Burani me spinaq dhe vezë nga zonja Vjollca

1 Tetor 2020, 10:38

Burani me spinaq dhe vezë

Përbërësit:

 800 gr spinaq

1 thelpi hudhër

1 qepë të thatë

3-4 qepë të njoma

3 lugë gjelle oriz

pak ujë 1/2 gotë uji

kripë, piper të zi, arrëmoskat

kopër, majdanoz, pak nenexhik

4 kokrra vezë

 Përgatitja:

Lajmë spinaqin dhe e lëmë të kullojë mirë. E presim atë trashë, në një tigan ngrohim 4 lugë gjelle vaj uliir dhe vendosim 1 thelpi hudhër për të aromatizuar vajin. Shtojmë qepën e thatë të grirë hollë dhe e lëmë sa të zbutet pak shtojmë qepët e njoma të prera në unaza, orizin dhe i përziejmë sëbashku sa qepa të ulë volumin. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë orizin të ziejë për 8 minuta sëbashku me qepën. Shtojmë dhe spinaqin në tigan. E përziejmë me kujdes dhe vendosim kapakun për 2-3 minuta, kripë, piper dhe shtojmë në tigan koprën, majdanozin, nenexhikun i përziejmë dhe më pas thyejmë vezët dhe I vendosim mbi spinaq, I spërkasim vezët me pak kripë ulim temperaturën vendosim kapakun dhe I lëmë vezët të mpiksen, gatuhen në avullin e buranisë. E servirim menjëherë.