Humbi fëmijën nga dhuna ç’njerëzore. Vjehrri e kërcënon me jetë. Kunatat i vodhën unazën e martesës

6 Korrik 2020, 19:19

 

Dhunë psikologjike dhe fizike. 12 vite martese kanë qenë një ferr për nënën e dy fëmijëve. Fëmijën e parë kur shtatzënë u dhunua nga njerëzit e ish-bashkëshortit, dhunë e cila nuk u ndal por prevaloi mbi çdo sakrificë që bënte 31-vjecarja për ta falur babain e fëmijëve. Kjo është histori e trishtë e Jeta Gdhalla nga Poshnja e Beratit, e cila u martua në moshën 18-vjecare me mblesëri. Ka vendosur ta rrëfejë këtë histori të jetës, në emisionin ’Pa Gjurmë’, 31-vjecarja kërkon ndihmë, pasi ndjehet ende e kërcënuar. Ajo përpiqet të gjejë një arsye se, përse ky mllef e ka shoqëruar për 12 vitesh martësë mes katër mureve të shtëpisë, ku jetonte sëbashku me familjen e të shoqit. 6 muajshe shtatzënë 3 kunatat dhe vjehrra tentuan ta dhunonin, derisa nusja përfundoi në spital. Kur vajza ishte 1 vjece kundra i doli edhe ish-bashkëshorti. ‘Nuk më kanë dashur asnjëherë. Nuk e di të them arsyen, pse nuk më deshën. Unë u martova me lajmësi. Ata më ofendonin dhe më shtynin. Kanë ardhur njerëzit e mit dhe ka qenë ora 12 e natës kur bëra abortin për herë të parë. Unë nuk dilja fare nga shtëpia. Shkoja vetëm tek motra në fshat. Kur isha me vajzën shtatzënë më dhunonin. Në polici nuk denoncova kurrë. Vjehrra dhe kunatat më keqtrajtonin. Shenjat e martesës unazën edhe varësen m’i vodhën dhe më pas m’i shitën të gjitha’, rrëfen 31-vjecarja. Kanë kaluar tre vite, që cifti jetojnë të ndarë, por ende të padivorcuar ligjërisht. Ajo vazhdon të ndjehet e kërcënuar. Me një urdhër mbrojtje të para një viti, sot 31-vjecarja ndjehet ende e kërcunuar. Me banim shumë afër njëri-tjetrit vazhdon të kërcënohet nga familja e ish-bashkëshortit.‘Kam frikë të dal nga shtëpia. Ndjehem e kërcënuar. Kërkoj ndihmë shteti të më ndihmojë, jam me dy fëmijë të vegjël. Unë dua të largohem, po ku të shkoj. S’kam asnjë mbështetje. Jetoj vetëm më kempin e vajzës me autizëm prej 10 mijë lekësh’, përfundon rërfimin e saj 31-vjecarja. Nëna e dy fëmijëve 11 dhe 7 vjec akuzohej për tradhëti, dyshimet që shkonin deri aty sa kunatat i vunë nje person nga pas për të konrtolluar lëvizjet e saj. I dha plot shanse në jetë babait të fëmijëve, por nuk gjeti kurrë qetësi, pasi edhe ai nisi ta dhunonte vazhdimisht.’Shkoja tek prindërit e mi dhe kunatat më futën një person të më ndiqnin. Qëndrova tre muaj tek familja ime. Burri ndryshoi dhe nisi të më largohej. Kur vajza ishte 1 vjece, u ktheva tek burri për hir të fëmijës. Pranova të kthehesha duke i vendosur burrit një kusht, që të largoheshim nga familja e tij. Morëm një shtëpi me qera në Urën-Vajgurore punonim të dy në një lavazh. Vajzën e merrja me vete, ajo flinte nëpër gazeta. Ai nisi të ushtronte dhunë ndaj meje. Ishim shumë keq, as bukë të haja nuk kishim. Ai punonte dhe paratë I prishte, bukë për fëmijët nuk kishim edhe pse u bë baba për herë të dytë’, përlot me rrëfimin e saj 31-vjecarja.