Me lot në sy dhe me zë të mekur, e pamundur për të ndihmuar vajzën e saj 30-vjecare që dergjet pavioneve të spitaleve, një nënë nga Ura-Vajgurore kërkoi ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’. Zylka Kosova, që pas humbjes së bashkëshortit pak kohë më parë pësoi një tjetër tronditje. Kur i shoqi ishte në gramat e fundit të jetës, e bija Erjola u diagnostikua me leucemi akute, 5 muaj më parë, shëndeti i së cilës u përkeqësua edhe më shumë. Pas shumë analizave dhe ekzaminimeve të kryera, e vetmja rrugë që duhet të merrte nëna e dy fëmijëve për mjekim më të specializuar ishte Turqia. Me shumë vështirësi, familja e dërgoi, por sot në kushtet ku ndodhen me dy fëmijë të vegjël, familja Kosova e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e mëtejshme, që kërkohen për të kryer transplant të palcës. 'Ishte një vajzë shumë aktive. Merrej shumë me fëmijët,por një ditë ishte e pafuqishme dhe me zor mbajti në krahë vajzën 10 muajshe. Aty e kuptuam se nuk ishte mirë me shëndet.Kur shkuam në spital dhe bëmë të gjitha analizat, u tronditëm kur mësuam se vajza ishte me leucemi akute. Kurrë më parë s'ka patur probleme.Unë jam nënë dhe bëj një thirrje. Nuk kam mundësi te paguaj kimiot e fundit për vajzën. Ju lutem kush ka mundësi të më ndihmojë, si nënë, si gjyshe. Nuk kam asnjë mundësi tjetër. Jam shumë e dëshpëruar. Gjithcka pata i dhashë. Vajza ka dy muaj që po kurohet në Turqi dhe unë nuk kam më mundësi. S'ka mundur dot askush ta shoqërojë, pasi nuk kemi më para të qëndrojmë atje. Na kanë thënë se transplanti kushton 100 milion lekë. Unë po kaloj helm në shpirtin tim. Më vjen keq për fëmijët, nëna i mbledh fëmijët. Të jetojë edhe ajo'. Zylka Kosova është kjo nënë fatkeqe, e cila kërkon ndihmë për vajzën e saj, pasi për mjekët nëse ky transplant i palcës do të kryhet, 30-vjecarja ka shpresë për jetën, por familja nuk ka mundësi të paguajë koston e madhe të këtij operacioni. Deri më tani ndihmë për familjen Kosova, kanë qenë të ardhurat që kanë mundur të mbledhin nga të afërm, por kjo nuk mjafton. Kimiot vazhdojnë dhe Erjola po lufton për të fituar betejën, për veten por edhe për dy fëmijët djalin 6-vjecar dhe vajzën 10 muajshe që presin kthimin e nënës në shtëpi. Mesazh që përcillet edhe nga i biri. Vogëlushi më sytë bojqielli plot shpresë kërkon ndihmë që nëna e tij të jetojë. 'Unë kërkoj ndihmë duke iu lutur Zotit që mami të vij në shtëpi për Vitin e Ri. Të jetë këtu me ne se më ka marrë malli shumë. Ju lutem më ndihmoni që mami im të jetojë'-përlot me këtë apel 6-vjecari Kush mundet të ndihmojë këtë familje nga Ura Vajgurore në dispozicion familja Kosova vë edhe një numër llogarie: AL89 20 22 30 38 00000000 20 55 38 88
30-vjeçarja lufton për jetën/ Nëna: Burrin e humba, nuk dua të humbas vajzën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37

