Kapërceu gardhin dhe u largua nga shtëpia, 'Pa gjurmë' kthen në shtëpi 78-vjeçarin

10 Qershor 2019, 20:28 | Përditesimi i fundit: 2019-06-10 20:28:34

PJESA E PARE DT 10 QERSHOR PA GJURMETë premten e kaluar një rast urgjent u paraqit në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’. Humbja e Qamil Selimaj mëngjesin e 5 qershorit alarmoi jo pak familjarët të cilët 2 ditë pas humbjes së tij denoncuan rastin në redaksinë e emisonit. Ata bënë apel për ndihmë, apel i cili solli reagimin e mjaft qytetarëve. Telefonatat në gjurmët e 78-vjecarit tregonin vendodhjen e mundshme të tij, në afrimin e koordinatës më të fundit ku mendohej se mund te gjendej moshuari.
Sinkron-2 telefonata-E kemi parë në Fushëkrujë 
Pas transmetimit të emisionit Pa gjurmë, familjarët u nisën drejt Fushëkrujës pasi shumë prej telefonatave tregonin se e kishin parë aty 78 vjecarin. Adresimi drejt Fushëkrujës dhe kontrolli në të gjithë zonën bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen e 78-vjecarit. Ai ndodhej në fabrikën e cimentos i ndihmuar nga një shofer, i cili pasi e kishte strehuar aty e mbante edhe me ushqime. I moshuari u mor nga familjarët dhe sot ndodhet në banesë. Aty kur datën e 5 qershorit ai kaloi gardhin dhe iku në drejtim të paditur. Në vitin 2017 Qamili pati pësuar një aksident pasi u përplas nga një makinë. Që nga ai moment ai nisi të kishte probleme serioze me kujtesën. Ai nuk njihte më as familjarët e tij.