Gulash me mish viçi
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi
- 4 qepë mesatare
- 20 gr miell
- 200 ml verë
- 1 domate
- 4 gozhdë karafil
- 1 limon
- 1 lç piper i kuq
- 1 degë manxuranë
- 1 gjethe dafine
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate e koncentruar
- 1 spec djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Grijmë qepët, presim mishin në kubikë të vegjël dhe i tiganisim në tigan për pak minuta në vaj. Në një gotë me pak ujë tresim miellin duke shtuar piperin e kuq. Shuajmë mishin me verë të kuqe dhe e lëmë derisa të avullojë. Më pas shtojmë bimët aromatike, lëkurën e limonit, salcën dhe domaten me karafilat e ngulur në të. Shtojmë ujë dhe e lëmë të gatuhet për afërsisht 2 orë. Sipas dëshirës këtë gatim e shoqërojmë me polenta.