I tha familjes se do të pinte kafe, humbi kontaktet në nëntor të 2017-ës, familja në kërkim të 76-vjeçarit nga Tirana

6 Shkurt 2019, 20:51 | Përditesimi i fundit: 2019-02-06 20:51:45

Historia e një të moshuari 76-vjeçar Fatlli Varvarica që ka humbur kontaktin me familjen që prej 2 nëntorit  të vitit 2017-të, nga Tirana  është trajtuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Pa gjurmë". I biri dhe familja e kërkon prej gati dy vitesh , dhe deri më sot nuk dinë asgjë për fatin e tij .

Fatlli dhe Fatime Varvarica nga Tirana u njohën nga një miqësi e përbashkët dhenë vitin 1966 vendosën që në lidhjen e tyre ta kurorëzonin në martesë. Danjela ishte fëmija e parë i çiftit i cili erdhi në jetë duke sjellë gëzim në familjen e re të çiftit sapo ishte ndërtuar. Shumë shpejt familja do të bekohej me një tjetër fëmijë  Gentjanin. Jeta rrjedh mes një harmonie familjare, sakrificash për të rritur dy fëmijët e tyre me një dashuri të pamatë.

Gentjani u martua në vitin 2008-të. Me të sistemuar fëmijët , kur secili kishte ndërtuar jetët e tyre familja Varvarica vendosi të blinte një tjetër apartament në qytetin bregdetar të Durrësit. Kryefamiljari Fatlliu shkonte shpesh atje, qëndronte  2 ditë, me raste edhe një javë për të pushuar. Në studion e emisionit "Pa Gjurmë"  ishte sot djali i 76-vjeçarit i cili rrëfeu  historinë e familjes së tij duke treguar se babai së bashku me mamanë, si çift në pension që ishin e kishin shndërruar prej vitesh në ritual pirjen e kafesë së mëngjesit tek pazari i ri ku shijonin bisedat e përditshme së bashku.

Djali tregoi se ishte mëgjesi i datës 2 e muajit nëntor  i vitit 2018-të, kur ai doli nga shtëpia për të pirë kafen por nuk u kthye më kurrë.

 

Atë ditë kishin dalë për të marrë pensionin bashkë me mamanë . Ishin kthyer në shtëpi dhe kishte lënë pensionin në tavolinë. Kishtë marrë vetëm 1500 lekët të vjetra .dhe i kishtë thënë mamasë se do dilte nga pazari i ri , ku shkonte çdo mëngjes për të pirë një kafe.  ikur sipër nga pazari i ri shkollae bashkaur. Nga ora 12.30 merr mamin në telëfon dhe I kishte thënë mamasë jam në Durrës nisem tani. Mamaja kishte pritur të kthehej deri në orën 4 dhe më mërrë në telefon e më trëgon që bai që nga mëngjesi nuk ka ardhur. Me ta marrë vesh unë nisem me makinë për në Durrës. Mendova mos ka ikur atje . Por shkova për të kontrolluar në shtëpinë tek shkëmbi i Kavajës në Durrës. Shtëpia ishte e sistemuar nuk ishte askush.

Gentian Varvarica, djali i 76-vjeçarit

Më tej Gentani tregoi  se familja e tij nuk kishte patuar asnjëherë konflikt me askënd dhe që pas ditës së largimit të 76-vjeçarit kishte bërë denoncim dhe në polici dhe që atëherë familja e kërkon në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.

Të nesërmen në mëngjes kam bërë denoncim në polici në rajonin numër 1 të policisë në Tiranë. Dosja e denocimit më pas është dërguar në Prokurori dhe nga hetimet e tabulateve telefonike.  Nga tabulatet u zbulua vendndodhja në Linzë të Tiranës. Ka rënë telefoni në orën 4 pasdite.  Telefoni në datën 2 kur u zhduk orën 7 pasdite është fikur telefoni , por asgjë nuk zbuluam në vazhdim për vendodhjen e tij. Nga natyra Ka qenë pak gjaknxehtë. Babai nuk kishte arsye të largohej sepse kishim kushte të mira ekonomike. Kam bërë 40 postera duke i vendosur në vende të ndryshme dhe afër bizneseve për ta kërkuar.Kemi qenë familje e rregullt. Fillova kërkimet dhe fillimisht  kemi provuar 4 ditë rrjesht, telefonin,  por është hapur në datën 3 dhe nuk është përgjigjur askush. Babai ka qenë mjaft aktiv e përshkonte rrugën gjithnjë në këmbë , dhe nuk kishte probleme shëndetësore.  Nuk dimë as si iku, ku iku , pse iku.

Sot 76-vjecari ka më shumë se një vit që mungon në familjen Varvarica. Familja ju drejtua emisionit 'Pa gjurmë' në kërkim të bashkëshortit, babait, gjyshit që u zhduk dy vite më parë duke mos lënë prapa asnjë gjurmë.