#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Piktori Bajram Mata është një emër i njohur në artin shqiptar. Disa nga punimet e artistit të ndjerë gjenden në fondin e artë të koleksioneve në Galerinë Kombëtar të Arteve. Këtë të hënë, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ e bija, Elsa Mata rrëfen jetën e piktorit dhe dimensionet e tij artistike, jo vetëm edhe si baba. Ajo zbulon për herë të parë pengun e jetës, që mundoi artistin derisa mbylli sytë përgjithnjë. 49-vjeçarja është në kërkim të vëllait nga babai me origjinë shqiptaro-ruse.Vitet 1959-1960 e gjejnë Bajram Matën, 20-vjeçarin asokohe student në degën e artit figurativ në Universitetin e Leningradit, në Rusi. Njohja me Zvjetllana, studenten për violin, me origjinë ruse do të ishte fillimi dhe fundi i një dashurie, që mbeti përgjithmonë në kujtime auditori aty ku zë fill kjo histori dashurie, fryt i së cilës është djali që erdhi në jetë në vitin 1961. Pas prishjes së marrëdhënieve Rusi-Shqipëri studentët shqiptare u detyruan të kthehen në atdhe mes tyre edhe Bajram Mata, i cili la pas shtatzënë vajzën që dashuroi. Një brengë që do të shenjonte jetën e artistit. ’Kur u kthye në Shqipëri në vitin 1961 babait i erdhi një letër nga Zvetllana, e cila e njoftoi se ishte bërë baba, por letrat vinin të hapura gjithmonë. Zvjetllana ishte për violinë dhe dy vite më e re se babai im, ata ishin në të njëjtin universitet. Unë e ndjej si detyrim shpirtëror, që ta çoj deri në fund, amanetin se e di që edhe babai do e donte këtë gjë deri në fund, se e ka vuajtur shumë. Kur babai u kthye ruante kontaktet me Zvjetllanën me letra, ndërsa në vitin 1963 u shkëputen lidhjet përfundimisht. Në vitin 1965 babai përfundoi studimet në Tiranë dhe u njoh me nënën time në Peshkopi. Mami e ka ditur këtë histori, por ne nuk dinim asgjë. Më vonë më ka treguar se kemi një vëlla nga ana e babait. Deri vonë, fotot e Zvjetllanës i ka mbajtur mami në shtëpi. Më dukej si një nga përralle, e gjitha kjo histori. Nuk kemi patur një adresë apo një numër kontakti të Zvjetllanës. Kur babai ndërroi jetë në moshë të re, nëna e hoqi edhe fotot e saj. Besoj se Zvjetllana ia ka treguar djalit të vërtetën, ne kemi pritur që të na kërkojë por nuk ndodhi’’, rrëfen e bija Elca shpreson të gjej vëllanë e saj, i cili sot është 60 vjeç. Ajo I drejtohet me këtë mesazh: ’Unë uroj qe ai të ketë një jetë të mirë të jetë shëndetshme.E di që do të jetë i lumtur, pasi kush nuk do që të njohë gjakun e tij. Dua t’i them se ka një motër dhe një vëlla që e kërkojnë. Uroj të njihemi dhe të bëhemi me një vëlla tjetër’, rrëfen vajza e artistit Elca Mata në rrëfimin e saj, me një vëlla që se njohën kurrë, ajo tregon sesi në famijen e tyre nuk mbeti asgjë, as nga veprat e tij. Me ndarjen nga jeta më 5 mars të vitit 1989, të piktorit Bajram Mata pikturat e tij ranë pre e grabitjes. ’Pikturat dhe veprat e babait tim janë vjedhur, pothuajse të gjitah. Na kanë vjedhur një galeri të tërë, pasi babai ka lënë shumë vepra artistike. Kur babai ndërroi jetë, i morën të gjitha. Do donim ta kishim artin e babait, dhe jemi të trishtuar që kemi humbur gjithçka prej tij. Më 5 mars 1989 ka ndërrur jetë babai’, rrëfeu e bija Bashkë me artistin Mata në Lengingrad studiuan edhe ata që mbetën shokët e tij më të mirë, gjithashtu emrat të njohur të artit figurative shqiptar si Muntas Dhrami, Kujtim Buza, Fatmir Haxhiu.
‘Babai im studioi në Rusi, atje la një djalë’/Jeta e piktorit të njohur dibran rrëfyer nga e bija
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39

