Ëmbëlsirë – hoshaf me fiq nga zonja Albana

20 Maj 2022, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2022-05-20 11:53:32

Ëmbëlsirë – hoshaf me fiq

Përbërësit:

450 ml qumësht

90 gr fiq të thatë

90 gr sheqer

Kanellë pluhur

Përgatitja:

Vendosim qumështin në një enë dhe sapo të ngrohet shtojmë fiqtë e thatë të grirë shumë hollë dhe sheqerin. E largojmë nga zjarri dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet dhe me duar shtypim mire fiqftë e thatë. E kullojmë më pas masën duke i shtypur mirë fiqtë e thatë. Në tasa të vegjël vendosim pak nga fiqtë e thatë që shtypëm dhe më pas hedhim kremin e qumështit. Spërkasim ëmbëlsirat me kanellë dhe i vendosim tasat në një tepsi të thellë me ujë të piqen në banjomari për rreth 1 orë në 120 gradë.