milionë shuplakat e 2013-ës janë dyfishuar sepse jemi ndarë! Nuk fitojmë asnjë bashki pa një kandidat të përbashkët
Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Partia Demokratike nuk hyn me një kandidat të vetëm në zgjedhje, atëherë PS do të fitojë sërish të gjitha bashkitë e vendit.
23 Janar 2023, 17:41 -
21 Janar 2023, njëjtë si 21 Janar 2011!
Ishte një ditë gri, tipike për dimrin e kryeqytetit. Ishte ftohtë, si për çudi dielli nuk doli fare, ndoshta po të çante retë e dendura, do të ngrohte sadopak të eturit për gjak! Jo! Dielli nuk doli dhe ajo ditë u fut në histori si një nga më tragjiket që ende jehon!
22 Janar 2023, 17:15 -
Bojkotuan takimin e thirrur nga Rama, deputeti i ‘Lëvizjes Besa’: Nuk takohemi me njëri tjetrin në Shkup, pse duhet të ndodhë në Tiranë? I shërben vetëm BDI-së
Deputeti i Levizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Fadil Zendeli ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të jetë e pranishme në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë që do të mbahet ditën e sotme.
10 Janar 2023, 18:02 -
1 vit nga 8 janari/ Andoni: Gazi lotsjellës tregoi ‘sëmundjen e brendshme’ në PD! Duhet rithemelim pa Berishën! Kalaja: Blindimi i selisë, një absurditet
Analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, tha se 8 janari tregoi se PD duhej rithemeluar për shkak se sipas tij është një parti që nuk tregon asnjë vizion tek shqiptarët.
9 Janar 2023, 18:04 -
Kosova dhe tensionet me Serbinë, Mediu: Qëndrimi i institucioneve shqiptare i papranueshëm! Të ridimensionehet roli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Në intervistën për ‘Studio Live’ në Report Tv, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi pas barrikadave në Veri. Sipas tij qëndrimi i institucioneve shqiptare ka qenë i papranueshëm. “Qëndrimi i shtetit shqiptar ësht&a
4 Janar 2023, 18:40 -
Bashkimi i PD, Mediu për Report Tv: Opozita jo pre e provokimeve të Ramës, më shumë se 1 kandidat i shërben atij! Dreka e Mziut na bëri bashkë
Opozita duhet të kuptojë se nuk mund ‘të bjerë pre e provokimeve të Ramës’, me palë që i pëlqen ose jo, por të bashkohet në zgjedhje lokale për të fituar në interes të vendit. Qëndrimi është mbajtur nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për Report Tv.
4 Janar 2023, 17:52 -
Burundi, Serbia, Shqipëria dhe opozita!
Opozita akuzon qeverinë se është shkaku kryesor me keqqeverisjen që shtyn njerëzit të largohen, qeveria ndërkohë arsyeton se ka një hapje të tregut të punës në BE, një fenomen normal! Opozita shkon më tej duke thënë se ka një axhendë shpopullimi dhe qindra mijëra kanë ikur, por pa dhënë argumentet e plota, vetëm duke u ndalur te faktori qeveri!
27 Nëntor 2022, 13:29 -
Deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për Borrell, Zeka: Skizofeni! Janë injorantë në politikën e jashtme, mund të humbasim 17% të veriut të Kosovës
Analisti Milaim Zeka është shprehur ashpër ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, pas dështimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
22 Nëntor 2022, 17:40 -
Zv.ministri i Bujqësisë: Jemi lider në Ballkan për frutat dhe perimet, eksportojmë më shumë se Serbia! Nuk do taksohen ata që nuk punojnë tokën
Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka deklaruar se Shqipëria ishte lider në rajon sa i përket eksportit të frutave dhe perimeve.
14 Nëntor 2022, 19:51 -
-
-
-
Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike/ Boci në Report Tv: Vendimi për Iranin është i partnerëve, jo i Ramës
Deputeti i ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj foli për bashkëpunimin e Rithemelimit me Partinë e Lirisë.
7 Shtator 2022, 13:50 -
Liria e medias, nuk i intereson askujt, aq më pak opozitës
Për lirinë e medias dhe kohën aktuale ka shumë debate, për dashurinë dhe urrejtjen ndaj politikës. Një gjë dihet me siguri politika gjithmonë synon ta përdorë, dhe vice-versa, mediat ose me saktë pronarët e tyre, kërkojnë ta përdorin.
4 Shtator 2022, 13:07 -
Të lexosh pa emocione opozitare qasjen e presidentit Bajram Begaj!
Kam ndjekur me vëmendje vizitën e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë, ku për shumë ishte një kuriozitet i shtuar, jo në aspektin e përmbajtjes, por për ta parë, si i rri kostumi i Presidentit ish-gjeneral Begajt. I pamësuar me dritat e projektorëve të medias dhe vëmendjen e opinionit publik, në dukje, pothuajse në gjithë takimet në Prishtinë e më tej, presidenti Begaj kishte një sjellje pak timide, nga mungesa e eksperiencës publike.
20 Gusht 2022, 12:55 -
Mos i dëgjoni çfarë thonë në opozitë, por si kanë qeverisur!
Në këto ditë vere, larg zhurmës së përditshmërisë, një ‘rrufe’ e fortë në qiell të hapur e prishi qetësinë e pushimeve. Një skaf, një oficer policie me 100 probleme me ligjin, kreu një krim makabër! Një 7 vjeçare, engjëll, nuk jeton më! Është një ngjarje që padyshim i tronditi të gjithë dhe pas të cilës vijnë pyetjet. Kush është përgjegjësi? A mund të parandalohej një ngjarje e kësaj përmase tronditëse? Si ka mundësi ndodhin te ne, një vend kaq i vogël?
7 Gusht 2022, 13:53 -
Ilir Meta sfidën kryesore e ka me Sali Berishën
Rikthimi i Ilir Metës në partinë e tij me kohë të plotë ka shumë anë të errëta për mënyrën se si u bë. Në vetëm 6 orë, ai mblodhi strukturat, votoi me zë për ndryshimin e emrit nga LSI në Partinë e Lirisë. Në vetëm 6 orë, zgjodhi gjithë ekipin drejtues dhe me një ton imponues edhe ndaj të vetëve, paralajmëroi përplasje deri në “jetë a vdekje” me regjimin.
30 Korrik 2022, 20:20 -
-
-
31 vite të Partisë Socialiste përballë shoqërisë shqiptare dhe Partisë Demokratike
31 vite më parë disa intelektualë të kohës me Dritëro Agollin, Moikom Zeqon e shumë të tjerë, pavarësisht se i detyroheshin shumë Partisë së Punës, patën guximin duke bërë sakrilegjin e madh ndaj partisë, e folur hapur për të ardhmen. Në atë moment u prish një ngrehinë e kalbur dhe u ngrit një e re
12 Qershor 2022, 16:54 -
Vota për Presidentin, grafia më e mirë për gjendjen e opozitës!
Mjaftoi që një proces tërësisht normal kushtetues të kthehej në një kauzë me mullinjtë e erës të opozitës ose me saktë e copave të saj. Ti marrësh të ndara qëndrimet e dy partive demokratike, kupton qartë se mungon qasja reale ndaj politikës dhe më kryesorja mungon të bërit opozitë cilësore.
5 Qershor 2022, 14:09 -
Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!
Betejat e politikës me Greqinë kanë rezultuar pothuajse gjatë gjithë 30 viteve demokraci me humbje dhe përulje të dukshme. Luanë në opozitë dhe kunadhe në qeverisje, institucionet shqiptare kanë vuajtur nga një mungesë e madhe vizioni dhe qartësie në orientimin e politikës së jashtme.
30 Maj 2022, 20:56 -
Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore
Lajme për korrupsion dalin përditë edhe në mediat ndërkombëtare, është ndër të paktat raste që politika shqiptare mbush gazetat ndërkombëtare me një dëm të jashtëzakonshëm për imazhin e vendit. Vetë në akuzuarit flasin për një konspiracion që fillon në ShBA dhe vijon në çdo cep të globit nëse ju del emri. Ky është një tjetër skandal i drejtësisë shqiptare që i lejon këta dinozaur të dominojnë politikën dhe jetën publike pa dhënë asnjë llogari për milionat e panumërta me euro që i pranojnë edhe vetë.
22 Maj 2022, 12:56 -
Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria
Krimet që ushtria serbe ka kryer ndaj civilëve të pafajshëm musliman në Bosnjë Hercegovinë, mbeten një plagë ende e freskët për popullatën atje, Serbinë, BE, Kosovën e Shqipërinë. Ndonëse ka pak arkivë për qëndrimin zyrtare në akte konkrete të politikës shqiptare, arkiva e atyre viteve tregon shumë
15 Maj 2022, 13:58 -
Të zhytur në korrupsion dhe rrethuar nga të korruptuar
Problemi nuk qëndron te tezat apo ato që dalin nga foltoret e opozitës, por ata që i thonë, të zhytur në korrupsion dhe të rrethuar nga të korruptuar. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët nuk shikojnë shpresë te kjo opozitë! Kjo është arsyeja që kjo opozitë e ka mbyllur misionin e vetë përballë shqiptarëve, por jo kundër bosëve që i drejtojnë.
7 Maj 2022, 15:16 -