Çorbë dasme, një recetë e vjetër e traditës shqiptare nga zonja Albana

23 Nëntor 2023, 13:23

Çorbë dasme

Përbërësit:

  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • Ujë dhe lëng mishi
  • Disa copa dhjami
  • Pak thartirë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Orizin e pastruar e shtypim sa të bëhet si miell, e vendosim të ziejë me pak ujë në fillim dhe pastaj shtojmë lëng mishi, copa dhjami dhe kripë. E lëmë të ziejë derisa të bëhet një çorbë e trashë. Në fund i hedhim pak lëng rrushi të papjekur ose pak lëng limoni ose limontoz dhe e shërbejmë të ngrohtë me piper të zi të bluar.