Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dollma me lakër dhe krem / Hallvë xhelatinoze me bajame. Gjithashtu Niki dhe Albana treguan dhe një çaj antiviral me përbërës natyral.
Ka histori dashurie që lindin në heshtje, rriten në pritje dhe mbijetojnë edhe atëherë kur koha, lufta apo vetë jeta përpiqen t’i shuajnë. Ka kopshte që nuk janë thjesht vende, por hapësira kujtese, strehë shpirtërore dhe kthim te vetja... Të jetosh mes mjekësisë dhe letërsisë mund të duket si një gjendje me kahe të kundërta, por për Selma Dinon këto dy botë nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi, plotësohen. Ndoshta sepse arti është pjesë e ADN-së së saj: ajo është mbesa e shkrimtarit të njohur Ali Asllani dhe bija e vetme e dy prindërve të arsimuar, me kulturë perëndimore. Sot në studion e "Rreze Dielli" kemi Dr. Selma Dino, mjeke dhe shkrimtare, e lindur në Tiranë, e diplomuar në mjekësi në vitin 1979 dhe e specializuar në gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, ajo u largua drejt Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, onkologun e njohur Dr. Dori Mihali, dhe djalin e tyre të vogël. Edhe në Itali, Selma Dino arriti të spikasë, duke barazvlerësuar diplomën në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos dhe duke ushtruar me përkushtim profesionin e mjekes. Por pasioni për letërsinë e shoqëroi paralelisht këtë rrugëtim, duke i dhënë lexuesit shqiptar një sagë të gjerë letrare – tetralogjinë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë”. Një vepër e vendosur në Anglinë e Luftës së Dytë Botërore, ku dashuria mes Anës dhe Perlatit vihet përballë luftës, ndarjes dhe pritjes së gjatë; ku letrat mbeten pa përgjigje dhe heshtja bëhet po aq e fortë sa fjala. Saga nis me “Piktura”, vijon me “Muri” në dy vëllime dhe do të përmbyllet me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”. Selma Dino na fton sot në këtë kopsht letrar për të folur jo vetëm për personazhet dhe fatet e tyre, por edhe për jetën, emigrimin dhe kujtesën; për jetën në Itali, për humbjen e bashkëshortit të saj, Dr. Dori Mihali, për lidhjen e fortë mes tyre, dhimbjen, mallin dhe mbështetjen që ajo mori për t’u ulur e për të shkruar. Një rrëfim emocional dhe thellësisht prekës, ku letërsia bëhet mënyrë për të përballuar mungesën.





















