-
Mero Baze: Kandidati për kryebashkiak, ... Sali Berisha!
Çdo ditë në orën 12 thuajse gjithë televizionet japin lajm konferencën për shtyp të Sali Berishës, për të vrapuar disa orë më vonë të japin live dhe daljen e tij të dytë për prezantimin e një kandidati ku më së paku flitet për të.
10 Prill 2023, 19:48 -
Mero Baze: Përpjekja për të kthyer antiamerikanizmin si gjendje normale
Përkundër pritshmërisë që kanë shumë opozitarë që Berisha duhet ta shmangte debatin me SHBA dhe të bënte sikur nuk ishte në luftë me ta, ai ka katër ditë radhazi që këmbëngul tek beteja me SHBA madje së fundmi kërcënoi se do ballafaqohej dhe ligjërisht me ambasadoren e SHBA që sipas tij ka shkelur ligjin elektoral.
8 Prill 2023, 19:59 -
Mero Baze: Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë
Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur, që nuk shfaqet në formën e sinqertë të Edi Palokës apo Flamur Nokës, por në formë më të maskuar, që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.
7 Prill 2023, 20:39 -
Mero Baze: Unifikimi i frontit antiamerikan në opozitë
Duke nisur fushatën elektorale me sulme kundër SHBA, të cilat po i japin identitetin politik fushatës së opozitës, Berisha duket se ka arritur një fitore. I ka detyruar të heshtin gjithë partnerët e tij në koalicion madje dhe partitë e tjera opozitare të afërta me të.
6 Prill 2023, 20:55 -
Mero Baze: Përse fushata elektorale e Berishës, filloi si fushatë kundër SHBA
Për të dytën ditë radhazi, Sali Berisha dhe mbështetësit e vet janë angazhuar në fushatë elektorale jo kundër Edi Ramës, por kundër SHBA. Në fillim Sali Berish pastaj sejmenë të tij, sulmuan me një fjalor rruge ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza të pështira, për korrupsion, prona të paligjshme, “këste pagesash” etj., të cilat dëshmojnë dhe standardin e të “vërtetave” të Sali Berishës
5 Prill 2023, 19:30 -
Mero Baze: Një paralajmërim zyrtar, për mungesën e të ardhmes së opozitës me Sali Berishën
SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.
4 Prill 2023, 19:59 -
Mero Baze: Kontradikta e akuzës për katër ish drejtuesit e UÇK lidhur me 'Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’'
Ka një kontradiktë në formulimin e akuzës që Gjykata speciale ka lexuar sot ndaj katër drejtuesve madhorë të UÇK, një organizatë që mori përsipër rezistencën e armatosur të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998 1999.
3 Prill 2023, 20:23 -
Mero Baze: ‘Marshimi për Drejtësi’ më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës
Mijëra qytetarë të Kosovës ju bashkuan thirrjes për një “Marshim për Drejtësinë”, një manifestim solidariteti me katër drejtuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, nga Gjykata Speciale.
2 Prill 2023, 20:09 -
Mero Baze: Dy probleme morale nga pazaret e drejtuesve të PD me Berishën
Po bëhet e qartë publikisht se Sali Berisha dhe grupi i tij ka pas një marrëveshje jo publike me drejtues të Partisë Demokratike, konkretisht Gazmend Bardhin dhe të tjerë që Partia Demokratike të hynte në zgjedhje në garë vetëm për këshillat bashkiake. Këtë e ka konfirmuar ndërkohë dhe një deputet i PD nga Lushnja, i cili në këtë rast nuk ka bërë shaka.
1 Prill 2023, 19:22 -
Mero Baze: Përse nuk po gëzon dot Berisha nga dorëheqjet e rivalëve të PD?
Berisha arriti t’i tërheqë dhe shantazhojë disa nga kandidatët e vendosur nga Enkelejd Alibeaj për kryetar bashkie, edhe ashtu të paktë në numër, për shkak të dy qëndrimeve brenda Kryesisë së PD. Edhe pse mbështetësit e tij, sidomos në shtyp, u bën entuziastë, Berisha nuk duket aq i gëzuar.
31 Mars 2023, 19:51 -
Mero Baze: Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij
Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka një marrëveshje e cila praktikisht shkrin “Foltoren” e Sali Berishës brenda ish- LSI.
28 Mars 2023, 19:42 -
Mero Baze: Përse sulmi ndaj Top Channel është më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar?
Sulmi është barbar, pasi më shumë se sa një njeri të vuajtur ka vrarë frikën për të sulmuar televizionin më të madh në vend dhe vjen nga bota e krimit. Shtypi natyrisht që është gjithnjë në qendër të sulmeve politike apo dhe debateve shoqërore, por ekzistojnë disa tabu për mos prekjen e lajmësit të cilat në të vërtet janë shkelur vetëm në Shqipëri nga politika
27 Mars 2023, 19:40 -
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
Të dy emrat e përzgjedhur për garën e Tiranës nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Jonila Godole kanë të përbashkët faktin që janë rreshtuar qartazi kundër Sali Berishës pa pritur vendimin e Bashës për ta përjashtuar më 9 Shtator 2021
26 Mars 2023, 19:38 -
Mero Baze: Debatet që do të formojnë një Parti të re Demokratike
Brenda 24 orëve Partia Demokratike zyrtare ka kaluar një cikël debatesh të ashpra brenda saj dhe ka vënë në provë aftësinë e saj për të qenë një parti e re demokratike, apo një mbetje e dëshpëruar e berishizmit, që nuk ja del dot të kthehet në parti.
25 Mars 2023, 22:22 -
Mero Baze: PD nuk e ndihmon dot më Berishën, edhe sikur të bëhet me të
Ndarja në Partinë Demokratike ka ndodhur. Dhe ka ndodhur për shkak të Sali Berishës. Partia është ndarë në dy kampe, pro dhe kundër tij. Spekulimi se Berisha ka më shumë dhe PD zyrtare më pak, është një perceptim që vjen nga 6 marsi dhe akoma më shumë, nga fakti që PD zyrtare ka ngrirë aktivitetin politik gjatë këtij viti.
24 Mars 2023, 20:01 -
Mero Baze: Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti
Dy deputetë të “Foltores” së Berishës, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi e kishin sot ditën e fundit në Kuvend. Të dy do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit në dy bashkitë kryesore të vendit, Tiranë dhe Elbasan. Një tjetër koleg i tyre me profil më të ulët poltik, Zef Hila u rikthye tek bastioni i vet ne Bashkinë e Vaut të Dejës.
23 Mars 2023, 20:39 -
Mero Baze: 22 Marsi, dita kur PD mbriti në pushtet e vdekur
Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë në historinë e saj politike 32 vjeçare dhe ai është 22 Marsi i 1992. Madje më shumë se fitore e saj, ajo është një vendim i madh i shoqërisë shqiptare për të ndryshuar dhe për ti dhënë shanse një historie të re politike në Shqipëri
22 Mars 2023, 19:58 -
Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka informuar Këshillin Evropian në Bruksel se Kosova dhe Serbia janë pajtuar me atë që është publikuar si Marrëveshja e Ohrit dhe se të dy palët kanë rënë dakord se marrëveshja quhet e miratuar me deklaratën time.
21 Mars 2023, 19:15 -
Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?
Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.
19 Mars 2023, 18:50 -
Mero Baze: Albin Kurti duhet të tradhtoj veten për Kosovën dhe Kosovën për egon e tij
Takimi i Ohrit, për nga rëndësia që ka për Kosovën dhe mbi të gjitha për nga nevoja e saj për të ruajtur aleancën me Perëndimin është e krahasueshme me Marrëveshjen e Rambujes. Ultimatumi perëndimor kundër Serbisë nëse nuk e nënshkruan dhe ultimatumi kundër Kosovës nëse nuk e nënshkruan është i qartë, si në Rambuje
18 Mars 2023, 18:58 -
Mero Baze: Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj
Monika Kryemadhi ka dy pretendime lidhur me skandalin e financimit rus të saj. E para, se shumat janë të vogla dhe e dyta, se janë bërë publike të dhëna personale. Të dyja janë të vërteta. Shumat që ka shkëmbyer Kryemadhi me kompnitë guaska ruse janë relativisht të vogla.
17 Mars 2023, 18:56 -
Mero Baze: Njeriu që e ndau opozitën në shtatë copa
Vendimi i KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, i jep fund përpjekjeve të Berishës për të minuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, përmes Komisionerit të zgjedhjeve dhe krijon një realitet të ri opozitar në zgjedhje.
16 Mars 2023, 18:24 -
Mero Baze: Çfarë duhet të sqarojë Kryemadhi për drejtësinë shqiptare?
Euroreproter, një media me qendër në Bruksel, ka publikuar një shkrim rreth ndikimeve ruse në Ballkan, me gjëra që kryesisht ka qenë të njohura dhe më parë. E reja e shkrimit ishte, se kjo media publikoi dy faksimile të transfertave bankare që provonin dy gjëra të rëndësishme. E para, që Monika Kryemadhi ishte paguar si ortake nga një kompani pas së cilës qëndrojnë disa oligarkë rusë, dhe e dyta, që Kryemadhi rezulton të ketë llogari bankare në së paky dy banka të huaja, një në Zvicer dhe një në Andora.
15 Mars 2023, 18:26 -
Mero Baze: PD nuk duhet t'i dorëzoj 'kokën në sini', Berishës
Komisioneri i Zgjedhjeve, hodhi poshtë për herë të dytë kërkesën e Partisë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhje, për shkak të mos pranimit të dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe regjistrimin me drejtuesit e rinj që janë në krye të PD prej një viti.
14 Mars 2023, 18:42 -
Mero Baze: Çfarë fshihet pas mungesës së vendimit, për të refuzuar Berishën si kryetar i PD?
Vendimi i sotëm i KAS që riktheu në KQZ ankimin e Berishës dhe Alibeaj, zbuloi një skandal i cili ju fsheh opinionit publik. Vendimi i KAS zbuloi se komisioneri Ilirjan Celibashi nuk kishte marrë vendim që Berishës nuk i takon të regjistrohet në zgjedhje, dhe po ashtu nuk kishte marrë vendim që grupit të Alibeajt i takon përfaqësimi zyrtar i PD.
13 Mars 2023, 20:48 -
Mero Baze: PD-ja zyrtare dhe elektorati antiberishë, nuk janë ende bashkë
Nga gjithë sondazhet serioze që bëhen për Tiranën dhe që është një ilustrim dhe për gjithë Shqipërinë, është e qartë që elektorati opozitarë është i ndarë tanimë përgjysmë, pro dhe kundër Berishës. Sondazhet treguan se fjala vjen një kandidim i mundshëm i Dashamir Shehit, mund ta lërë pas Këlliçin në Tiranë, dhe akoma më suprizë fakti që Lulzim Basha, i cili ka një vit që nuk shfaqet në publik, kishte 21 për qind mbështetje
12 Mars 2023, 21:12 -
Mero Baze: Përfshirja politike e Celibashit në procesin e regjistrimit të PD
Ilirjan Celibashi ja ka dalë të bëj politik procesin e regjistrimit të Parisë Demokratike në zgjedhje. Duke gërmuar të gjejë “kleçka” teknike tek mënyra se si është dorëhequr Lulzim Basha, ai ja ka dalë në fakt t’i bëjë një gjyq politikë PD-së zyrtare, pas dëshpërimit që shprehu publikisht që vula nuk i takonte Sali Berishës.
11 Mars 2023, 18:33 -
Mero Baze: Pse Berisha po trash zërin përditë e më shumë kundër SHBA
Ka një përpjekje të shtuar të Berishës të identifikoj betejën e tij si betejë me SHBA dhe aty ku nuk është nevoja. Nëse në fillimet e tij deri para pak kohësh përpiqej të fshehte betejën me SHBA pas betejave të tjera, fjala vjen pas betejës me Lulzim Bashën, tani ka filluar të bëj të kundërtën. Tani dhe kur e pyesin për gjëra që nuk kanë lidhje me SHBA ai e lidh betejën e tij me SHBA
10 Mars 2023, 20:19 -
Mero Baze: Për idiotët e dobishëm të stafit të Berishës
Këta, ndryshe nga të mëparshmit, besojnë çdo gjë që thotë Berisha, dhe kur atij i duhet të bëjë gjoja. Pra ata besojnë vërtet që Gjykatës nuk ja mban t’i heqë vulën, që KQZ nuk ja mban të mos e regjistrojë dhe që Edi Ramës nuk ja mban të zhvillojë zgjedhje pa Saliun.
9 Mars 2023, 19:58 -
Mero Baze: Sa i qetë është Berisha, kur shikon Metën me ambasadoren amerikane në tavolinë?
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, u kërkoi sot tre forcave kryesore politike në vend të shmangin kandidatët me probleme në listat e tyre, si një shenjë e distancës që duhet të mbajnë ndaj lidhjeve të politikës me krimin.
8 Mars 2023, 18:49 -
Mero Baze: Vendimi i Gjykatës, një shans për të bashkuar PD
Vendimi i Gjykatës ë Apelit duke rikthyer çështjen për rigjykim në shkallë të parë, rikthen gjykimin normal për krizën e legjitimiteti të PD. Në fakt gjykatat duhet të shprehen për kriza të tilla kur ato ndodhin dhe jo dy vjet pasi ndodhin, pasi për dy vjet kemi politikë të faktit të kryer nga dhunuesit dhe krijohet imazh iu rremë i shumicës dhe pakicës.
3 Mars 2023, 19:54 -
Mero Baze: Një debat për të gjetur një alibi për dështimet opozitare
Mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama rreth lidhjeve të tij me ish- agjentin e antiterrorit të FBI McGonigal, është një rast i rrallë që bashkon gjithë opozitën, pasi kanë shansin të shpjegojnë dështimet e tyre me një ngjarje që po përpiqen ta paraqesin si misterioze.
1 Mars 2023, 18:53 -
VIDEO/ Mero Baze ironi me spotin e Berishës lexuar nga Rajmonda Bulku: Si ta kuptoni tekstin e Revolucionit të 3 Marsit
Me ironi e humor e ka komentuar gazetari Mero Baze spotin e publikuar nga Sali Berisha për protestën e 3 marsit, në të cilën aktorja Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”
28 Shkurt 2023, 19:38 -
Pse Berisha e vrau gjyqin e 3 Marsit për vulën e PD?
Nëse Gjykata vendos që drejtimi i PD i takon Bashës, Berisha do justifikoj protestën para gjykatës si të ligjshme, pasi e dinte komplotin. Nëse Gjykata ja jep vulën Berishës, atëherë do të kemi një vendim të marrë nën presionin e turmave, një lloj fashizmi, që është shfaqur në Evropë një shekull më parë.
26 Shkurt 2023, 20:03