-
Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?
Pashë Lulzim Bashën që kishte bërë sot një dedikim patetik për Adem Jasharin. Ai i kushtonte atij, një hartim filloristi, dhe kujtonte si meritë të vetën, se kur ka qenë kryetar bashkie, kishte marrë pjesë në përurimin e bustit të Adem Jasharit në Tiranë
28 Nëntor 2020, 21:12 -
Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?
Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të vdekurve nga COVID. Me këtë rast, meqë ai ka problem me aritmetikën, po ja lëmë sa të dojë shifrën që fsheh Qeveria. E zëmë dy herë, apo tre herë më shumë (kujdes, kjo është tabelë shumëzimi).
20 Nëntor 2020, 19:02 -
Eshtë gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik
Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sifdon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet demos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vet policia. Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve.
15 Nëntor 2020, 19:23 -
Katër vila në një thes me gënjeshtra
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë , është më i hapur dhe më transparentë. Ai nuk ka kompleks ta deklaroj vilën në Lalëz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë staus.
13 Nëntor 2020, 20:09 -
Kultura e justifikimit të barbarisë
Shoqëria shqiptare në Ballkan, më shumë Kosova e Maqedonia, e më pak Shqipëria, nuk kanë pse turpërohen apo krenohen për atë që ndodh në Vjenë, pasi ajo është një histori me të cilën përballet Austria. Dhe Austria e ka aftësinë, identitetin dhe fuqinë e një qytetërimi të ndriçuar, t’ia dal mbanë. Ne mundet vetëm të solidarizohemi me të.
3 Nëntor 2020, 20:54 -
Perse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?
Lulzim Basha po përpiqet të mos e llogarisin bashkë me Ilir Metën. Kjo nuk ka të bëj vetëm me degradimin e fundit publik të tij , shfaqjen nëpër mejhane me persona me precedent penalë, apo daljen i pirë nëpër ekrane që të justifikojë marrëzitë që thotë. Duket që e ka më të thellë. Ai nuk do që votuesit e tij të gënjehen prej LSI, duke u thënë se jemi bashkë.
31 Tetor 2020, 19:27 -
PD mes Prokurorit 'Ruli' dhe gjykatësit Berisha
Pas skualifikimeve të para të Komisionit, të cilat edhe ashtu ishin shumë kozmetike, Sali Berisha i zhvlerësoi tërësisht ato, duke deklaruar se për çdo kandidat do të vendosë Kryesia dhe kryetari (hajde gjeje kush është kryetari). Biles shkoi aq tutje, sa shpalli në listë dhe Jozefina Topallin. Të tjerët po e po.
30 Tetor 2020, 21:21 -
Ilir Meta është 'armiku' që të nderon dhe aleati që të shkatërron
Ilir Meta i ka vënë të gjithë aleatët e vet në siklet. Së pari ka vënë në siklet institucionin e Presidencës, i cili duket se ka humbur edhe qetësinë edhe dashurinë, që ishin maska fallco e dikurshme e Ilir Metës.
25 Tetor 2020, 19:53 -
Tani jemi të qartë përse 'u çmend' Ilir Meta
Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.
23 Tetor 2020, 20:35 -
Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar
Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dështimin në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zhdukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrëmbimi, Sali Berisha, është ende i gjallë.
22 Tetor 2020, 20:36 -
Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi po përballet me një fushatë lincuese nga përfaqësues zyrtarë të klerit myslyman në Kosovë. Ai shpërndau një raport të gazetës franceze “Le Figaro”, në të cilën bëhej një kronologji e ngjarjeve, lidhur me masakrat që kanë pasur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Raporti i gazetës franceze është tërësisht korrekt, pasi është një kronologji ngjarjesh.
21 Tetor 2020, 20:26 -
A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hap luftë Perëndimit.
19 Tetor 2020, 20:20 -
Banalizimi i debatit për plehrat!
Dy drejtues të lartë të Partisë Demokratike, shkuan sot në landfillin e Sharrës të improvizonin një konferencë për shtyp dhe patën një ankesë publike se rojet nuk i lanë të hynin brenda. Më pas pati deklaratë nga punëtorët e landfillit dhe video të tyre, ku dy zyrtarët nuk kanë pranuar të futen brenda të shikojnë Landfillin.
18 Tetor 2020, 22:51 -
Periferi
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
18 Tetor 2020, 12:51 -
Lereni Ilir Metën të ridekorojë dëshmorët!
Edi Rama po tenton të korrigjojë staturën e presidentit, duke i tërhequr v ëmendjen të mos kalojë në banalitet, duke ri-dekoruar heronj dhe dëshmorë të Shqipërisë, të cilët kanë marrë ndërkohë dekoratat më të larta të vendit, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, pasi në shumicë janë dëshmorë të asaj lufte.
13 Tetor 2020, 20:29 -
Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?
Të pish është një ves njerëzor dhe nuk është arsye për denigrim publik, pëveç rasteve kur bëhesh i bezdisshëm. Kjo, dhe kur je politikan. Ka plot të tillë dhe tek ne, që e tepërojnë me pijen, por e kanë si identitet simpatik.
9 Tetor 2020, 21:39 -
Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta
Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë. Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon presidentit për dekretim.
7 Tetor 2020, 21:10 -
Kompromiset në heshtje të Edi Ramës, me Kodin zgjedhor
E vërteta është se nga këto ndryshime, e vetmja që nuk përfiton është LSI dhe kjo, jo aq pa dëshirën edhe të Lulzim Bashës. Ilir Meta natyrisht kërkonte listat 100 përqind të hapura që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga ana tjetër kërkonte të mos prekej 5 Qershori. Kërkesa e 5 Qershorit ju plotësua, por listat nuk u hapën sic kërkonte ai.
5 Tetor 2020, 19:36 -
Përse nuk duam të na mbrojë askush, nga Ilir Meta?
Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga
4 Tetor 2020, 19:13 -
Sulmi i Metës ndaj gazetës 'TemA', reagon Mero Baze: S’jam tmerruar as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë dhe më kanë nxjerrë nga redaksia me policë
Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka reaguar pas sulmit frontal që presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërmarrë ndaj kësaj të përditshme informative. Baze sfidon hapur kreun e shtetit duke hequr edhe një paralele mes pushteteve që aktualisht ka në dorë Ilir Meta.
4 Tetor 2020, 14:55 -
Partia që ende ka kriter për karrierën, Gërdecin
Partia Demokratike ka skualifikuar nga gara për kreun e KQZ-së, Ilir Rusmalin, ish- zëvendëskryeministrin e saj, për t’i hapur rrugë Ilirjan Celibashit, ish- ministër socialist, për shkak të mërisë që familja Berisha i mban ish- zëvendëskryeministrit, se nuk firmosi kontratën e Gërdecit që kërkonte djali i Berishës
3 Tetor 2020, 19:59 -
Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha
Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie.
27 Shtator 2020, 16:23 -
Periferi
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online
Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin, Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit.
22 Shtator 2020, 21:19 -
Pse u pendua opozita pas pushimeve, për ndryshimet kushtetuese?
Në një deklaratë të tij disa orë më parë, Ilir Meta kërkon që të ruhen të reflektuara në Kod vetëm ndryshimet e bazuara në marrëveshjen e 5 qershorit, duke u përpjekur për të injoruar ndryshimet kushtetuese të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë.
16 Shtator 2020, 07:53