Një tjetër histori e dhimbshme vjen këtë pasdite në emisionin “Pa Gjurmë”. Është jeta plot mund e sakrifica e një 42-vjeçareje, e cila sot është nënë e dy fëmijëve të mitur. Klodiana Balliu nga qyteti i Pogradecit, u njoh në fund të vitit 2013 me Ardian Canon, me të cilin nuk bëri kurrë celebrim. Edhe pse ajo e pranoi këtë gjë, nuk do ta kishte menduar arsyen e vërtetë pse bashkëjetuesi i saj nuk donte që kjo martesë të njihej ligjërisht. Pak muaj pasi u martuan, për 42-vjeçaren lindën edhe dyshimet e para, mirëpo shumë shpejt dyshimeve të saj u erdhi fundi. Nuses së re iu shemb bota kur në derë u shfaq një tjetër grua me dy fëmijë të rritur. Me ardhjen e tyre ajo zbuloi të vërtetën e burrit me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën. Edhe arsyen e refuzimit për të bërë celebrimin e zbuloi nga ai moment. Ardiani ishte i martuar dhe baba i një djali 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe. Partneri kishte tentuar t’ia fshihte të shkuarën, ndërsa vënë përballë këtij fakti Klodiana vendos të kthehet tek shtëpia e prindërit të saj, aty ku mori një tjetër refuzim. Duke mos pasur asnjë mundësi tjetër ajo kthehet sërish tek Ardiani, duke pranuar në të njëjtën shtëpi edhe bashkëshorten e tij legjitime. 8 muaj në vijim çdo ditë ishte një betejë, për 42-vjeçaren e cila përballej me grindjet e vazhdueshme, si dhe me kërkesën e gruas që kërkonte pjesën e saj në atë shtëpi. Me dy gra në një shtëpi, Ardiani vendos të emigrojë drejt Greqisë, ndërsa Klodiana kishte mbetur shtatzënë. Ajo i kërkoi të zgjidhte mes saj dhe bashkëshortes së parë, mirëpo ai zgjodhi të largohej. Edhe Klodiana zhvendoset në Tiranë, aty ku vendos të nisë një tjetër jetë, me një tjetër partner. Me Hekuranin u njoh në vitin 2017 dhe sëbashku emigruan drejt Greqisë. Për 42-vjeçaren historia përsëritet. Shtazënë për herë të dytë bashkëjetuesi i saj pëson infarkt ndërsa dërgohet me urgjencë në një spital grek. Ky do të ishte edhe momenti i fundit që do ta shihte Hekuranin me të cilin ka 4 vite pa patur asnjë kontakt. Në mungesë të dokumentave Klodiana kthehet nga autoritetet greke në Shqipëri, ku vjen në jetë vajza. E mbetur e vetme me dy fëmijë të mitur, ku asnjë prej tyre nuk njeh babain biologjik, kjo nënë kërkon ndihmë.
I martuar me fëmijë mashtron vajzën nga fshati/’Nusja e tij erdhi në shtëpi, u largova shtatzënë’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
