Kishte pak muaj që ishte kthye nga Greqia, Kasem Brisku humbi gjurmët më 27 shkurt të vitit 2018 nga komuna Kozare e Kucovës. Ishte një natë e ftohtë dimri kur 52-vjecari u zhduk në mënyrë të mistershme. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV bija e tij Boreta, dyshon se babai e ka planifikuar largimin e tij. Gjurmët që ai la pas, kur doli në derën e pasme të banesës, herët në mëngjes, të conin në rrugën kryesore. Kasemi u zgjua rreth orës 3 të mëngjesit, kur vajza e kërkoi për ndihmë nga frika e motit të keq. Ai lë të bijën të flinte me nënën e saj dhe largohet për në dhomën tjetër. Askujt nuk do t’i shkonte në mendje se prishja e gjumit atë natë dimri, do të trazonte mendimet e 52-vjecarit, i cili u largua papritur. E bija rrëfen edhe për telefonatat anonime disasekondëshe që erdhën në telefonin që babai la pasi u largua. ‘Ku kaloi tek dhoma tjetër ai mori me vete dhe rrobat e veta. Mjetet e identifikimit dhe pasaportën, po edhe para nuk kishte marë me vete. Në darkë ne qëndruam deri vonë dhe pamë televizor, më pas shkuam të flinim. Unë u zgjova nga frika e bubullimave dhe babai më tha të flija me mamin, dhe ai shkoi tek dhoma tjetër. Kur u zgjuam në mëngjes nuk e gjetëm në dhomë.Ishte ora 6 e mëngjesit kur u zgjua mami e para. Ajo nuk e gjeti babain në dhomë. Telefonin e kishte lënë mbi jastëk. Ai kishte dalë nga porta e pasme, dytësore që mos të binte në sy që po largohej. Deri në kalldrëm kemi parë gjurmët e tij. Deri në rrugën kryesore kemi ndjekur gjurmët e një personi. Derën kryesore nuk e kishte mbyllur. Unë mendoj se kjo ka qenë një ikje e planifikuar prej tij. Kemi kërkuar gjithandej edhe tëk shokët e tij më të ngushtë, por askund nuk kishte shkuar. 52-vjecari bënte një jetë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por familjarët nuk e mendojnë se babai i tyre mund të ketë krijuar një familje tjetër. Pikëpyetjet më të madhe janë tek dyshimet se dicka e mundonte 52-vjecarin, gjë për të cilën nuk kishte komunikuar me askënd. ‘Nuk mendoj kurrë se ka një familje tjetër. Ai na donte shumë ne. Sa herë kthehej nga Greqia me zor priuste të na shikonte. Atë mbrëmje, pak orë para se të zhdukej, u shtri para nesh. Kohët e fundit rrinte shumë i menduar. Në fund të dhjetorit të viti 2017 u kthye nga Greqia. Ai nuk ishte si herët e tjera. Nuk dukej i lumtur dhe i gëzuar. Natën e ndërrimit të viteve rrinte shumë i menduar. Ai nuk ka fjetur atë natë. Kur unë u zgjova dhe kërkova ndihmë, ai u përgjigj menjëherë dhe erdhi tek dhoma ime. Në orën 6 të mëngjesit nuk ishte më aty. Shumë pikëpyetje të asaj nate dimri ngre zhdukja e mistershme e Kasemit, ndërsa doli nga shtëpia me rrobat e gjumit. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërriti informacioni i parë për Kasem Briskun, gjurmët e të cilit dyshohet se janë në jug të Shqipërisë, në qytetin e Sarandës. E dhënë kjo, për të cilën stafi i programit do të verifikojë mbi vërtetësinë e saj. Kush ka informacion për 52-vjecarin nga Kucova, Kasem Brisku, lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
La gjurmë në rrugicën e banesës, vajza zbulon telefonatat anonime të babait: Dëgjoheshin hapa...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
