Byrek i ëmbël me oriz
Përbërësit:
- 1 e 1/2 fç oriz
- 1 filxhan sheqer
- 1 lgj kanellë
- 50 gr gjalpë + vaj
- 8-10 peta byreku
Për servirje:
- Sheqer pluhur
- Kanellë
Përgatitja:
Në ujë të vluar në masën 1 me 2 ziejmë orizin jo plotësisht. Sapo orizi të fillojë të krijojë bulëza shtojmë një lugë gjalpë, sheqerin dhe kanellën. E trazojmë mirë, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Marrim petët një nga një dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë trazuar me vaj. Në çdo petë vendosim 1-2 lugë mbushje dhe më pas petën e mbështjellim role dhe e vendosim në tavë si shirit ose të rrumbullakosur si kërmill. Kështu veprojmë me të gjithë petët dhe në fund i spërkasim roletë me pak vaj dhe gjalpë dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi byreku të jetë ftohur e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.