Quhet Preng Gjoka dhe ka humbur gjurmët që prej datës 13 tetor të këtij viti nga fshati Skuraj i Kurbinit. 82-vjecari i cili vuan prej disa vitesh nga skleroza, doli nga dritarja e dhomës së gjumit nga shtëpia përdhese, në të cilën jeton bashkë me familjarë të tjerë. Prej disa ditësh babai i tetë fëmijëve kishte kërkuar të flinte i vetëm në dhomën e gjumit, ndërsa ditën që është larguar e kishte mbyllur me çelës derën e dhomës. Një nga tetë fëmijët e të moshuarit mbërriti në studion e emisionin ‘Pa Gjurmë’. Adelina Përtena iu drejtua me një apel publikut, për gjetjen e babait të saj 82-vjecar. ‘U zgjua nëna që ti bënte kafenë, dhe nuk e gjeti aty. Në orën 7 të mëngjesit të 13 tetorit. Dritarja ishte e hapur dhe nëna kuptoi që ai kishte dalë nga dritarja. Ajo menjëherë zgjon vëllain e vogël dhe i tregon, ai kërkon në fshat pyet fqinjët por asgje. Bëmë denoncim në polici, kanë kërkuar, në Burrel Lac, Rrëshen kudo, por asgjë. Babai vuan nga skleroza ka dy vite. Na ka vdekur nipi, halla, dy vëllezërit. Kishte perjetuar vdekjen e të afërmve. Nuk e prisnim që të ikte nga shtëpia. Kontaktonim cdo ditë me të, ishte shumë i mërzitur për vdekjet që kishin ndodhur. Nuk kishte shenja të theksuara të sklerozës, na njihte, qeshte, bënte shaka. Ne nuk e kuptuam se do ndodhte dicka. Kemi 10 ditë që kërkojmë tek lumi që ndodhet në fshat 15 minuta larg shtëpisë por asgjë. Nuk kishte shprehur dëshirën për të shkuar në Llixha’, u shpreh e bija Por gjatë transmetimit live mjaft informacione që mbërritën dhe u përcollën në studio treguan vendndodhje të ndryshme të të moshuarit, se ai është parë në Fushëkrujë, në kishën e Lacit e deri në Tiranë. Një zotëri e ka shoqëruar dy ditë më parë me makinën e tij dhe ka thënë që do shkonte tek kisha e Shën Ndou. Mbante dorën në xhep. Ishte rreth të 80-ave. Një tjetër zonjë e ka parë po tek tek kisha Shna Ndout, ditën e martë: E kam pa shumë mirë dhe vajza më tha të iki ti jap dicka. Ishte vetëm tek sheshi i kishës. Vajza vogël 5 vjece i dha 100 lekë. 100% ky është. Kishte të veshur, një këmishë, një triko me jakë V, sipër këmishës. Të tjerë telefonues treguan se i moshuari ka lëvizur edhe në drejtim të qytetit të Lezhës, por edhe në Fushëkrujë. Shtatlartë në trup, me flokë të thinjura, 82-vjecari ditën që është larguar kishte të veshur: Një këmishë të bardhë, xhaketë të zezë, tuta te zeza cizme të shkurtra ngjyrë gri
“Arratiset” natën nga dritarja/ E bija: Iku me rrobat e gjumit, dyshojmë se…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nëna ma abortoi shtatzëninë në moshë të re’/Vajza: Prej vitesh s’flas, dua të përballem
27 Prill, 19:55 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05
