Krahë pule me patate në furrë nga zonja Albana

25 Mars, 11:08

Krahë pule me patate në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg krahë pule
  • 500 gr patate
  • 1 lç kripë
  • 1 lç piper i kuq
  • 1 lç piper i zi
  • 1 lgj salcë e koncentruar domate
  • 1 lç pluhur hudhre
  • 2 lgj vaj

Përgatitja:

Patatet i presim në kubikë, i marinojmë me erëzat sikurse dhe krahët e pulës. Në një tavë me letër pjekje vendosim krahët e pulës rreth tavës dhe patatet e marinuara në mes. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.