Kek i kripur me sallam nga zonja Albana

25 Mars, 11:03

Kek i kripur me sallam

Përbërësit:

  • 250 gr miell
  • 100 ml qumësht
  • 100 gr gjizë
  • 2 kokrra vezë
  • 50 ml vaj luledielli
  • 120 gr proshutë
  • 120 gr sallam
  • 150 gr djathë i butë pice
  • 10 gr pluhur pjekës

Përgatitja:

Rrahim vezët me vajin, qumështin dhe të gjitha produktet pa renditje. Sallamin dhe djathin i presim në kubikë. E kalojmë të gjithë masën në formë të lyer me vaj. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.