EMISIONI I PLOTË, 'KLINIKA 24' | Rreziqet e festave, DHIMBJET e nervit shiatik dhe kripa që na dëmton

20 Dhjetor, 15:48 | Përditesimi: 20 Dhjetor, 15:48

 

Festat e fundvitit nën fokusin e shëndetit. Emisioni 'Klinika 24' trajton rreziqet më të shpeshta të ditëve festive, nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, te pasojat e ngrënies së tepërt dhe dhënia e ndihmës së parë në raste emergjente. Në këtë edicion, fizioterapisti shpjegon edhe një test të thjeshtë për të kuptuar nëse dhimbja lidhet me nervin shiatik, ndërsa rubrika ‘Shëndeti në kuzhinë’ zbulon sa kripë marrim çdo ditë nga buka që konsumojmë.

E.H/Shqiptarja.com