Jufka me pulë në furrë
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 kokërr qepë
- 400 gr jufka
- 2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën, e ndajmë në pjesë ose e lemë të plotë. E kaurdisim me pak yndyrë, më pas shtojmë ujë dhe e lemë të zihet jo plotësisht. Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepën duke e kaurdisur derisa volumi të ulet. Më pas shtojmë jufkat dhe i kaurdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe i shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër. Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 35 minuta derisa lëngu i pulës të përthithet.





















