Kërkoi falje në telefonatën e fundit/Dëshmitarja nga Greqia: Adrian Hysën e keni gjallë në Kretë

5 Janar 2021, 19:26

Kërkoi falje në telefonatën e fundit që pati me dajën e tij, por më pas Ardian Hysa shkëputi cdo kontakt paraditen e 11 nëntorit të vitit 2017. Kjo është fabula e zhdukjes së 42- vjecarit, i cili humbi gjurmët pas 7 viteve martesë, duke lënë pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët e vegjël. Kur doli nga banesa në Kombinat, nënës i tha se do të dilte për të takuar një shok, por nuk u kthye më kurrë. Qamile Hysa, bashkëshortja e tij ende dhe sot nuk din t’i kthej përgjigje pyetjes pse Ardiani u zhduk, 3 vite më parë, ndërsa shumë dyshime ka për të shoqin. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, sëbashku me kunatën e saj Marianën, motrën e Ardianit për herë të parë mësojnë një të dhënë të rëndësishme për fatin e 42-vjecarit. Një dëshmi nga Kreta që u përcoll live ne program dha një vendndodhje të mundshme të personit, që dyshohet se është Ardian Hysa. Dëshmitarja nga Greqia u shpreh e sigurt se ishte takuar me gramshiotin, për herë të fundit 7 muaj më parë, në Kretë. Madje, sigurinë e saj e përforcoi edhe me faktin se kishte biseduar me zotërinë, i cili ishte prezantuar si Ardian Hysa.

’Ardian Hysen e kam takuar ne Kretë. Dhe jam e sigurt për këtë. Punoja në një tarvernë në kuzhinë. Pronarja ime që quhej Maria kërkonte punëtor, ka qenë gusht apo shtator, nuk e mbaj mend mirë. Di që kishim nevojë për punëtor, kur vjen ky cuni dhe më thotë pronarja se kishte gjetur një shqiptar. Ajo më tha që punon shumë dhe se e paguante pak. Është Ardiani dhe nuk kam dyshimin më të vogël për këtë. Kam folur me të, se ai vinte cdo ditë. I kam shërbyer kur hante darkën aty. Ai më ka thënë se quhej Ardian.Pronarja i kishte dhënë një dhomë, ku ai flinte. Jam e sigurt. Përpara dhomës, ai po vadiste dhe e përshëndes. E pyes: Nga je ? Nga Gramshi, më duket se më tha. Më pohoi edhe se quhej Ardian Hysa. Nuk ishte i kënaqur me punën. Dy muaj qëndroi aty. I thash të mos largohej, se të gjithë kishim veshtirësi nga halli do rrinim. Nuk kam hyrë shumë në detaje dhe nuk e di as për familjen asgjë. Prapë e kam takuar po në Kretë. Hera e fundit që e kam takuar ka qenë para 6-7 muajsh’, pohoi dëshmitarja

Bashkëshortja e Ardianit, Qamilja u shtang nga ky informacion për të shoqin, ndërsa shtoi se ai ishte shumë i lidhur me fëmijët dhe se asnjëherë nuk donte të jetonte dhe punonte larg tyre.

’Ai mori dajën në telefon dhe tha se kishte bërë gabime, duke I kërkuar falje, por që nga ai moment ai shkëputi cdo lloj kontakti. Ai ia mbylli telefonin dhe më pas e fiku fare. Deri në orën 9 të paradites së datës 11 nëntor ishte në Shqipëri. Daj e nip ishin të lidhur shumë me njëri-tjetrin, sepse ishin edhe moshatar, ndaj ai ka qenë personi i fundit që Ardjani mori në telefon. Asnjëherë s'ka dashur të largohej. Ai thoshte gjithnjë se nuk donte të largohej kurrë nga Shqipëria. Ai gjithmonë kur vinte nga puna, merrte djalin dhe dilnin shpesh shëtitje. Unë dyshoj në shumë gjëra. Bashkëshorti im s'ka patur konflikte. Ai la vajzën bashkë me mua kur ishim në spital dhe nuk erdhi më’, rrëfen në studio bashkëshortja e tij Qamilja

Me mbërritjen e këtij informacioni të rëndësishëm, ndizet një dritë jeshile për fatin e Ardianit. Pista e kërkimeve mbetet Greqia, atje ku ai ka jetuar si emigrant prej 10 vitesh, vend në të cilin ka punuar në disa zona të ndryshme të Athinës. Ditën kur 42- vjecari u largua nga banesa, bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi por në spital me vajzën e shtruar. Vogëlushja që sot është 4 vjece ishte foshnjë kur i ati u largua, ndërsa djali e kërkon vazhdimisht, pasi me të kishte një marrëdhënie të ngushtë. Ata dilnin cdo ditë bashkë, por ajo pasdite e vonë ishte e vetmja kur i ati nuk e mori të birin me vete. Ai doli nga banesa na zonën e Kombinatit në Tiranë për të mos u kthyer më.