Një 36-vjecare nga fshati Ibë i Tiranës mori guximin duke denoncuar live, në studion e ‘Pa Gjurmë’, abuzimin seksual nga një 55-vjecar, baba i tre fëmijëve. Nga kjo ngajrje e vitit 2005 Fatmira Banaj, mbeti viktimë e këtij abuzimi nga i cili, solli në jetë një vajzë me emrin Roksana qershorin e vitit 2006. E shoqëruar nga dy prindërit Qani dhe Luljeta, në studion e emisionit, sot kjo 36-vjecare është në kërkim të së bijës. Ajo rrëfen këtë histori tronditëse që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj, ndërsa ajo ra në depresion. ‘Hasan Ibraj jetonte në një fshat tjetër. Unë vija në Tiranë tek tregu me Hasanin, pasi unw shisja prodhimet e familjes. Ai ishte shoferi i linjës Ibë-Tiranë. Ai më ngacmonte shpesh kur udhëtoja me të dhe mw pas ka abuzuar me mua, në furgon, rrugës duke ardhur për Tiranë. Unë nuk kisha folur kurrë me mamin, pasi ai më mashtroi dhe mw kwrcwnoi. Unë bëra një fëmijë me të. Mw kishte premtuar se do të më gjente një burrë dhe prandaj e besova. Unë nuk tregova se kisha frikë. Hasanit nuk i thashë gjë. Kur mësova se unë isha shtatzanë nuk e takova më kurrë’, rrëfen 36-vjecarja Ndërsa e quan fatkeqësi këtë që i ka ndodhur në familje, babai i Fatmirës debaton në studio me bashkëshorten. Ai akuzon nënën se ishte ajo që e futi në shtëpi pa e njohur Hasanin, ndërsa ky i fundit abuzoi mbi vajzën e tyre, duke e mashtruar se do ta fejonte. Nëna: Nuk më shkonte në mendje që do abuzonte mbi vajzën. Ajo nuk tregoi se ai e kërcënonte se do ta vriste. Një komshie më tha se vajza është shtatzanë. Vajza nuk më tha asgjë. Hasani më erdhi për mblesëri, se do t’i gjente vajzës një djalë për t’u martuar. Mua më luajti mendja kur e mora vesh për shtatzaninë. Babai: Pyeta gruan dhe më tha se e njihte zotërinë. Gruaja e futi në shtëpi atë person, pa e njohur mirë. Nëna: Mos flit budallallëqe në publik. Unë mendova se do t’i gjente një djalë vajzës. Nuk dija gjë fare, cfarë do të ndodhte. Odeta Dume: Ju e denoncuat këtë person ? Babai: Nuk e denoncova se nuk kisha mundësi në atë kohë. Më ishte djegur shtëpia dhe nuk isha mirë me shëndet. Nëna: Ky e coi gocën gjithandej, për t’ia hequr fëmijën. Babai: Kjo më tha mua se do ta conte tek nusja e dajës, pastaj e coi në shoqatë Nëna: Ky nuk e pranonte në shtëpi Babai: Jo nuk është e vërtetë. Nëna: Shtëpia ishte djegur. Dhe nuk kishte ku të qëndronte. Ky thoshte se s’kemi ku ta mbajmë. Odeta Dume: Po ju ku keni jetuar? Babai: Në një kasolle. Pas ngjarjes që tronditi familjen Banaj, babai i vajzës Qaniu takon personin, që sot e kësaj dite bën përgjegjës të këtij abuzimi, i cili pas përballjes me të mohoi gjithcka. Fatmira u strehua në një shoqatë në kryeqytet, kur ishte 6 muajshe shtatzënë. Foshnja u lind në maternitetin e Tiranës, por nëna nuk mësoi asgjë për fatin e të bijës. Babai: E para ishte abuzimi dhe e dyta kur ai e mohoi. Odeta Dume: Ku e dërguat vajzën, në cilën shoqatë? Nëna: Në Tiranë e cuam në një shoqatë atje. Ishte vajza 6- muajshe shtatzanë. Kur lindi vajza ata të shoqatës nuk na njoftuan fare. Ne nuk e dimë ku e cuan vajzën. Ata e kanë marrë në spital. Nuk mësova asgjë, vetëm kur më erdhi vajza pa fëmijën në shtëpi. Vajza: Unë sa linda vajzën, doktoresha spitalit më tha, paske bërë një vajzë të bukur dhe ma mori. Pastaj më nxorrën nga spitali. Vajzën e quajta Roksana. E kërkova vajzën por nuk më treguan më asgjë. Babai: Fatmira erdhi në shtëpi e shoqëruar nga një person i shoqatës. Unë isha shumë i sëmurë, në një gjendje të rënduar. I thashë vajzës, ku e ke fëmijën që linde ? Nëna: Ato të shoqatës na thanë ne, se fëmija kishte vdekur. Babai: Pas dy vitesh, në 2008 më vjen një dokument nga shtëpia e fëmijës në Sauk. Ata shkruanin se vajza ishte birësuar konform rregullave. Fatmira nuk e pa më Roksanën. Me pengun e madh në jetës ajo kërkon të gjej vajzën që lindi pranverën e 15 viteve më parë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Hyri si mbles, 55-vjecari lë shtatzënë vajzën/Prindërit në konflikt:Bombën në shtëpi ma hodhi gruaja
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13

