Gjellë super e shijshme me bizele dhe patate nga zonja Albana

12 Dhjetor, 11:47

Gjellë me bizele

Përbërësit:

  • 500 gr bizele (të freskëta / ngrira)
  • 2 patate mesatare
  • 1 karotë
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 domate / 2 lgj salcë domateje
  • 1 litër ujë / lëng perimesh
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lç spec i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe karotën, duke i përzier për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates dhe i gatuajmë derisa të avullojë uji i tepërt. Shtojmë bizelet, patatet dhe gjethen e dafinës dhe i përziejmë mirë duke shtuar më pas ujë ose lëng perimesh derisa të mbulohen perimet. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare për 25-30 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.