Harapash i pjekur me mish të grirë nga zonja Albana

23 Nëntor 2023, 13:36

Harapash i pjekur me mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 fç mish i grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 2 e 1/2 gota miell misri
  • 5 gota ujë
  • 2 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Mishin e grirë e kaurdisim me qepët e grira hollë, hedhim spec të kuq, kripë, piper, majdanoz, pak ujë në raport me miellin e misrit 1:2, e lëmë të marrë valë dhe hedhim miellin e misrit. E përziejmë derisa masa të trashet, e heqim nga zjarri dhe hedhim të bardhat e vezëve. E hedhim masën në tavë të lyer me pak yndyrë, e sheshojmë, e lyejmë me të verdhat e vezëve të holluara me pak ujë dhe e pjekim në furrë të nxehtë. Harapashin e servirim të nxehtë sapo t’a nxjerrim nga furra.