Kus Kus me perime, domate dhe ullinj nga zonja Vjollca

20 Prill 2020, 12:07

Kus Kus me perime Përbërësit: 200 gr kus kus 200 ml lëng perimesh 2 kunguj 2 patëllxhanë 1 spec I kuq 1 degë selino 1 qepë e kuqe (e vogël) 120 gr qiqra kripë dhe piper i zi vaj ulliri ½ lugë kafe kumin ½ lugë kafe kurkuma

Përgatitja: Lajmë perimet dhe të gjitha (Kungujt, patëllxhanët, qepën, selinonë dhe specin) I presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm. Në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje vendosim perimet, I spërkatim ato pak me kripë dhe piper të zi, me vaj ulliri, i trazojmë të gjitha perimet që të lyhen mirë me vaj dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë, për 20 minuta. Në një tas vendosim 200 ml lëng perimesh të nxehtë ku shtojmë kumin, kurkuma, 1 lugë gjelle vaj, kripë dhe lëngun e limonit. Vendosim kuskusin në një tepsi dhe mbi të hedhim lëngun e perimeve duke e përzierë mirë. E mbulojmë tepsinë me celefon dhe e lëmë kuskusin të përthithë lëngun e perimeve. Pasi të largojë 10 minuta, largojmë celefonin dhe thërrmojmë kus kusin. Ndërkohë larghojmë perimet nga furra, i bashkojmë me kuskusin shtojmë qiqrat dhe I përziejmë mirë në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra tjetrën. E shërbejmë të spërkatur me majdanoz ose menyra tjetër e përgatitjes: Ullinjtë I presim në unaza, domatete e thata në vaj I presim në shirita. Kastravecat në rrathë kurse proshutën në kubikë. Vendosim kus kusin në një tas, shtojmë në të pak kripë, piper dhe vaj ulliri, e përziejmë dhe më pas shtojmë një gotë ujë të valuar. E përziejmë pak dhe e mbulojmë me celefon për 10 minuta. Më pas shtojmë në tas të gjithë përbërësit e përgatitur më parë. I përziejmë mirë dhe gjithcka është gati për servirje.