Kulaç me rozmarinë nga zonja Albana/ Sekreti si të realizoni kulaç të butë si pambuk

4 Tetor, 11:02

Kulaç me rozmarinë

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 15 gr maja
  • 1 lk sheqer
  • 2 lk kripë
  • 120-150 ml ujë të vakët
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 degë rozmarinë

Përgatitja:

Fillimisht majanë e trazojmë me pak sheqer dhe me një lugë miell në ujë të vakët. Shtojmë në një enë miellin, kripën, vajin, rozmarinën dhe ujin. Mbas aktivizimit majanë e shtojmë tek mielli, zëmë brumin, të cilin e lëmë të pushojë rreth 1 orë. Gjethet e rozmarinës mund t'i vendosim sipër brumit, ku i kemi grirë imët duke i bashkuar me vajin dhe kripën, ose gjatë zënies së brumit. E pjekim kulaçin në furrë të parangrohur në temperarurën 220-230 gradë Celsius për 20 minuta.