Byrek me peta të hapura në vaj me hithra dhe njomëz nga zonja Albana

2 Dhjetor, 11:20

Byrek me peta të hapura në vaj me hithra dhe njomëz

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 300 ml ujë të vakët
  • 1 lk kripë
  • 1 lk uthull
  • 200 gr njomëz
  • Hithra të njoma
  • Vaj

Përgatitja:

Zëme brumin, më pas e ndajmë në dy pjesë të cilat i zhysim në vaj dhe i lëmë për 30 minuta. Një pjesë të brumit e hapim me dorë duke e punuar me majat e gishtave. E presim në 8 pjesë duke e punuar mirë, derisa hapim një petë të vetme. Vendosim mbushjen me hithra dhe njomëz. Veprojmë sërish me petën tjeter dhe mbyllim thembrat e byrekut. E vendosim në pjekje në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.